• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
8 Dhjetor, 2023
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko: BSH, 2 strategji në mbështetje të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm

    Shqipëri-Kosovë, autoritetet kombëtare të Ushqimit forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

    KE prezanton një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë 6 miliardë euro grante dhe kredi

    Nënshkruhet marrëveshja/ Shqipëria vendi i nderit i ITB Berlin 2025, panairit më të madh të turizmit në botë

    Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit në 3.25%

    Qeveria miraton pr/buxhetin 2024, Mete: Parashikojmë rritje ekonomike prej 3.8%

  • POLITIKË

    111-vjetori i krijimit të Postës Shqiptare/ Balluku prezanton risitë për një shërbim me cilësor

    Ambasadori i ri i BE-së, Silvio Gonzato i dorëzon letrat kredenciale Presidentit Begaj

    Qeveria amerikane mbështet Shqipërinë për kontrollin e eksporteve dhe sigurinë kufitare

    Presidenti Begaj me banorët në Peqin: Të nxisim, mbështesim dhe promovojmë produktet vendase për vazhdimësinë e ruatjes së traditës

    “JU FLET TIRANA”/ 85-vjetori i Radio Tiranës, Presidenti Begaj: Promovuese e Shqipërisë dhe e potencialeve të saj

    Kryeministri Rama pret homologun portugez: Projekte inovative digjitale

    Samiti i Klimës COP 28, Rama: Shqipëria, një prej vendeve të rralla që s’ka emetime të dioksidit të karbonit nga prodhimi i energjisë

    DASH-i konstaton dobësi në trajtimin e të dënuarve në Shqipëri dhe Kosovë për vepra që lidhen me terrorizmin

    Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, merr pjesë në Samitin Botëror të Klimës, COP28

  • SOCIALE / KULTURË

    Sot ‘Dita e Rinisë’, 33 vjet nga Lëvizja Studentore

    “Roads untraveled”, ekspozita e ATSH që sjell udhët e pashkelura në panairin Klik Ekspo Group

    Nga Muzeu Kombëtar te burgu famëkeq i Spaçit, zbardhen projektet e kulturës për 2024

    Aktivitetet për 111-vjetorin e Pavarësisë, Seferi: Marrin pjesë 150 kryetarë bashkish dhe komunash nga trevat shqipfolëse

    Samiti i Diasporës/ Prof. Altimari: Gjuha arbëreshe, mundësi për t’u rivitalizuar

    Historia e një kryeqendre të madhe përmes një cikli dokumentarësh

    Nëntori i flamurit, nisin ditët e Javës Kulturore Kombëtare

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ Ambasadori rus në Shqipëri z. Mikhail Afanasiev: Rusia synon vetëm të përfundojë atë luftë, të nisur nga Perëndimi në Ukrainë

    Ekskluzive/ Ambasadori i RMV-së në Shqipëri, z. Danço Markovski: Kryesimi i OSBE-së një projekt me rëndësi kombëtare për Maqedoninë e Veriut

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Z. Zlatko Kramaric: Miqësia, marrëdhëniet tona të mira politike duhet të vërtetohen me veprimtari konkrete, jo me fjalë!” 

    Përvjetori i parë i emërimit Arqipeshkv në krye të Kishës Katolike/ Mons. Arjan Dodaj: Vetem Zoti mund të jetë autori i ecjes sonë!  

    Ambasadori i Azerbajxhanit z. Anar Huseynov: Vizita e Presidentit Aliyev në Shqipëri hapi një faqe të re në marrëdhëniet tona dypaleshe

    Ministri i Brendshëm i RMV-së, Z. Oliver Spasovski: Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit plotesojnë njëri-tjetrin për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor  

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kinës në Shqipëri Z. Zhou Ding: Kina e Shqipëria duhet të shikojnë nga historia për të ndërtuar të ardhmen!

  • OP/ED

    25 Vjet Kushtetutë – Një analizë e identitetit të Kushtetutës dhe sfidave në zbatimin e Saj

    “Gjithsesi, nuk do të ketë luftë në Ballkan”!

