• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

    Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti nuk lidhet me Zvërnecin

    PE rrëzon amendamentin kundër ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe projektit në Zvërnec.

    Shqipëri–Spanjë, 40 vjet marrëdhënie diplomatike/ Hoxha: Spanja, partnere kyçe e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Presidenti Meta në Forumin Ekonomik të Maltepes “Turqia dhe Bashkimi Europian në Erën e Re”: Demokracia fillon me zgjedhje të lira dhe të ndershme…

4 Qershor, 2022
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Meta merr pjesë dhe përshëndet Forumin Ekonomik të Maltepes “Turqia dhe Bashkimi Europian në Erën e Re”: Demokracia fillon me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me institucione llogaridhënëse, me media të lira.  Sundimi i ligjit kërkon zbatimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjyqësorin e pavarur dhe jo të kapur. 

4 qershor 2022

Maltepe, Stamboll, Turqi

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta mori pjesë dhe përshëndeti Forumin Ekonomik, që po mbahet në Maltepe të Stambollit, në Republikën e Turqisë.

Në fjalën e Tij drejtuar të pranishmëve: kryebashkiakut të Maltepes, z.Ali Kiliç, Kryetarit të Partisë Popullore Republikane turke, z.Kemal Kılıçdaroğlu si dhe pjesëmarrësve të nderuar, Presidenti Meta u shpreh:

“I nderuar Kryetar i Bashkisë Maltepe, zoti Kılıç,

I nderuari Kryetar Kılıçdaroğlu,

Të nderuar pjesëmarrës,

Zonja dhe zotërinj!

Është gjithmonë një kënaqësi e madhe të jesh në Stambollin e bukur, një qytet i madh me një histori të fuqishme dhe plot diversitet, gjithnjë në rritje drejt standardeve më të larta.

Dua të falenderoj mikpritësin tonë të dashur, kryebashkiakun Kiliç, për organizimin e kësaj konference për të shkëmbyer pikëpamjet tona mbi çështjet më të rëndësishme që prekin sigurinë ndërkombëtare në ditët e sotme.

Teksa jemi mbledhur këtu, dua ta nis fjalën duke nënvizuar se Turqia është një aleate e rëndësishme strategjike e NATO-s, një partner shumë i vlerësuar rajonal dhe dypalësh, e cila është bërë gjithnjë e më shumë një faktor kyç për sigurinë evropiane dhe më gjerë.

Turqia ka mbajtur një barrë shumë të madhe gjatë viteve të kaluara, me një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin, si dhe në menaxhimin e një fluksi refugjatësh të përmasave të atilla për ta bërë atë vendin pritës më të madh në botë.

Turqia ka qenë gjithashtu një partner shumë i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë, në Ballkanin Perëndimor, përfshirë me qëndrimet e saj të qarta ndaj shtetësisë së Kosovës dhe angazhimin e saj konstruktiv për funksionimin shtetëror të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Zonja dhe zotërinj,

Teksa po i referohesha bukurive të Stambollit, nuk përmenda veçorinë e tij më unike: shtrirjen në dy kontinente, ku Europa dhe Azia takohen dhe shkrihen me një identitet.

Koncepti i identitetit është bërë i një rëndësie themelore në kuptimin e tij politik.

Agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë kundër Ukrainës, ka nxitur domosdoshmërinë për të ripërkufizuar identitetin europian si komunitet politik bazuar në vlerat dhe praktikën e përbashkët demokratike.

Kjo ka nxitur nevojën për të forcuar Aleancën tonë të Mbrojtjes Kolektive, duke mbrojtur paprekshmërinë e këtij perimetri të sigurisë nga çdo kërcënim i pajustifikueshëm dhe i paprovokuar.

Kur Presidenti francez Emmanuel Macron prezantoi idenë e një Komuniteti Politik Europian më 9 maj 2022, ai po i përgjigjej aplikimeve të përshpejtuara të anëtarësimit të paraqitura nga Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia.

Solidariteti popullor i shprehur nga popujt europianë duhej të përputhej me angazhimin politik të nivelit të lartë.

Më duhet të pranoj se vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, ishin mjaft të hutuara nga kjo nismë, megjithëse Presidenti Macron do të pohonte gjithashtu se për ne “rruga tashmë është e përcaktuar”, siç referohet në vendimin e Këshillit të BE-së së 2003.

E thënë thjesht, dilema qëndron mbi takimin e Këshillit Europian të qershorit, që do të duhet të përcaktojë se cila do të jetë e ardhmja për tre vendet e reja kandidate dhe çfarë do të ndodhë me hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ne e kuptojmë se anëtarësimi europian është një proces i gjatë që kërkon reforma vendimtare dhe të pakthyeshme.  Pra, po, detyrat e shtëpisë duhet të bëhen.

Por është jashtëzakonisht e rëndësishme të theksohet se edhe pse ende larg progresit të dëshiruar, Ballkani Perëndimor nuk duhet të trajtohet si një rast i dështuar.

Të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të marra së bashku nuk mund të barazojnë as popullsinë e Rumanisë.

