“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në stafin shëndetësor, stafit në vijën e parë dhe qytetarëve, iu kërkojmë partnerëve tanë ndërkombëtarë t’i japin ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përgjigjen ndaj pandemisë globale”
Shqipëria prej gati një muaj është duke u përballur me koronavirusin, i cili ka shkaktuar viktima dhe dëme të rënda në ekonomi.
Pas situatës së krijuar, mësohet se Shqipëria i ka kërkuar ndihmë NATO-s më konkretisht Qendrës Euroatlantike të Koordinimit të Përgjigjes ndaj Fatkeqësive e NATO (EADRCC)përmes një shkrese që mban datën 27 mars 2020.
Në kërkesën e dërguar para 12 ditëve ndodhen kërkesat e plota duke filluar nga pajisjet mjekësore deri tek ventilatorët. Në Dukemtn thuhet ndër të tjera; “Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në stafin shëndetësor, stafit në vijën e parë dhe qytetarëve, iu kërkojmë partnerëve tanë ndërkombëtarë t’i japin ndihmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në përgjigjen ndaj pandemisë globale”.