• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

    Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

    Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Presidenti Meta nuk jep pëlqimin për Eurobondin

3 Qershor, 2020
in EKONOMI, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta nuk ka dhënë pëlqimin për miratimin e projektligjit “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë”. Nëpërmjet një letre Meta i është përgjigjur kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ku nuk jep pëlqimin e tij për hyrjen menjëherë në fuqi të ligjit.

“Nga shqyrtimi i kësaj kërkese rezulton se, qeveria shqiptare synon t`i drejtohet për herë të katërt tregjeve ndërkombëtare të kapitalit me instrumentin eurobond, për të siguruar një Eurobond deri në 650 milionë euro me maturim 7 deri 10 vite, që siç relatohet nga Qeveria në relacionin shoqërues të projektligjit, ky instrument do të jetë në përputhje me objektivat e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit Publik.

Neni 84, pika 4 e Kushtetutës parashikon: “Në rastet e masave të jashtëzakonshme, si dhe në rast nevoje e urgjence, kur Kuvendi vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve dhe Presidenti i Republikës jep pëlqimin, ligji hyn në fuqi menjëherë, vetëm pasi të jetë njoftuar publikisht. Ligji duhet të botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare”, thekson Meta.

Letra e plotë

Përmes shkresës suaj me nr. 1382/2 prot., datë 01.06.2020, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot. 1732, datë 1.6.2020, jam njohur më kërkesën e Kuvendit për dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të projektligjit “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen”, të parashikuar për shqyrtim në seancën plenare të datës 4 qershor 2020.
Nga shqyrtimi i kësaj kërkese rezulton se, qeveria shqiptare synon t`i drejtohet për herë të katërt tregjeve ndërkombëtare të kapitalit me instrumentin eurobond, për të siguruar një Eurobond deri në 650 milionë euro me maturim 7 deri 10 vite, që siç relatohet nga Qeveria në relacionin shoqërues të projektligjit, ky instrument do të jetë në përputhje me objektivat e Strategjisë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit Publik.