Bashkimi Europian nuk e ka të vështirë të na pranojë në raport me shifrat, por në raport me problemet që kemi.

Megjithatë, siç e ka dëshmuar vetë historia, problemet e Ballkanit Perëndimor kurrë nuk kanë mbetur të frenuara apo të kufizuara në këtë territor gjeografik.  Sepse një problem ballkanik është një problem europian.

Bashkimi Europian vendosi me mençuri të investojë politikisht, ekonomikisht dhe me kapital njerëzor në Ballkanin Perëndimor duke hartuar një proces anëtarësimi, bazuar në meritat individuale të reformave të qëndrueshme dhe të prekshme, të cilat vërtet përmirësojnë jetën e njerëzve.

Ndoshta investimi më i rëndësishëm politik i BE-së në rajonin tonë është zbatimi i modelit të saj të bashkëjetesës i realizueshëm vetëm përmes perspektivës së anëtarësimit në BE.

Fatkeqësisht, ky model pothuajse u komprometua me një projekt-ide ndryshim/korrigjim kufiri, i cili do të kishte riprodhuar konflikt, do të kishte vrarë perspektivën tonë europiane dhe do të minonte stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Përveç kësaj, agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë kundër Ukrainës u propagandua si e drejta e Rusisë për të “ndërtuar botën ruse”.  E njëjta propagandë është përhapur edhe në rajonin tonë me “botën serbe”.

Duket se Rusia nuk do të ndalojë përpjekjet as për t’i dhënë fund zgjerimit të BE-së, as për të prishur modelin demokratik të qeverisjes.

Rusia do të vazhdojë të përdorë aktorët proksi të saj për këto qëllime, por do të duhet të përballet me një përgjigje të fortë.

Nëse Europa dëshiron të jetë e madhe, duhet të mendojë si e madhe.  Vizioni dhe vendimet strategjike mund të vijnë vetëm nga brenda saj.

Kjo kërkon lidership politik, unitet, koherencë, të thuhen gjërat ashtu siç janë, përdorimin e kushtëzimit dhe rritjen e levave si mekanizma për të mbajtur gjallë zgjerimin me Ballkanin Perëndimor dhe për të shpëtuar procesin e paqes.

Sigurisht, ne jemi në një pozicion asimetrik për t’u imponuar vendimmarrësve europianë ose për të hyrë forcërisht në Bashkimin Europian.

Në vend të kësaj, ndërsa liderët e BE-së adresojnë besueshmërinë e tyre ndaj politikës së zgjerimit, ne duhet të trajtojmë besueshmërinë tonë sa u takon rezultateve konkrete.

 Ajo që mund dhe duhet të bëjmë është të përqendrohemi në vendin tonë:

1. Prioritetet Themelore: Forcimi i demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Demokracia fillon me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me institucione llogaridhënëse, me media të lira.  Sundimi i ligjit kërkon zbatimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjyqësorin e pavarur dhe jo të kapur.  Askush nuk do ta bëjë këtë për ne, këtë duhet ta bëjmë vetë.

2. Të kontribuojmë në forcimin e Aleancës Euro-Atlantike dhe marrëdhënieve me partnerët strategjikë.  Përafrim i plotë i politikës tonë të jashtme me Bashkimin Europian.  Nxitja e bashkëpunimit gjithëpërfshirës rajonal duke përdorur forume dhe mekanizmat ekzistues që mund të japin rezultate konkrete.

 3. Refuzimi kategorik dhe dekurajimi me vendosmëri i mbështetjes ndaj çdo projekti që synon të ndryshojë perspektivën europiane të rajonit. Duhet bërë kujdes nga përpjekjet për të nxitur tensionet përmes retorikës toksike dhe veprimeve provokuese, siç e kemi parë tashmë gjatë muajve të fundit.

Në fund, më lejoni të ritheksoj se presim të ecim përpara sa më shpejt me hapjen e negociatave të anëtarësimit, me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, si dhe me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Këto janë vetëm pritshmëri legjitime me të cilat janë dakord pothuajse të gjithë anëtarët e BE-së, duke inkurajuar një këndvështrim të kujdesshëm, por optimist për të ardhmen europiane të vendit tim dhe të rajonit.”

/Argumentum.al

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Protesta vijon për të 22-ën ditë, qytetarët kërkojnë largimin e klasës politike

21 Qershor, 2026
NGJARJE

“Revolucioni i Flamingove” vijon për të nëntëmbëdhjetën mbrëmje radhazi

18 Qershor, 2026
POLITIKË

Protesta për Zvërnecin, Rama: Shumica e popullit shqiptar e do projektin, qarkullojnë shumë video të rreme

18 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Protesta vijon për të 22-ën ditë, qytetarët kërkojnë largimin e klasës politike

21 Qershor, 2026

Delegacionet mblidhen për samitin SHBA-Iran

21 Qershor, 2026

Njerëzit mbushën bregdetin e Makaos për Garat Ndërkombëtare të Varkave të Dragoit 

21 Qershor, 2026

Aspirata origjinale e një babai dhe e birit të tij

21 Qershor, 2026

Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

20 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.