Për të zbatuar frymën e fjalimit kryesor të presidentit Xi Jinping në ceremoninë e hapjes së Konferencës Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 dhe Takimit të Nivelit të Lartë mbi Qeverisjen Globale të Inteligjencës Artificiale, të shtunën u mbajtën në Shangai “Ceremonia e Madhe e AI-së e Kinës 2026” dhe ceremonia e krijimit të “Platformës Inteligjente Globale • Lista e Bashkëpunimit të Skenarëve të Korpusit të AI-së”, të organizuara bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, Administrata e Hapësirës Kibernetike e Kinës dhe Bashkia e Shangait.

Chen Jining, sekretar i Komitetit të PKK-së të Bashkisë së Shangait, mori pjesë në këtë aktivitet. Shen Haixiong, zëvendësministër i Departamentit të Publicitetit të Komitetit Qendror të PKK-së dhe president i Grupit Mediatik të Kinës (CMG), dhe Chen Jie, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Komitetit të PKK-së të Bashkisë së Shangait dhe zëvendëskryetar i Bashkisë së Shangait, mbajtën fjalime në këtë aktivitet. Shen Haixiong theksoi se fjalimi kryesor i Sekretarit të Përgjithshëm Xi Jinping ofroi udhëzime për zhvillimin dhe qeverisjen globale të inteligjencës artificiale. Organizimi i përbashkët i kësaj ceremonie madhështore nga CMG-ja dhe publikimi i një sërë arritjesh janë praktika konkrete për zbatimin e frymës së fjalimit të rëndësishëm dhe marrjen e iniciativës në zhvillimin dhe qeverisjen e inteligjencës artificiale. Ceremonia madhështore, me temë “AI Së Bashku”, shfaqi në mënyrë gjithëpërfshirëse arritjet më të fundit të Kinës në kërkimin bazë, përparimet teknologjike dhe aplikimet industriale të inteligjencës artificiale. CMG-ja, në bashkëpunim me Komisionin Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës (KKZhR), publikoi “Platformën Inteligjente Globale” për të promovuar integrimin e thellë të korpuseve dhe ekosistemeve të skenarëve të AI-së me cilësi të lartë, duke shfaqur një “model kinez” të aplikimit e të qeverisjes së AI-së dhe duke i paraqitur botës rrugën kineze të zhvillimit të AI-së. CMG-ja do ta shfrytëzojë këtë mundësi për të promovuar integrimin e përparimit teknologjik e lulëzimit kulturor, duke krijuar së bashku një të ardhme me zhvillim inteligjent, për të mirën e të gjithëve dhe përfshirës.

Në ceremoni u publikua “Platforma Inteligjente Globale “, e ndërtuar bashkërisht nga CMG-ja dhe KKZhR-ja. E udhëhequr nga nisma “AI+”, platforma do të shfrytëzojë plotësisht drejtimin, përhapjen dhe ndikimin e fortë të CMG-së për të eksportuar mençurinë dhe zgjidhjet kineze për zhvillimin e AI-së. Në këtë aktivitet, CMG-ja dhe Bashkia e Shangait publikuan së bashku “Listën e Bashkëpunimit të Skenarëve të Korpusit të AI-së”. CMG-ja do të bashkëpunojë me “China UnionPay”, Laboratorin e Inteligjencës Artificiale të Shangait dhe organizata të tjera për të eksploruar bashkëpunimin praktik në fusha të tilla si ndarja globale e informacionit të shpëtimit emergjent, vlerësimi i rrezikut të ndërmarrjeve jashtë vendit dhe formësimi i imazhit të “Prodhuar në Kinë”.
Duke i bërë jehonë temës së Konferencës Botërore të Inteligjencës Artificiale, “Partnerë Inteligjentë, Krijojmë të Ardhmen Së Bashku”, “Ceremonia e Madhe e AI-së e Kinës 2026” integron në mënyrë inovative forma të ndryshme, si bashkëveprimi njeri-makinë, testet “Turing” dhe performancat digjitale njerëzore për të shfaqur arritjet në fusha të përparuara si inteligjenca e mishëruar, modelet e mëdha, infrastruktura e AI-së dhe inteligjenca shkencore. Ajo i ngre praktikën e gjallë të modernizimit në stilin kinez dhe trashëgiminë e thellë të qytetërimit kinez në një kryevepër audiovizuale tërheqëse, empatike dhe të përhapur gjerësisht./cgtn
























