    Kina dhe Modernizimi: një filozofi e re zhvillimi

    Masakrat me armë, kjo sfidë tragjike amerikane!

    Kina dhe bota në një dekadë të nismës “Një brez, një rrugë”

    Dollari amerikan përballë BRICS!

    Historia e martirizimit të Ulmas duhet të njihet botërisht

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike/ Kryediplomati i Shkupit në Tiranë, Dancho Markovski: “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dy aktorë që gjenerojnë stabilitet në rajon”

    Baerbock Serbisë: Nuk mund të ulesh në dy karrige

    SHBA shpall si person non grata ish-zëvendës kryeminstrin maqedonas, Koço Angjushev

    Maqedoni e Veriut, palët dakordësohen për zgjedhje të dyfishta në pranverë

    Saga e rregjistrimit të popullsisë në Malin e Zi

    Zbardhet vrasja e 14-vjeçares në Shkup, në mesin e të dyshuarve edhe babai i saj

  • MAGAZINË

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

    Suedezja Loreen fiton Eurovision Song Contest 2023

    Tenisti serb, Novak Gjokoviq fiton për herë të 10-të në Australian Open

    Ndahet nga jeta legjenda braziliane e futbollit, Pele

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish
No Result
View All Result
Argumentum

Home ME TE LEXUARAT

Rusia & Kina midis diplomacisë morale dhe realpolitikës

9 Prill, 2021
in ME TE LEXUARAT
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Dr. Jorgji KOTE

 Me të drejtë Marsi dhe në vazhdim ishte plot hapa dhe veprime  të rëndësishme në politikën e Perëndimit ndaj Rusisë dhe Kinës. Spikatën Samiti i BE-së më 25 Mars  që u përshëndet dhe nga Presidenti Biden dhe Ministeriali i NATO-s, më 22 – 23 Mars me praninë fizike të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, takimet e tij me të gjithë ministrat e jashtëm të Euro-Atlantikut, Video- Konferenca Merkel – Macron- Putin më 30 Mars, etj.

Aspekti më pozitiv tani është se SHBA-të bashkë me BE-në  po e trajtojnë këtë problem madhor  nga një prizëm i dyfishtë: së pari, sipas të ashtuquajturës «  diplomaci misionare ose morale » të iniciuar nga  ish- Presidenti amerikan Woodrow Wilson, e cila synon përqafimin dhe përhapjen kudo të vlerave dhe parimeve themelore të demokracisë. Ajo mori hov pas viteve 90, kur SHBA/BE-ja nëpërmjet « fuqisë së butë » dhe bashkëpunimit ekonomik kërkonin dhe nga të tjerët  respektimin e shtetit të së drejtës.

Nisur nga sa sipër,  Rusia dhe Kina janë kritikuar dhe po sanksionohen, siç ndodhi në Samitin e BE-së dhe nga SHBA-të për difekte, mungesa dhe mangësi të njohura lidhur me respektimin e shtetit të së drejtës. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014, tentativa për helmimin e Navalnit, burgosja e tij, shtypja e ujgurëve dhe tentativat anti-demokratike në Hong Kong e gjetkë nga Kina janë rastet më të fundit  alarmuese për Perëndimin.

Ama, për të qenë realistë, dhe ky i fundit ka pjesën e vet të fajit, mbasi  nuk  shfrytëzoi deri në fund momentet historike të ribashkimit europian pas rënies së Murit të Berlinit. Ato e muarën  të mirëqenë fitoren, unipolaritetin e SHBA-ve, përhapjen automatike të  demokracisë, etj. Të rrëmbyer nga entusiazmi i tepëruar i asaj kohe, ato menduan gabimisht se parimet demokratike do zbatoheshin apriori  në Rusi e gjetkë.

