• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

SHBA, lindja e një kombi përtej mitit

4 Korrik, 2019
in FOKUS, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 1775, kolonët anglezë të Amerikës nisën sfidën e tyre ndaj tokës mëmë. Duke kërkuar, më shumë se sa liri, shanse ekonomike. Duke bërë që të lindin Shtetet e Bashkuara. “Revolucioni ka ndodhur përpara se të fillonte lufta”, shkruante John Adams, presidenti i dytë i SHBA pas George Uashingtonit. “Revolucioni ishte në zemrat dhe mendjet e popullit. Ky ndryshim radikal në parime, në mendime, në ndjenja dhe në afeksionin e njerëzve ishte revolucioni i vërtetë amerikan”

Luftë për pavarësi ekonomike, apo revolucion për lirinë? Dilema u paraqit pothuajse menjëherë. Në fakt gjithçka kishte nisur në 1775 me një luftë: trupat britanike nga njëra anë, kolonët amerikanë nga tjetra. Tetë vjet më vonë, në 1783, tërheqja e anglezëve kishte shenjuar lindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por që disa dekada pas fundit të konfliktit, njëri prej protagonistëve amerikanë i bënte një rilexim “revizionist” që shkonte përtej fakteve të luftës. “Revolucioni ka ndodhur përpara se të fillonte lufta”, shkruante John Adams, presidenti i dytë i SHBA pas George Uashingtonit. “Revolucioni ishte në zemrat dhe mendjet e popullit. Ky ndryshim radikal në parime, në mendime, në ndjenja dhe në afeksionin e njerëzve ishte revolucioni i vërtetë amerikan”. Pra, sipas tij, atë luftë e kishte shkaktuar një dëshirë e madhe për lirinë, që ishte bërë e papërmbajtshme. Kur populli kishte marrë armët, thoshte Adams, revolucioni tashmë ishte kryer dhe betejat ishin vetëm pasojat e pashmangshme.

Toka të reja

Ky version pakëz retorik i lindjes është ai që ka mbërritur deri tek ne dhe që rrëfehet edhe sot e kësaj dite në librat e shkollës. Eshtë miti themelues i Shteteve të Bashkuara që garanton unitet të vendit, çimenton një popull dhe legjitimon institucionet. Një mit që rijeton çdo vit, në 4 korrik, kur përkujtohet Deklarata e Pavarësisë nga Britania e Madhe, e 13 kolonive në vitin 1776. Megjithatë, e vërteta që kanë rindërtuar historianët është pakëz ndryshe. Ajo i jep të drejtë John Adamsit, duke e vendosur fillimin e revolucionit më përpara se sa shpërthimi i gjyles së parë të topit. Por nuk bëhej fjalë vetëm për një çështje “zemrash dhe mendjesh”. Ishte më shumë një problem tregtie dhe taksash. Revolucioni, të paktën në fillimin e tij, ishte mbi të gjitha një çështje parash. Pershtatur ne shqip nga bota.al

Premisa e përgjithshme u krijua në vitin 1763 kur Anglia kishte mposhtur francezët në fundin e Luftës 7-vjeçare, duke dalë prej saj si fuqia më e madhe koloniale në Amerikën e Veriut. Anglezët ishin të ardhurit e fundit, pas spanjollëve, holandezëve dhe francezëve. Por dy shekuj e gjysmë pas Kristofor Kolombit, kishin shtyrë francezët në veri, në Kanada dhe spanjollët në Jugperëndim, përtej lumit Misisipi. Anglezët dominonin në një territor shumë të madh që shtrihej nga oqeani Atlantik në Misisipi, i banuar nga popullsi vendase me të cilat herë luftohej, dhe herë lidheshin aleanca. Në këtë pikë, atdheu vendosi që ta bënte të kthyeshëm investimin: Kurora angleze rriti taksat e kolonëve, për të paguar kostot e konfliktit që sapo ishte mbyllur, si dhe për të përballuar shpenzimet e ushtrisë që mbikëqyrte kolonitë. Problemi ishte se kolonët nuk konsideroheshin të tillë: konsideroheshin anglezë, të paktën po aq sa edhe vetë anglezët.

