• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Presidenti Meta në “Forumin të Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan: Kërkohet hetim, ndjekje penale dhe dënim për trafikantët, përfshirë edhe çdo zyrtar bashkëpunëtor

25 Maj, 2022
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Sh.TZ Ilir Meta, në bashkëpunim me rrjetin “URAT” , u zhvillua sot në Tiranë “Forumi i Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”.

Ky Forum ndërdisiplinor ndërkombëtar do të shërbejë si një platformë për të diskutuar tendencat aktuale të trafikimit të qenieve njerëzore në vendet e Ballkanit, veçanërisht në këtë kohë të krizave të refugjatëve për shkak të luftës në Ukrainë dhe shembjes së regjimit në Afganistan dhe do të diskutojë një sërë temash që lidhen jo vetëm me trafikimin e qenieve njerëzore, por që janë gjithashtu të rëndësishme për ofruesit e shërbimeve sociale, avokatët, organet e zbatimit të ligjit, profesionistët e kujdesit shëndetësor si dhe aktorët e tjerë të rëndësishëm të kësaj bashkësie.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Presidentes së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani-Sadriu; senatorëve amerikanë John Boozman dhe John Richmond, Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Sh. S. Znj Yuri Kim, kongresmenëve Tim Walberg nga Miçigani; Ralph Norman, nga Karolina e Jugut; Tim Burchett nga Tenesi; Kryetarit të Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare Pastor Ylli Doçit si dhe kreut të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë; zonjës Romina Kuko, zëvendësministres së Punëve të Brendshme; zotit Tony Hall, Ambasadorit të Agjencive të OKB-së; zonjës Vjollca Braho, Zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale; zotit Kevin Hyland – Komisionerit të Parë të Pavarur Anti-Skllavëri të Mbretërisë së Bashkuar; motrës Imelda Poole – heroinës shqiptare TIP për vitin 2021; personaliteteve të ndryshme, ekspertëve dhe përfaqësuesve të OJQ-ve, të cilët punojnë në këtë fushë, Presidenti Meta në fjalën e Tij u shpreh:

“Ju falënderoj për pjesëmarrjen në këtë Forum mbi Trendet Aktuale të Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Ballkan.

Trafikimi i qenieve njerëzore, e njohur edhe si ‘skllavëria moderne’, vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues për Ballkanin dhe Europën, si edhe në nivel global.

Një dekadë më parë, shifrat e larta të trafikimit të qenieve njerëzore, veçanërisht përmes Ballkanit, sipas vlerësimit të Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), rreth 120 mijë gra dhe fëmijë trafikoheshin çdo vit vetëm përmes Ballkanit, të gjitha këto nxitën shtetet dhe autoritet përkatëse të angazhoheshin më shumë në luftën ndaj këtij fenomeni tragjik.

Por, pavarësisht përpjekjeve të shtuara dhe mekanizmave  për të luftuar trafikimin, vendet tona vazhdojnë të hasin vështirësi në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, sikurse edhe në mbështetjen e viktimave dhe të viktimave të mundshme.

Është evidentuar tashmë se shtetet e rajonit, sidomos të Ballkanit Perëndimor preken në dy mënyra nga ky fenomen: Nga njëra anë, shumë prej banorëve tanë migrojnë në vendet e Bashkimin Europian; Nga ana tjetër, individë nga vende të treta kalojnë përmes rajonit tonë me synimin për të hyrë në vendet e BE-së.

Ende një pjesë e konsiderueshme rreth 17% e viktimave të identifikuara në Europën Perëndimore dhe Jugore janë qytetarë nga rajoni ynë.

Pavarësisht një sërë masash legjislative dhe praktike të marra ndër vite, trafikimi i fëmijëve në rajonin e Ballkanit është ende shqetësues.

Numri i fëmijëve të pashoqëruar ka ardhur në rrije, dhe ka sfida në sigurimin e mbrojtjes së tyre nga trafikimi dhe shfrytëzimi.

Ndërkohë që pandemia COVID-19 i bëri fëmijët edhe më të ekspozuar ndaj trafikimit, ku vërehet edhe rritja e shfrytëzimit të fëmijëve në internet.

