Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) ka njoftuar se ka përfunduar një tjetër seri sulmesh ndaj objektivave ushtarake në Iran, në natën e tetë radhazi të operacioneve amerikane.
Sipas një deklarate të publikuar nga CENTCOM në rrjetin social X, sulmet kanë goditur me sukses struktura iraniane të mbikëqyrjes bregdetare dhe mbrojtjes ajrore, mjete detare, si edhe depo ku ruheshin raketa dhe dronë. Sipas ushtrisë amerikane, qëllimi i operacionit është dobësimi i mëtejshëm i kapaciteteve ushtarake të Iranit.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se forcat amerikane kanë goditur edhe objektiva të lidhura me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), të cilat, sipas CENTCOM-it, më 17 korrik kishin kryer sulme ndaj ushtarëve amerikanë në Jordani.
/Argumentum.al




























