Aristrokratë

Më të pasurit (e ashtuquajtura “aristokracia e kolonive”, borgjezia e lartë dhe financa, latifondistët dhe kultivuesit e pambukut) kishin zakonin që të dërgonin bijtë e tyre të studionin në Europë, atje ku këta njihnin filozofë “liberalë” anglezë si Locke dhe Hume. E quanin fyes sensin e superioritetit të atij që ende e konsideronin atdheu i tyre. “Ekzistonte një çështje morale”, shpjegon Eduard Taylor, docent i historisë amerikane të shekullit XIX në San Jose University, në California. “Kur hidhnin sytë nga Britania e Madhe dhe nga Europa, kolonët shihnin një botë që e konsideronin të korruptuar. Ndonëse të nënshtruar në planin politik, kishin maturuar një ndjesi superioriteti”.

Në fund ishte problemi fiskal, ndoshta më i ndjeri: “anglezët e Amerikës” ishin të taksuar nga ata të Anglisë, por nuk kishin përfaqësues në parlamentin e Londrës. Paguanin ashtu si dhe kolonitë e tjera të mbretit George III i Anglisë, por në ndryshim nga ata nuk kishin akses në qeverinë e vendit (as edhe atë të kolonive). “U nënshtroheshin edhe detyrimeve dhe kufizimeve në tregti – mbi të gjitha atë ndërkombëtare – si dhe ishin viktima të proteksionizmit të prodhuesve dhe tregtarëve të tokës mëmë”, shton Taylor. Pra, kolonët ishin të varur të kategorisë së dytë. “Nga ana tjetër, nuk u shpëtonte borgjezisë tregtare të veriut dhe pronarëve të mëdhenj të jugut, shansi i madh që ofronte fundi i luftës kundër francezëve si dhe disponueshmëria e tokave të reja. Kolonitë angleze ishin vetëm një rrip pararoje përgjatë bregut lindor dhe avantazhet e ekspansionit në perëndim dukeshin (dhe në fakt ishin) shumë të mëdhenj.

Pragmatistë

Ajo sasi e pafundme burimesh dhe perspektivash ishte për amerikanët një Eden i ri, një vend i paprekur (prania e vendasve praktikisht nuk konsiderohej aspak), ku një njerëzim i ri në moshë dhe i pastër kishte rastin për të krijuar një botë të re. Ashtu si në një Gjenezë të dytë, Amerika do të ishte Izraeli i Ri i thirrur për shpëtimin e botës. Por, megjithëse kolonëve u pëlqente që të shiheshin si anëtarë të një kombi të zgjedhur dhe me vokacion demokratik, i gatshëm të çlirohej nga monarkia e Anglisë së vjetër, ata gjithësesi ishin me këmbë në tokë. Pershtatur ne shqip nga bota.al

Si duhej siguruar zotërimi i plotë i atij Edeni? E maturuar në dekadën 1763-73, lufta civile (sepse e tillë ishte, përpara se të shndërrohej në luftë për pavarësi) do të mund të shmangej vetëm në dy mënyra: me pranimin, nga ana e kolonëve, të një gjendjeje varësie që u kufizonte kontrollin mbi burimet, apo ndoshta me një zgjatje të statusit që gëzonin anglezët e tokës mëmë, kundrejt atyre të përtej oqeanit. Një lloj “ndarjeje e perandorisë”. Nuk ndodhi as njëra dhe as tjetra dhe tensioni shpërtheu në luftë. Shumë pak hynte në fakt këtu “Boston tea party”, e 16 dhjetorit 1773, që “legjenda themeluese” e Amerikes e tregon si shkëndijën që solli shpërthimin e luftës (një ngarkesë çaji e mbërritur në Boston nga Anglia, u derdh në det prej kolonëve të maskuar si indianë lëkurëkuq).