Masat kundër trafikimit duhet të integrohen në sistemin e përgjithshëm të mbrojtjes së fëmijëve, duke bashkuar shërbimet sociale, shëndetësore dhe arsimore.

Duhen forcuar përpjekjet, jo vetëm kombëtare, por edhe rajonale dhe me autoritetet europiane, për të trajtuar faktorët strukturorë në themel të trafikimit të qenieve njerëzore dhe për të promovuar zgjidhje të qëndrueshme për të ardhmen.

Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore duhet të bazohet në: Parandalimin e fenomenit, në mbrojtjen e viktimave, si dhe në dënimin e autorëve të përfshirë në trafikimin njerëzor me qëllim shfrytëzimin seksual, shfrytëzimin për krahun e punës, krimin e rrugës, terrorizmin, e madje edhe për trafikimin e  organeve.

Në të gjitha raportet vërehet se shumica e viktimave të trafikimit janë nga mosha 18 deri në 24 vjeç, pra në kulmin e  rinisë.

Në këtë situatë: Nga njëra anë duhet të rrisim bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile, ndërmjet autoriteteve të pushtetit vendor dhe atij qendror, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe me autoritetet e BE-së.

Nga ana tjetër duhet të jenë prioritet dhe ti kushtojmë vëmendjen më të madhe, situatës ekonomike në vendet tona, luftës kundër varfërisë dhe pabarazisë,  rritjes së nivelit të jetesës, përkujdesjes sociale, krijimit të mundësive për punësim, edukim dhe zhvillim të rinisë, për një të ardhme të sigurt  në vendet e tyre. 

Synimi i trafikantëve janë personat në vështirësi më të mëdha  ekonomike- sociale, janë emigrantët e parregullt, personat në nevojë të dëshpëruar për punë, ata  të cilët,  bien lehtë  pre e trafikimit për shkak të nevojës për mbijetesë.

Një ekonomi më e mirë,  më e qëndrueshme, më përfshirëse , punësim i mirë-paguar, standarde më të mira jetese, sundimi i shtetit të së drejtës, jo vetëm që do ta përmirësonin  jetën e qytetarëve tanë,  por edhe do të ndikonte ndjeshëm në uljen e trafiqeve të çdo lloji.

Sikurse parashikohet dhe në Strategjinë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2021–2025 dhe Planin Kombëtar të Veprimit për Luftën Kundër Trafikimit të Personave 2021–2023, kërkohen garanci parandaluese dhe partneritet, mbrojtje dhe asistencë për viktimat e trafikimit.

Kërkohet hetim, ndjekje penale dhe dënim për trafikantët, përfshirë edhe çdo zyrtar bashkëpunëtor, sipas parashikimeve të Kodit Penal.

Nevojitet trajnim i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit, inspektorëve të punës, për prokurorët dhe zyrtarët gjyqësorë, veçanërisht prokurorët e rretheve, për hetimin me shpejtësi, profesionalizëm dhe ndjekjen penale të rasteve të trafikimit.

Është e domosdoshme rritje e shërbimeve të riintegrimit, përfshirë aksesin në shërbimet e shëndetit mendor, për viktimat dhe edukimi për fëmijët e viktimizuar.

Duhet punuar për  forcimin e sistemeve mbrojtëse, krijimin e mundësive social-ekonomike dhe mundësive të tjera të jetesës, si dhe rritjes së ndërgjegjësimit publik, mbi të gjitha format e trafikimit të personave si dhe pasojat e shkaktuara prej tij.

Ndërkohë, duhet të rritet besimi i viktimave te drejtësia, me qëllim denoncimin   trafikantëve që ata,  të marrin ndëshkimin e merituar.

Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkombëtar, mbetet një tjetër element shumë i rëndësishëm në efikasitetin e luftës së përbashkët kundër trafikimit.

