Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga nesër nuk ka më sportele të institucioneve shtetërore, shërbimi do të jetë online.
Rama thekson se shërbimi i dokumenteve do merret vetëm në e-albania.
“Nga nesër s’ka më sportele! S’ka më radha! S’ka më orare! S’ka më as edhe një arsye në botë për të dhënë ryshfet për marrjen e një dokumenti shtetëror! Nga nesër, shërbimi i dokumenteve vetëm në e-albania”, deklaron Rama.
Nga 1 maji, njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja të Arsimit të Lartë do të bëhen online.
Gjithashtu edhe aplikimi për fondin e ekselencës do të bëhet online. Prindërit mund të regjistrojnë fëmijët në klasë të parë online.