Mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” këtë mbrëmje për të protestuar kundër Qeverisë.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë grumbulluar me mijëra qytetarë. Në orën 19:28 protestuesve ju bashkua dhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
Së bashku me PD në protestë janë dhe partitë aleate sëbashku me LSI.
Protesta ka moton , ndërsa Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.
Dyert e godinës së Kryeministrisë dhe të Kuvendit janë blinduar.
Mbi 1000 efektivë të policisë janë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.
Ashtu si në protestat e tjera, ka kordon policie para Kryeministrisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të qëndrojnë në mbikëqyrje të situatës dhe në gatishmëri për çdo rast.
Qe prej orës 16:00 kanë nisur kufizimet në qarkullimin rrugor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht rruga “Zhan Dark”.
/Argumentum.al