• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Rritja e nacionalizmit serb me krizën në Kosovë kërcënon stabilitetin në Ballkan

27 Dhjetor, 2022
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

ÖMER FARUK MADANOĞLU

Tensionet dhe nacionalizmi serb në rritje në Kosovë, të cilën Serbia e konsideron si territor të saj dhe nuk e njeh pavarësinë e saj të shpallur në vitin 2008, përbëjnë kërcënim për të ardhmen e afërt të Ballkanit.

Në sfondin e nacionalizmit sllav të përhapur në Ballkan qëndron ideja e pansllavizmit që doli në pah në shekullin e 19-të dhe synon themelimin e një shteti të madh sllav që do të përfshinte të gjithë sllavët.

Akademiku Dr. Fatih Fuat Tuncer nga Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit “İstanbul Gelişim” dhe analisti politik Ibrahim Delic, për Anadolu Agency (AA) vlerësuan ndikimin e pansllavizmit dhe sfondin historik të përleshjeve në tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Tuncer, duke theksuar se me shpërbërjen e Jugosllavisë, serbët e shohin veten si pasardhës të natyrshëm të këtij vendi, kujtoi se nga Jugosllavia kanë dalë 6 shtete federale dhe kufiri i Serbisë është vizatuar duke inkuadruar brenda edhe Kosovën.

Ai vuri në dukje se fakti se vendbanimet dhe kishat më të vjetra serbe në Ballkan ndodhen në Kosovë, ka rritur diskursin fetar dhe racist të nacionalistëve serbë, ndërsa theksoi se Kosova është e patjetërsueshme edhe për shqiptarët, edhe për serbët.

Akademiku turk theksoi se serbët Luftën e Kosovës të vitit 1389 mes Shtetit Osman dhe Principatës Serbe e kanë bërë legjendë në aspektin fetar dhe kombëtar, duke shtuar se besojnë që princi serb Lazar Hrebeljanoviq i vrarë nga ushtarë osmanë, është ngritur në gradën e shenjtorit.

Duke rikujtuar fjalimin e ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq para qindramijëra personave në vitin 1989, me rastin e 600-vjetorit të Luftës së Kosovës, Tuncer tha se:

“Me këtë fjalim në fakt, filloi procesi i konfliktit dhe luftës që do të ndikonte në të gjithë Jugosllavinë duke filluar nga Kosova. Fjalimi i Millosheviqit, me sloganin ‘tashmë ka ardhur koha për t’u hakmarrë për Kosovën’, sot ka rezultuar me humbje të Kosovës për serbët, por shenjtërimi dhe shndërrimi i kësaj në një çështje krenarie, përbën bazën e problemeve të sotme. Serbët e Kosovës për Serbinë janë ndër çështjet më të rëndësishme të identitetit kombëtar”.

“Një konflikt në Kosovë nuk do të kufizohet mes Kosovës dhe Serbisë”

Dr. Tuncer tërhoqi vëmendjen se në periudhën e Luftës së Ftohtë, kur pansllavizmi sërish u rrit, proceset konfliktuoze nuk janë zgjidhur, por vetëm janë shtyrë.

“Tensioni mes Serbisë dhe Kosovës sot është lidhur me atë se proceset konfliktuoze në Ballkan menjëherë pas Luftës së Ftohtë nuk janë zgjidhur por janë ngrirë. Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova në këtë drejtim janë shtetet kombëtare të krijuara nga problemet e shtyra që dukeshin sikur të zgjidhura”, shprehet ai.

Në lidhje me strategjinë e Bashkimit Evropian (BE) për hapjen e rrugës së anëtarësimit për Serbinë me kushtin e njohjes së Kosovës me qëllim të thyerjes së ndikimit të Rusisë mbi Serbinë, Tuncer thotë:

“BE-ja në vitin 2011 e filloi Procesin e Brukselit mes palëve për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe uljen e tensioneve në rajon. Ky proces parashikonte uljen e tensioneve edhe zgjidhjen problemeve teknike dhe politike mes dy vendeve pa u shndërruar në konflikt në tryezën e diplomacisë. Në këtë mënyrë Serbisë do t’i hapej rruga e anëtarësimit në BE, si dhe me zhvillimin e marrëdhënieve të këtij vendi me Perëndimin do të pakësohej sadopak ndikimi rus në rajon. Për Kosovën, nga ana tjetër, do të kursehej kohë për vendosjen e mekanizmave shtetërorë duke përdorur energjinë e shtetit të sapokrijuar dhe ndoshta në fund të procesit Serbia do të hiqte pengesën ndaj Kosovës për t’u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara”.

Tuncer theksoi se procesi i Serbisë për anëtarësim në BE me tensionet në rritje në rajon është bllokuar.