Për pasojë, siç pohojnë ekspertë elitarë,  Rusia mbeti «  punë e pambaruar » (unfinished business) e viteve 90. Veç kësaj, u fetishizua  dhe antarësimi në BE dhe NATO i vendeve lindore. E tepërt të përmendet se dhe  zgjerimi i BE-së ka krijuar shumë lodhje dhe zhgënjime. Ai ka humbur goxha nga « magjia» tërheqëse, bashkë me imunitetin nga të këqiat anti-demokratike. Dhe çështë më e keqja, vlerat, kohezioni dhe interesat themelore të BE-së dhe NATO-s po vihen në dyshim e po «  futin ujë dhe nga brenda «

TRUE STORIES FROM RED ALBANIA”
DR. Jorgji KOTE

Këto dhe dukuri të tjera negative në Perëndim kanë krijuar terren pjellor dhe të favorshëm  për Rusinë& Kinën  për   marketingun dhe propagandën e tyre « të butë »( soft) por dhe « ashpër ( hard) kur e lyp nevoja. Kështu, Rusia ka propozuar dhe filluar punën për krijimin e Hapësirës Euro- Aziatike, si alternativë ndaj BE-së, ku në pikpamje të diplomacisë morale, sipas saj, secili vend është autonom lidhur me këto vlera dhe parime.

Nga ana tjetër, trysnia perendimore për  kushtëzimin e  ndihmave dhe investimeve ekonomike  me  reformat e kërkuara ndaj Rusisë dhe Kinës e kanë zbehur ndjeshëm efektivitetin e tyre. As sanksionet nuk ia kanë arritur qëllimit, madje në pikpamje politike ato ka të ngjarë të ndihmojnë në forcimin e tipareve populiste dhe autoritariste në vende të ndryshme, duke ndikuar negativisht në jetën e popullsisë së thjeshtë e të pafajshme.

Zhvillim tjetër i favorshëm për  Rusinë dhe Kinën në këtë fushë ishte zgjedhja e tyre Tetorin e kaluar me shumicë votash në forumin më të lartë dhe të këtij lloji – Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së( HRC) me seli në Gjenevë.  Madje, Rusia u prezantua si Model, duke kërkuar mospolitizimin e të drejtave të njeriut, ku secili vend ka standardet e veta dhe ato universale; ca më pak ato të shërbejnë si pretekst për ndërhyrje në punët e brendshme, siç po këmbëngul për Bjellorusinë dhe tani Birmaninë.

Ndonëse tingëllon ironik, por  për antarësimin e tyre në HRC, faj ka  dhe Administrata e ish Presidentit Trump me daljen e saj nga ky Këshill; duke i dhënë sebep Rusisë&Kinës  të marrin flamurin e multilaterizmit, natyrisht me përqasjet dhe këndvështrimet e tyre. Gjë e mirë që Presidenti  Biden ka njoftuar rikthimin në Gjenevë dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare,  por dëmi u bë.

Në këto kushte, me të drejtë po kërkohet ndërtimi i një raporti përpjestimor  politik, që  këmbëngulja në  diplomacinë morale të mos kompromentojë, dhe ca më pak të dëmtojë  interesat madhore, pa të cilat dhe vlerat e parimet demokratike  do të ishin pa sens dhe pa rezultat. Sepse, siç pohon Kisinger « Ai vend që në politikën e jashtme kërkon perfeksionim moral nuk do të jetë dot perfekt as në sigurinë e tij »

Kështu, vijmë natyrshëm te komponenti i dytë madhor, Realpolitika, dmth mbrojtja dhe zhvillimi i interesave të përhershme politike, diplomatike, ekonomike, tregtare, të sigurisë me këto dy » pesha të super të rënda » në ringun politik botëror. Pra, krahas konkurrencës dhe rivalitetit, sa ia ka nevojën gjeopolitike bashkësia ndërkombëtare Rusisë&Kinës, dhe mbi këtë bazë,  cili duhet të jetë qëndrimi  ndaj tyre.

