Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKK-së zhvilloi të enjten një mbledhje për të diskutuar dhe planifikuar punën e disiplinës dhe të luftës së Partisë kundër korrupsionit për vitin 2026.
Mbledhjen e drejtoi sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping.
Në mbledhje u vu në dukje se në vitin 2026, organet e inspektimit dhe mbikëqyrjes së disiplinës, duhet të forcojnë qeverisjen e Partisë me standarde më të larta dhe masa më efektive, për të siguruar zhvillimin ekonomik dhe shoqëror gjatë periudhës së Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030)./cgtn





























