Vlen të theksohet se, Shqipëria, është vendi i parë  në rajon, që vendosi një marrëveshje  në fuqi me FRONTEX, e cila ka sjellë në Shqipëri  rreth 70 oficerë nga 20 vende të BE, për të mbështetur autoritetet shqiptare, në kontrollin e kufirit dhe luftën kundër krimit ndër-kufitar, duke përfshirë këtu kontrabandimin dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Në kuadrin ligjor, Shqipëria është në një masë të konsiderueshme në përputhje me (acquis) legjislacionin e  BE-së, për parandalimin dhe luftën kundër trafiqeve, por në legjislacionin shqiptar, ka ende vend për përmirësime dhe për disa ndërhyrje me rëndësi, për të plotësuar çdo standard europian dhe ndërkombëtar.

Të nderuar miq,

Në të gjitha rastet e trafikimit duhet të zbatohen një numër parimesh të pacenueshme: Viktimat e trafikimit duhet të identifikohen si viktima të krimit; Ato kurrsesinukduhet të trajtohen si kriminelë, apo si bashkëpunëtor të tyre; Ato nuk duhet të trajtohen vetëm si burim provash.

Ato janë qenie njerëzore, dhe ne duhet të mbrojmë të gjitha të drejtat dhe integritetin e tyre, pasi mënyra se si ne reagojmë ndaj këtij fenomeni tragjik, përcakton standardet e shoqërisë dhe të shtetit tonë.

Qeveritë,  bashkësitë fetare, bizneset, shoqëria civile në mënyrë të veçantë, të gjitha këto, pra në të gjitha fushat e jetës kanë një rol shumë të rëndësishme për të luajtur në këtë luftë, e cila është për lirinë njerëzorë në radhë të  parë.

Liria ka rëndësi, sepse njerëzit kanë rëndësi!

Kjo luftë për lirinë dhe dinjitetin njerëzor, zhvillohet edhe në nivel global.

Ndaj kemi kënaqësinë të kemi sot, një personalitet të shquar të vijës së parë në luftën kundër trafikimit, siç është ambasadori John Richmond.

Ambasadori John Richmond, është një prokurë dhe diplomat, i fokusuar në çështjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës, karriera e ka vendosur në frontin e parë të luftës globale kundër trafikimit njerëzor.

Në vitet 2018-2021, shërbeu në detyrën më të lartë në SHBA, kundër trafikimit të qenieve njerëzore si ambasador, më parë zoti Richmond ka shërbyer si prokuror federal në Departamentin e Drejtësisë në Njësinë e Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Besoj se eksperienca e tij e gjatë në këtë fushë, e cila vazhdon edhe sot në angazhimin e tij ndërkombëtar do të na shërbejë, për këtë temë të rëndësishme që jemi mbledhur edhe sot.

Shfrytëzoj rastin t’iu shpreh mirënjohje të veçantë të gjitha institucioneve, sidomos organizatave vendore dhe ndërkombëtare, të gjitha bashkësive fetare, si edhe OJF-ve që kanë ushtruar ndër vite, dhe vazhdojnë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e parandalimit, mbrojtjes së viktimave dhe ndjekjes penale të veprave të trafikimit të personave.

Mbrojta e të drejtës së jetës dhe integritetit njerëzor është një mision që na përket të gjithëve.

Ashtu siç ka thënë dhe Shenjtorja e madhe shqiptare, Nënë Tereza ‘Kush shpëton një jetë, shpëton një botë të tërë!”

/Argumentum.al

Related- Posts

POLITIKË

Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

2 Nëntor, 2026
Kryesore

Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

2 Nëntor, 2026
Kryesore

Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

31 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ukraina dhe doktrina e mbrojtjes së Kosovës

2 Nëntor, 2026

SHBA–Iran: Bisedimet në Doha pa marrëveshje, sytë nga zhvillimet pas zgjedhjeve të mesmandatit

2 Nëntor, 2026

Bullgaria zgjedh presidenten e parë grua, Iliana Iotova fiton balotazhin me 57.6% të votave

2 Nëntor, 2026

Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

2 Nëntor, 2026

Qeverisja Gjithëpërfshirëse dhe e Rreptë e Partisë: Mësime nga Partia Komuniste e Kinës për Botën 

2 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.