Për më tepër, ndryshe nga  3 dekada më parë, kur në rend të ditës ishte kryesisht shembja e  komunizmit, sot realpolitika përballet me  një katalog tematik shumë më të gjerë dhe shpërthyes; ndaj, duam s’duam, Realpolitika ka dalë në plan të parë.  Sepse, siç thotë dhe i mirënjohuri Fareed Zakaria « politika e jashtme nuk është çështje teologjike, por e kosto – përfitimeve »

Mbi të gjitha, gjendja ndërkombëtare  është e tillë që  problemet dhe krizat rajonale dhe planetare  nuk mund të zgjidhen pa Rusinë dhe Kinën, sado t’i qortojmë dhe shajmë gjithë ditën e ditës! Si dhe ato nuk bëjnë dot pa SHBA-të dhe BE-në, të cilët së bashku japin 60 për qind të GDP-së botërore!  Sa për ilustrim,  më 2014, pas aneksimit të Krimesë dhe Ukrainës Lindore, në shenjë proteste, KiE e pezulloi Rusinë. Mirëpo, në vitin 2019, e ripranoi  atë « nga halli » Po atë vit, vendet nordike, që «  nuk të falin » kur vjen puna për demokracinë, u larguan nga takimet periodike me Rusinë në kuadrin e Forumit të Arktikut. Mirëpo, më 2019 u detyruan të kthehen në tryezën e negociatave, mbasi ishte e pamundur të vijohej pa të, sidomos lidhur me mbetjet bërthamore, peshkimin, mjesisin, etj.

Kështu ndodh dhe me vendet e tjera, sepse çdo masë e sanksion ekonomik  ndaj Rusisë&Kinës sjellin pasoja të mëdha dhe për vendet perendimore lidhur me punësimin, rritjen ekonomike, tregtinë, etj. Kjo ka ndikime të ndjeshme në mosrealizimin e premtimeve elektorale dhe rrëzimin e tyre, kur dihet se plot forca populiste dhe ekstremiste « presin rradhën te porta ».

Ja pse, Perëndimi e di se bashkëpunimi  gjeopolitik me Rusinë dhe Kinën  është « MUST » sidomos në fushat e mjedisit, klimës, terrorizmit dhe Covid – 19 ; madje, në këtë të fundit, diplomacia ruse&kineze e vaksinës » i sfidoi të gjitha tabutë dhe paragjykimet ideologjike. Dhe më vendimtare është prania e tyre në konfliktet në Paqësor, Libi, Siri,  dhe tani së fundi në Myamar.

Jo rastësisht në Gjermani janë 17 komitete dhe forume lobuese zyrtare dhe jo-qeveritare për Rusinë, ku ka dhe kryeministra landesh, liderë partiakë, deputetë të Bundestagut, etj Ndonëse dhe vetë «  viktimë » e  hakerave rusë, sidomos  pas rastit « Navalni » tani së fundi, Kancelarja Merkel po këmbëngul për  bashkëpunim dhe jo konfrontim me Rusinë ashtu si dhe Presidenti Macron. Së bashku me  liderë të tjerë ata janë kundër anullimit të Gazsjellësit « Nord Stream II » dhe prishjes së Marrëveshjes së re  BE/kinë për Investimet pas 7 vitesh negociatash të vështira. Të dyja këto projekte janë «  ura lidhëse » dhe asnjë « qar » nuk ka duke i kthyer në « mure » apo «  mollë sherri »

Në këto rrethana delikate përbën  shumë më tepër se lajm pozitiv rifillimi dhe forcimi në nivelet më të larta i bashkëpunimit amerikan me BE-në dhe NATO-n. Ndërkohë, duke vlerësuar Paqësorin si « zonën gjeostrategjike të zjarrit «  për shkak të rivalitetit kinez në rritje, Shtëpia e Bardhë po lançon nisma dhe hapa konkretë dobiprurës për ndërtimin e një aleance gjithëpërfshirëse atje.