Neni 84, pika 4 e Kushtetutës parashikon: “Në rastet e masave të jashtëzakonshme, si dhe në rast nevoje e urgjence, kur Kuvendi vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve dhe Presidenti i Republikës jep pëlqimin, ligji hyn në fuqi menjëherë, vetëm pasi të jetë njoftuar publikisht. Ligji duhet të botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare.”
Nga shqyrtimi i praktikës së përcjellë nga ana juaj (që përfshin vendimin propozues të Këshillit të Ministrave nr. 413, datë 27.5.2020, projektligjin dhe relacionin shoqërues, depozituar në Kuvend në datën 28.5.2020) nuk gjendet e argumentuar objektivisht e në terma konkretë nevoja dhe urgjenca që justifikojnë hyrjen menjëherë në fuqi të këtij akti, pas miratimit nga Kuvendi.
Nëse nevoja dhe urgjenca lidhen, siç citohet në shkresën tuaj, me qëllim arritjen e daljes me Eurobond gjatë muajit qershor 2020, Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të ishin investuar në kohë me qëllim që procesi legjislativ të mos kushtëzohej nga urgjenca e shqyrtimit të një akti me rëndësi të madhe për financat publike.
Ndërsa përfitimet nga ky përshpejtim nuk janë argumentuar plotësisht në kërkesë dhe as në relacionin shoqërues.
Vonesa në parapërgatitjen e kësaj nisme tregon se çështjet financiare dhe të ekonomisë në tërësi nuk kanë patur vëmendjen e duhur në kohë nga qeveria.
Në këto kushte, kërkesa për dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi të ligjit menjëherë, rezulton e pajustifikuar.
Gjithashtu, nisur nga shqyrtimi paraprak i projektligjit, me qëllim vlerësimin e kërkesës për hyrjen menjëherë në fuqi të tij pas miratimit, gjej me vend të sjell në vëmendjen tuaj disa çështje që duhet të merren në konsideratë me kujdes gjatë procedurës së shqyrtimit të kësaj nisme:
1. Si titulli, ashtu dhe dispozita e nenit të parë të ligjit, parashikojnë dhënien e miratimit për përjashtimin nga taksat dhe tatimet, si dhe të heqjes dorë paraprakisht nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen.
Delegimi i vendimmarrjes, siç në rastin konkret bëhet përmes heqjes dorë nga imuniteti në këtë mënyrë, pa qënë një dijeni të kushteve që do të negociohen në një marrëveshje, nuk duhet të bjerë ndesh me parimet kushtetuese të sanksionuara në nenin 116 dhe në nenin 118 të Kushtetutës.
Çdo autorizim që Kuvendi jep me ligj, duhet të jetë i qartë për çështjet që do të rregullohen përmes këtij autorizimi, ashtu edhe për parimet që do të duhet të ndiqen për këto rregullime. Ndërsa delegimi i një pushteti të papërcaktuar apo të papërcaktueshëm qartë në përmbajtje nuk shkon në frymën e këtyre parimeve kushtetuese.
2. Kjo nismë duhet të jetë e shoqëruar me një analizë më të hollësishme që reflekton domosdoshmërisht dhe qëndrimin e shprehur të Bankës së Shqipërisë në lidhje me rreziqet e daljes në treg aktualisht, kur:
– Shqipëria në këto momente nuk ka avantazhet që mund të kishte përpara situatës së pandemisë COVID – 19;
– Nëse kuotimi i Eurobondit nga pikëpamja e kostos mund të rezultojë në një përkeqësim të situatës financiare dhe rrezikut nëse tregjet mund të rezultojnë në një rritje potenciale të normës së interesit, si dhe përkeqësimit të treguesve të tjerë.
3. Transparenca e duhur lidhur me mënyrën e përzgjedhjes së partnerëve në këtë proces kaq të rëndësishëm për financat publike, ashtu si dhe për konsultimet e zhvilluara mbi këtë nismë, veçanërisht sa i takon qëndrimit që ka mbajtur Avokatura e Përgjithshme e Shtetit është shumë e rëndësishme.
Të gjitha rezervat, nevojat dhe argumentet, përveçse duhet të pasqyrohen në mënyrë të hollësishme në relacion me qëllim të emetimit të një borxhi në kohën e duhur dhe të sigurimit të termave më të mira financiare, duhet t`i nënshtrohen edhe diskutimit transparent me ekspertët e fushës si për publikun, ashtu dhe në Kuvend.
4. Nga ana tjetër, është i paqartë fakti se, përse përmes këtij ligji i jepet autorizim i veçantë ministrit të Shtetit për Rindërtimin, fusha e përgjegjësisë shtetërore të të cilit nuk lidhet me stabilitetin ekonomik nëpërmjet drejtimit me efektshmëri, efektivitet dhe transparencë të financave publike, përgjegjësi kjo shtetërore e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Në çdo rast, dhënia e autorizimit për ndjekjen e procesit deri në daljen e Eurobondit në tregjet
ndërkombëtare, duhet të kushtëzohet qartë nga kërkesa dhe/ose autorizimi për maksimizimin e të gjitha mundësive dhe kushteve, në funksion të gjendjes së valutës dhe nevojës për financim në kohë, që nëse kushtet e tregut janë të paleverdisshme, ministria përgjegjëse për financat të tërhiqet për të dalë në treg në një moment tjetër dhe jo domosdoshmërisht të emetojë sipas kushteve aktuale të tregut.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, në zbatim të nenit 84, pika 4 e Kushtetutës, në mbrojtje të interesave publike që lidhen me financat e shtetit, si dhe për të mos lejuar që në kushtet e urgjencës të realizohen vendimmarrje të papërshtatshme për Shtetin shqiptar, ka vendosur të mos japë pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë për këtë projektligj.
Presidenti i Republikës do të vijojë të ofrojë bashkëpunimin e tij me Kuvendin e Shqipërisë, por gjithmonë në mbrojtje të interesit publik, për të shmangur çdo pasojë negative mbi financat publike të shtetit që mund të vijnë nga një nismë ligjore e nxituar.
Mbetem me besimin se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë mbi të gjitha çështjet e ngritura në këtë qëndrim të Presidentit të Republikës dhe për këtë, kërkoj nga ju si Kryetar i Kuvendit, që të bëni të mundur angazhimin e të gjitha strukturave përkatëse parlamentare për kontrollin dhe shqyrtimin e kujdesshëm dhe profesional të veprimtarisë së ekzekutivit për këtë nismë shumë të rëndësishme legjislative.

Related- Posts

Kryesore

Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

20 Tetor, 2026
NGJARJE

SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

20 Tetor, 2026
Kryesore

Dita e pestë e protestës, përshkallëzohet dhuna në Tiranë, policia përdor plumba gome ndaj protestuesve

17 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Wang Yi: Besimi, bashkëpunimi dhe partneriteti si rrugë drejt paqes dhe zhvillimit euroaziatik

20 Tetor, 2026

ODIHR kërkon hetim të pavarur për dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri

20 Tetor, 2026

Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

20 Tetor, 2026

Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

20 Tetor, 2026

Kina në Ballkanin Perëndimor: Wang Yi forcon diplomacinë me Malin e Zi, Kroacinë dhe Bullgarinë

20 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.