Arkivi Qendror i Kinës publikoi të shtunën një kontingjent të ri dokumentesh të deklasifikuara nga Rusia, që u dorëzuan Kinës mbi Repartin japonez 731 për luftën bakteriologjike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto dosje përfshijnë të dhëna të marrjes në pyetje të anëtarëve të Repartit 731, raporte hetimi mbi krimet e kësaj njësie dhe dokumente të brendshme zyrtare përkatëse të ish-Bashkimit Sovjetik, që mbulon periudhën nga 11 maji 1939 deri më 25 dhjetor 1950.
Materialet arkivore identifikuan mbi 200 individë të lidhur me krimet përkatëse, duke çuar përfundimisht në gjyq publik 12 kriminelë lufte. Këta kriminelë lufte pohuan shkeljet e konventave ndërkombëtare dhe përgatitjen e kryerjen e luftës bakteriologjike.
Foto nga CMG
Foto nga CMG
Sipas ekspertëve, këto dosje të transferuara nga Rusia plotësojnë dhe përputhen me arkivat e krimit të Repartit 731 në Kinë, ofrojnë prova historike të pamohueshme të krimeve të luftës biologjike e kimike të Japonisë gjatë agresionit në Kinë, duke konfirmuar më tej se lufta bakteriologjike e Japonisë ishte një krim shtetëror i organizuar, i paramenduar dhe sistematik nga lart deri poshtë.
Foto nga CMG
Ky vit shënon 80 vjetorin e fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe të Luftës Antifashiste Botërore. Parandalimi i ringjalljes së militarizmit japonez është vullneti i përbashkët i bashkësisë ndërkombëtare. Ekspertët thonë se zbulimi dhe publikimi i këtyre materialeve arkivore, ofron edhe njëherë prova të pakundërshtueshme për rivendosjen e së vërtetës historike dhe është me vlerë të madhe në promovimin e një pikëpamjeje të drejtë të historisë së Luftës së Dytë Botërore./CGTN





























