“Procesi hyri në qorrsokak pas vendimit për njohjen e ndërsjellë të targave mes dy vendeve dhe mospërdorimit të letërnjoftimeve dhe targave të shtetit të Kosovës nga ana e serbëve të Kosovës, të njohur edhe si ‘kriza e targave’. Një çështje tjetër është edhe krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe vendosja e kutive të votimit në Kosovë për zgjedhjet e mbajtura në Serbi. Të gjitha këto probleme në Kosovë deri në të kaluarën e afërm edhe pse ekzistonin, nuk ngërthenin mundësinë e konfliktit ashtu si sot”, u shpreh ai.

Sipas tij, pasi Rusia shpalli luftë ndaj Ukrainës, afrimi i serbëve ndaj aleatëve të tyre natyrore, rusëve, gjithashtu ka ndikuar negativisht në proces, ndërsa mercenarët rusë Wagner kanë rritur ndikimin në kufirin Kosovë-Serbi dhe hapja e kartës sllave nga Rusia në Ballkan si kundërpërgjigje ndaj mbështetjes së Perëndimit ndaj Ukrainës mund të tronditë thellë gjithë Evropën.

Ai potencoi se Rusia mbështet lëvizjet pansllaviste në Ballkan.

“Çmimi i politikës pansllaviste që Serbia ndoqi në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë ishte i rëndë. Në fillim në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci dhe më pas në Kosovë ndodhën masakra të mëdha”, theksoi akademiku turk.

Tuncer vuri në dukje se pansllavizmi ka nxitur nacionalizmin ekstrem në vendet e tjera të Ballkanit, duke vlerësuar: “Një konflikt në Kosovë nuk do të kufizohet mes Kosovës dhe Serbisë. Do të ndikojë edhe në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Me përfshirjen e Kroacisë dhe Shqipërisë në proces, mund të shkaktojë një valë të re të luftës në mes të Evropës. Nuk mund të themi se lidershipi i sotëm i Serbisë është shumë i vullnetshëm që ky proces të shfaqet, por ndjenja e të qenit i ngecur lidhur me çështjen e Kosovës mund të rigjallërojë pansllavizmin edhe me mbështetjen e Rusisë”.

“Serbia e konsideron Kosovën si tokë e saj”

Gazetari Delic, nga ana e tij, duke theksuar se Serbia e konsideron Kosovën si tokë e saj, tha se mitet e krijuara nga intelektualët serbë për gjenerata me radhë, kanë shkaktuar rritjen e tensionit në rajon.

“Serbët, për shkak të miteve të krijuara për gjenerata me radhë, nuk mund të përballen me faktin se Kosova është një shtet më vete”, tha Delic.

Duke shpjeguar se serbët nuk pranojnë shenjat që përfaqësojnë shtetin e Kosovës, ai tha se për shkak të masave që Kosova ka marrë ndaj Serbisë në bazë të reciprocitetit, është rritur tensioni mes dy vendeve.

Sipas tij, mosmarrëveshja në veri të Kosovës është nisur nga Serbia, ndërsa theksoi se nacionalistët serbë u besojnë shumë legjendave popullore dhe, duke i shndërruar në simbol çështjet historike, kërkojnë të drejta në rajon.

“Nacionalistët serbë besojnë se raca e tyre është krijuar në Kosovë. Prandaj mendojnë se Kosova u është premtuar atyre. Disa intelektualë serbë gjithashtu e nxisin këtë mit racist” vlerësoi Delic, duke shtuar se Lufta e Kosovës përbën bazën e nacionalizmit serb.

Delic tha se nacionalizmi serb “i shikon prej lartë” popujt e tjerë në Ballkan dhe zbaton diskriminim, duke theksuar se i mobilizon masat në Mal të Zi, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoni të Veriut, vende që janë nën sferat e ndikimit të serbëve.

Sipas tij, nacionalizmi serb, i cili ka vazhduar duke u rritur me shekuj, nuk do të përfundojë, ndërsa tërhoqi vëmendjen se në Ballkan gati në çdo 50 vjet ka ndodhur luftë.

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë shënuan rritje pasi në veri të Kosovës u vendosën barrikada më 10 dhjetor nga serbët lokalë si përgjigje ndaj arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq nga autoritetet e rendit në Kosovë, të cilit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Krerë të institucioneve të larta në Kosovë dhe përfaqësues të vendeve perëndimore kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave në veri të vendit për të mundësuar lëvizjen e lirë, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Related- Posts

People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic
FOKUS

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026
FOKUS

Wang Yi: Besimi, bashkëpunimi dhe partneriteti si rrugë drejt paqes dhe zhvillimit euroaziatik

20 Tetor, 2026
FOKUS

Quo vadis, Albania et albaniens?-Ku po shkoni, Shqipëri dhe shqiptarë?

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026

Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

21 Tetor, 2026

Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

21 Tetor, 2026

Putin takohet me Witkoff në Shën Petersburg: Ukraina dhe mundësia e armëpushimit në fokus

21 Tetor, 2026

Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

21 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.