Kryeministri Rama tha sot se nuk mund të jemi i vetmi vend që s’ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës nga epidemia, ndërsa fton shoqatat dhe grupet e interesit të bëhen pjesë e debatit
Kryeministri Rama u shpreh se “Shoqatat s’duan asgjë në Kodin Penal për mbrojtjen nga epidemia?!Po daljen e njerëzve nga shtëpia e duan?!Po rivënien në lëvizje të ekonomisë e duan?!Po rrezikun e infeksionit kur hapemi e kanë menduar?!E pra, nuk kemi rrugë tjetër për t’u hapur pa rrezikuar të humbim gjithçka!”.
Rama thekson se nuk mund të jemi i vetmi vend që në Kodin Penal s’kemi parashikuar asgjë për të mbrojtur jetë e qytetarëve.
“Kështu që nëse kanë propozime konkrete për përmirësime bujrum pa humbur kohë, sepse s’mund të jemi i vetmi vend në planet që s’ka asgjë në Kodin Penal për të mbrojtur popullin nga kërcënimi i jetës, në kushtet e epidemisë! Përmirësime po, tërheqje as që bëhet fjalë fare”, thekson Rama.
Në një deklaratë të përbashkët, 31 shoqata vlerësuan sot vlerësojnë masat parandaluese të qeverisë për parandalimi e koronavirusit, që “kanë kontribuar në një numër më të ulët të shtetasve të infektuar në Shqipëri”.
Por, shoqatat thanë se propozimet për ndryshimet në Kodin Penal në diskutim në Kuvend, për masat për mosbindjen ndaj masave shtrënguese cilësohen si “jo proporcionale, nuk respektojnë parimin e humanizmit dhe cenojnë liritë dhe të drejtat e shtetasve”.