Viti 2025 shënoi 80-vjetorin e themelimit të OKB-së. Para 80 vjetëve, themelimi i OKB-së hapi një faqe të re për qeverisjen globale, ndërsa sot nevojitet urgjentisht reforma dhe përmirësimi i sistemit të qeverisjes globale.
Më 1 shtator të vitit 2025 u zhvillua në Tianjin të Kinës Takimi i 25-të i Këshillit të Krerëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh). Ky ishte samiti i OBSh-së në përmasat më të mëdha që nga themelimi i kësaj organizate, gjë që pasqyron njohjen e “Shpirtit të Shangait” të OBSh-së nga vende të ndryshme, si dhe kërkesën e tyre për zhvillimin paqësor.
Më 1 shtator pasdite, në konferencën “OBSh +”, presidenti Xi Jinping mbajti fjalimin me titull “Bashkimi i forcave të OBSh-së, përmirësimi i qeverisjes globale”, ku paraqiti Nismën e Qeverisjes Globale.
“Dua të propozoj Nismën e Qeverisjes Globale për të punuar me të gjitha vendet për të promovuar ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe më të arsyeshëm të qeverisjes globale, duke ecur drejt një bashkësie me të ardhme të përbashkët të njerëzimit,” tha ai.


Presidenti Xi Jinping e sqaroi konceptin e Nismës së Qeverisjes Globale në pesë aspekte: mbështetja e barazisë sovrane, respektimi i ligjit ndërkombëtar, praktikimi i multilateralizmit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe theksimi i orientimit drejt veprimeve konkrete. Kjo ofron mënyra të reja për mbrojtjen e rendit ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore dhe përmirësimin e sistemit të qeverisjes globale.
Nisma e Qeverisjes Globale është një tjetër produkt publik global i rëndësishëm, që do të kontribuojë me mençurinë dhe zgjidhjen kineze për forcimin dhe përmirësimin e qeverisjes globale.
Në vitin 2025, presidenti Xi Jinping mbështeti aktivisht bashkëpunimin e Jugut Global për të promovuar krijimin e një sistemi më të drejtë dhe të barabartë të qeverisjes globale.
Nisma e Qeverisjes Globale, së bashku me Nismën e Zhvillimit Global, Nismën e Sigurisë Globale dhe Nismën e Qytetërimit Global të propozuara më parë nga presidenti Xi Jinping, përbëjnë katër nisma kryesore globale, të cilat i sjellin botës së trazuar faktorë qëndrueshmërie dhe sigurie./cgtn





























































