• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home EKONOMI

Sejko: Rritja ekonomike u ngadalësua më shumë seç pritej

8 Gusht, 2019
in EKONOMI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë mund të ulë më tej normën bazë të interesit. Pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës ditën e mërkurë, Banka e Shqipërisë jo vetëm që konfirmoi vazhdimësinë e stimulit monetar, por nuk përjashtoi as shtimin e këtij stimuli në të ardhmen e afërt. Guvernatori Gent Sejko shpjegoi se ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe inflacionit mund të kërkojnë një politikë monetare edhe më nxitëse nga sa është aktualisht. Banka e Shqipërisë ngelet e mendimit se ekonomia është në fazë përmirësimi dhe ajo do të kthehet në ekuilibër vitin e ardhshëm.

Megjithatë, luhatjet në prodhimin e energjisë elektrike pritet të kenë një ndikim të ndjeshëm në ekonomi. Në tremujorin e parë të vitit, tkurrja e prodhimit të energjisë e uli me 1.6 pikë përqindje rritjen ekonomike, ndërsa për pjesën e mbetur të vitit ndikimi i këtij sektori pritet të jetë më i ulët. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1%. Në orientimin për tregjet, Banka e Shqipërisë shprehet se normat e interesit nuk do të rriten para tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm. Së afërmi mund të aplikohet edhe një ulje e mëtejshme e tyre, duke pasur parasysh nivelin e ulët të inflacionit. Banka Qendrore e ka shtyrë parashikimin për kthimin e inflacionit në objektiv për në gjysmën e dytë të vitit 2020. “Trendi rritës i tremujoirt të parë do të vijojë të ruhet, ndonëse nuk janë favorizuar nga klima e tensionuar politike, konsumi dhe investimet private janë zgjeruar në përgjigje të rritjes së të ardhurave të disponueshme, të nevojës për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, si dhe të kushteve të favorshme të financimit”, – tha guvernatori.

Konferenca
Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Mbikëqyrjes, Sejko tha se, “informacioni i ri i marrë në analizë tregon një ngadalësim të rritjes ekonomike në gjysmën e parë të vitit dhe një rënie të normës mesatare të inflacionit në tremujorin e dytë. Kahu i këtyre zhvillimeve ishte i pritur nga Banka e Shqipërisë, por ngadalësimi i ritmit të rritjes rezultoi më i lartë se pritjet tona”, tha ai. Sekjo tha se, “nisur nga këto zhvillime në të ardhmen mund të ndërmerret një ulje e mëtejshme e normës bazë të interesit që aktualisht është në nivelin 1%. Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja ekonomike do të vijojë të mbetet në territor pozitiv në afatin e mesëm. Rënia e prodhimit të energjisë elektrike do të sjellë një ngadalësim të përkohshëm të rritjes gjatë vitit 2019. Më tej, kushtet e favorshme të financimit dhe bilancet e përmirësuara të agjentëve privatë, pritet të sjellin zgjerimin e kërkesës së brendshme dhe shfrytëzimin më të plotë të kapaciteteve prodhuese.

Duke i projektuar këto trende në të ardhmen, Banka e Shqipërisë pret që ekonomia shqiptare të kthehet në ekuilibër gjatë vitit të ardhshëm, duke krijuar premisa për rritje më të shpejtë të pagave dhe të kostove të brendshme të prodhimit. Së bashku me stabilizimin e pritur të kursit nominal të këmbimit, ato do të ndihmojnë kthimin e inflacionit në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2021. Në veçanti, Banka e Shqipërisë konstaton se luhatjet e prodhimit të energjisë kanë krijuar luhatje të shtuara në ritmin e rritjes ekonomike gjatë tre viteve të fundit. Megjithatë, ato nuk kanë pasur efekte në trendin afatmesëm e afatgjatë të saj apo në kostot e prodhimit. Për rrjedhojë, ato nuk ndikojnë vlerësimin tonë mbi pozicionin ciklik të vendit dhe nuk duhet të jenë subjekt i reagimit të politikës monetare. Analiza e informacionit të disponuar sugjeron se kjo dinamikë pasqyron, në masën më të madhe, goditje oferte, efekti i të cilave pritet të jetë afatshkurtër. Banka e Shqipërisë vijon të presë përmirësim të ritmit të rritjes në afatin e mesëm, përmirësim i cili do të ndihmojë kthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe të inflacionit në objektiv brenda këtij horizonti kohor. Këshilli Mbikëqyrës gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar përmbushjen e objektivit tonë.