Konflikti vazhdoi me përplasje epike, me tërheqje gjatë dimrit dhe episode që kanë hyrë në legjendë (si përshembull kalërimi gjatë natës i gdhendësit Paul Revere, i cili në vitin 1776 paralajmëroi rebelët për ardhjen e anglezëve duke penguar sulmin) deri në vitin 1781, viti i përplasjeve të fundit në fushëbeteja. George Uashington, kolon nga Virginia ishte kryekomandant i ushtrisë së rebelëve (e quajtur Ushtria kontinentale). Por pavarësia nuk erdhi vetëm për shkak të vlerave të shfaqura në betejë, dhe nëse lufta mori fund, kjo ndodhi për arsye se konflikti po i kushtonte shumë Madhërisë së Tij. Pas humbjes së dyfishtë në Saratoga në 1777 dhe ndërhyrjes më pas të Francës në krah të kolonëve (ndërhyrje pa të cilën ushtria kontinentale nuk do të kishte arritur të organizohej), ruajtja e kontrollit të 13 kolonive u bë e papërballueshme. Prej këtu buroi edhe vendimi i mbretit George III që të braktiste “lojën”.

Interesa të përbashkët

Megjithatë, edhe shkurtimet e financimeve angleze për trupat koloniale nuk do të kishin mjaftuar për t’u dhënë fitoren amerikanëve, nëse këta nuk do të kishin vendosur se çfarë të bënin me fatin e tyre. “Deklarata e Pavarësisë erdhi vetëm në vitin 1776, plot tre vite pas nisjes së luftimeve, në fundin e një negociimi të vështirë mes kolonëve radikalë dhe të moderuarve”, shpjegon Taylor. Në vitin 1774 Kongresi kontinental, organi i vetëqeverisjes i kolonive, kishte denoncuar taksimin pa përfaqësim politik dhe praninë e trupave angleze pa miratimin e kolonëve. Vetë Kongresi kishte nxjerrë edhe embrionin e Bill of Rights, lista e të drejtave të pashkelshme të qytetarit amerikan në bazë të Kushtetutës. Megjithatë, nuk kishte guxuar që të kërkonte pavarësi. U desh intervali mes betejës së Long Island dhe atyre të Trenton dhe Princeton, që kolonët të miratonin Deklaratën e Pavarësisë, në 4 korrik 1776, duke bashkuar më në fund fatet e tyre. Të hartuara nga Thomas Jefferson, frazat e preambulës së Deklaratës janë mësuar përmendësh nga breza të tërë amerikanësh: “… të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, që atyre u ka dhënë Krijuesi i tyre disa të drejta të patjetërsueshme, mes të cilave janë jeta, liria dhe kërkimi i lirisë …”.

Kolonët që shkonin në sulm ndaj trupave imperiale angleze kishin në fund, përveç se një interes ekonomik, edhe një ideal. Jo aq shumë lirinë, e lartësuar prej pak kohësh nga revolucionarët francezë, se sa lumturinë. Nuk është një ndryshim i vogël: ato fraza ishin simbol i një kontrate sociale të frymëzuar nga Zoti që u jepte Shteteve të Bashkuara rolin e “shpëtimtarëve” të të gjithë njerëzimit. Pershtatur ne shqip nga bota.al

Pararojë

Kolonët, në “pushtimin” e Edenit të tyre udhëhiqeshin nga një grusht burrash: George Uashington, kryekomandant, president i Kongresit që miratoi Kushtetutën, në bazë të të cilës u zgjodh, në vitin 1789, president i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës; John Adams, presidenti i dytë (1797-1801); Thomas Jefferson, nxitësi  kryesor i Deklaratës së Pavarësisë dhe president i tretë (1801-1809); James Madison, president i katërt (1809-1817). Uashington, Adams, Madison (të gjithë nga Virginia) dhe Jefferson (nga Massachusetts), bashkë me Benjamin Franklin, Alexander Hamilton (president i Kongresit) dhe John Jay ishin ata që i dhanë formë Kushtetutës, duke u frymëzuar nga Roma republikane dhe nga idetë iluministe.

Ajo luftë civile, që u shndërrua në revolucion indipendentist u siguroi amerikanëve (edhe për shkak të dorëzimit të anglezëve, që në 1783 në bazë të Traktatit të Parisit, i lanë kolonitë) lirinë, një qeveri demokratike dhe mundësinë për të gëzuar pasuritë e pamata të atij Edeni. Një shekull e gjysmë më vonë, me Luftën e Parë Botërore, ai komb i ri do të zhvendoste bariqendrën e fuqisë botërore nga ana e vet e Atlantikut.

Pershtatur ne shqip nga bota.al

Related- Posts

FOKUS

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026
FOKUS

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026
FOKUS

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.