Kështu, javën e ardhëshme, Kryeministri japonez Yoshihide Suga do të jetë i pari aleat i madh perendimor amerikan që do të «  shkelë » në Uashington, si mysafir i Presidentit Biden.  Kjo vizitë është tejet e rëndësishme dhe për rigjallërimin e  « Katërshes strategjike të Paqësorit» me SHBA-të, Japoninë, Indinë dhe Australinë. Këto dhe të tjera nisma pritet të kompensojnë vonesat e mëparshme dhe të sfidojnë  Kinën pas gafës së madhe politike të ish Presidentit Trump më 2017 ; kur  ai hoqi dorë  nga « Traktati Trans Paqësor( TPP) të iniciuar nga Obama. Kjo i la rrugë të lirë Kinës  të mblidhte pas vehtes 15 shtete dhe të krijonte Nëntorin e kaluar « Paktin Progresiv dhe Gjithëpërfshirës  mbi Partneritetin Trans Paqësor » ( CPTPP) më i madhi në botë me 30 për qind të GDP-së së saj.

Të njëjtat strategji dhe veprime po ndjekin SHBA dhe BE edhe në Ballkan. Edhe aty ka shumë vërejtje, frikë dhe shqetësime për ndikimin rus dhe kinez, synimet, transparencën dhe metodat e përdorura prej tyre. Padyshim që kërkohet kujdes dhe vigjilencë, veçse pa habi dhe tepërime; si antar i KS të OKB-së dhe historikisht i angazhuar, si konkurent apo rival, Rusia po kërkon forcimin e pozitave dhe në Ballkan. Çështja shtrohet si të përballohet ky angazhim, pa ose me efekte të dëmshme minimale.

Problemi tjetër që del në Ballkan por  që e kemi ne në dorë është paniku me «  gogolin rus&kinez » dhe stigmatizimi i tij « me vend dhe pa vend » për konsum në politikën e brendshme dhe atë partiake. PO, ne duhet të shohim, gjykojmë dhe mbrohemi  nga akte dhe veprime të mundshme në dëmin tonë; mirë, po aq, madje dhe më shumë, duhet të analizojmë vonesat dhe mungesat tona serioze; këto të fundit,  pse të mos e themi në disa raste e drejtime sjellin dhe më shumë pasoja! Se ja, bie  fjala, për çeljen e negociatave me BE-në,  nuk është se  na ka penguar Rusia, Kina,  dhe as vende antare të BE-së, por kryesisht  e keqja  nga brenda!

Në përfundim, të gjitha këto e të tjera dukuri dëshmojnë drejtësinë e rekomandimeve që ka dhënë muajt e fundit grupi i punës me 10 personalitete elitare nga vende antare të NATO-s në marrëdhëniet me këto dy vende; ato mbështeten në 2 « D » madhore gjeopolitike – Dialog dhe Dekurajim »   Veçse ato do kenë sukses kur të kombinojnë strategjitë, nismat dhe kanalet e diplomacisë dy dhe shumëpalëshe me masat për dekurajimin ushtarak./gsh

Tags: Jorgji KotePutinusaxi jinping

Related Posts

Tirana, ALBANIA: US President George W. Bush (L) and Albanian Prime Minister Sali Berisha wave at the conclusion of a joint press conference 10 June 2007
FOKUS

JO më me histori të retushuar!

31 Korrik, 2022
FOKUS

Muzika, “asi nën mëngë” i diplomacisë serbe

30 Korrik, 2022
Editorial

Është koha për përgjegjshmëri jo për heronj!

16 Korrik, 2022

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike/ Kryediplomati i Shkupit në Tiranë, Dancho Markovski: “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dy aktorë që gjenerojnë stabilitet në rajon”

8 Dhjetor, 2023

Sot ‘Dita e Rinisë’, 33 vjet nga Lëvizja Studentore

8 Dhjetor, 2023

Takimi Erdogan-Mitsotakis, hap një faqe të re në marrëdhëniet greko-turke

7 Dhjetor, 2023

111-vjetori i krijimit të Postës Shqiptare/ Balluku prezanton risitë për një shërbim me cilësor

7 Dhjetor, 2023

Ambasada e Shtetit të Palestinës në Republikën e Shqipërisë përkujton Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez.

7 Dhjetor, 2023
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.