Megjithatë, rritja e pasigurive në ambientin e brendshëm e të jashtëm ekonomik dhe shtimi e forcimi i rreziqeve të kahut të poshtëm, mund të bëjnë të nevojshëm një lehtësim të mëtejshëm të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen. Inflacioni shfaqi tendenca të lehta rënieje në tremujorin e dytë. Norma mesatare e tij rezultoi 1.4%, kundrejt nivelit 1.6% të regjistruar në tremujorin paraardhës. Në këndvështrimin e kompozimit të shportës, rënia e inflacionit pasqyroi rënien e inflacionit të ushqimeve, një fenomen ky i pranishëm dhe në partnerët e huaj tregtarë. Në këndvështrimin e faktorëve makroekonomikë, rënia e inflacionit pasqyroi rënien e inflacionit të artikujve të importit. Në një horizont më afatgjatë kohor, vlerat e ulëta dhe nën objektiv të inflacionit pasqyrojnë nivelin ende të pamjaftueshëm të presioneve të brendshme inflacioniste – të diktuar nga shfrytëzimi ende jo i plotë i kapaciteteve prodhuese – dhe presionet e ulëta që vijnë nga inflacioni i importuar, të diktuara në një masë të madhe nga kursi ende i mbiçmuar i këmbimit. Banka e Shqipërisë gjykon se efekti frenues i këtyre faktorëve do të vijë gradualisht drejt shuarjes gjatë dy viteve të ardhshme.

Tremujori i parë

Sipas të dhënave të INSTAT-it, ekonomia shqiptare u rrit me 2.2% gjatë tremujorit të parë. Kjo ecuri pasqyron një ngadalësim të ndjeshëm të ritmit të rritjes, si në krahasim me tremujorin paraardhës ashtu dhe në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Analiza e të dhënave të disponuara sugjeron se ngadalësimi i ritmit të rritjes ka ardhur kryesisht si pasojë e rënies së prodhimit të energjisë elektrike, në përgjigje të kushteve jo të favorshme klimaterike. Ky faktor ngadalësues pati një efekt negativ prej 1.6 pikësh përqindjeje në rritjen ekonomike të tremujorit të parë. Ndonëse jo në këtë intensitet, ndikim i këtij faktori pritet të jetë i pranishëm edhe në pjesën e mbetur të vitit. Nga ana tjetër, komponentët kryesorë të kërkesës agregate – konsumi dhe investimet private – kanë vijuar të rriten, balanca e shkëmbimeve tregtare me jashtë është përkeqësuar, po ashtu si pasojë e rënies së prodhimit të energjisë elektrike, ndërsa politika fiskale ka pasur një natyrë konsoliduese në tremujorin e parë dhe lehtësuese në tremujorin e dytë. Zgjerimi i kërkesës agregate ka vijuar të mundësojë rritje të punësimit, rënie të normës së papunësisë dhe rritje të vazhdueshme pagash, gjatë viteve të fundit.

Kursi i këmbimit

Kursi i këmbimit ka shfaqur tendenca të lehta mbiçmuese gjatë muajve të verës, si pasojë e rritjes sezonale të prurjeve të valutës. Megjithatë, norma e mbiçmimit vjetor të tij ka ardhur drejt rënies dhe efekti frenues që ai prodhon në ekonomi dhe inflacion po vjen drejt reduktimit. Nga ana tjetër, Këshilli Mbikëqyrës konstatoi se pasiguritë e shtuara në ekonomi kanë shtyrë momentin kohor të kthimit të pritur të inflacionit në objektiv. Po ashtu, Këshilli Mbikëqyrës konstatoi se rreziqet e kahut të poshtëm janë shtuar në numër dhe janë rritur në probabilitet. Këto rreziqe burojnë si nga ambienti i jashtëm, ku ekonomia e Eurozonës po shfaqet në ngadalësim të vazhdueshëm, ashtu dhe nga ai i brendshëm, ku tensioni politik vazhdon të induktojë pasiguri dhe ku goditje të papritura në kursin e këmbimit mund ta shmangin atë më tej nga ekuilibri. Këshilli Mbikëqyrës gjen me vend të përsërisë thirrjen e tij për vijimin e reformave strukturore, të cilat kanë qenë dhe mbeten instrumenti kryesor i përshpejtimit të ritmit të rritjes dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Related- Posts

EKONOMI

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026
EKONOMI

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
EKONOMI

FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

7 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Frederiksen: Aleanca perëndimore është dobësuar, Zelensky i kërkon SHBA-së të mos mbajë anën e Rusisë

15 Tetor, 2026

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave: Sulme nga policia dhe protestuesit

15 Tetor, 2026

Samiti BE–Kinë: dialogu tregtar nën presionin e konkurrencës, energjisë dhe interesave strategjike

15 Tetor, 2026

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

15 Tetor, 2026

Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

15 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.