Ambasada e Francës, SHBA-së, Gjermanisë, Italisë, si dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar, nëpërmjet një deklarate të përbashkët u kanë bërë thirrje sot liderëve kosovar që në këtë kohë kritike ta ruajnë stabilitetin e Qeverisë, si dhe të fokusohen tek virusi Covid – 19, raporton “Zeri.info”
“Në momentin e vështirë si ky, u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucional dhe politik që të përqendrohen në COVID-19 duke respektuar dispozitat Kushtetutese dhe autoritetin që u është besuar atyre përmes Kushtetutës. Në këtë moment kritik, i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës dhe të japin përparësi luftës kundër COVID-19 në Kosovë e jo politikës, duke ju kujtuar se vendet tona kanë marrë të gjitha masat të jashtëzakonshme në këtë drejtim”, thuhet në reagimin e tyre.
Kujtojmë se kjo deklaratë e shteteve të Quint-it vjen 2 orë para se të filloj mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet data për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”./ZERI