• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

    Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

    Kryeministri Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqjen, qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike

    Rama nga godina e djegur e Kolegjit të Evropës: Studentët janë të mirëpritur për dialog, përgjegjësit do të përballen me ligjin

    Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me BE-në, Marta Kos: Anëtarësimi para vitit 2030 është i mundur

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SHQIPËRI

Sot Ditë Zie Kombëtare/ Lamtumirë President Bujar Nishani!

2 Qershor, 2022
in SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ish presidentit Bujar Nishani iu dha sot lamtumira. Në mjediset e Presidencës po zhvillohet sot ceremonia shtetërore e lamtumirës në nderim të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Presidenti Iliri Meta ka mbajtur fjalimin e lamtumirës në nderim të ish-Presidentit Bujar Nishani.

“Familjarë të presidentit Nishani. E nderuar kryetare e Kuvendit Lindita Nikolla. Të nderuar ish-presidentë, ish-kryetarë të Kuvendit dhe ish-kryeministra të Shqipërisë dhe Kosovës. Të nderuar udhëheqës politikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi që na keni nderuar sot. Të nderuar ambasadorë. Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë. Faleminderit për praninë tuaj sot për t’i dhënë lamtumirën Bujar Nishanit.

Fundi i papritur lë plot pengje për mundësitë e humbura, për ato që nuk u thanë dhe ato që nuk u bënë dot. Dhimbja e bën të vështirë gjetjen e fjalëve që mund të kurojnë këto plagë njerëzore. Ai qe i rrethuar nga dashuria e familjes së prindërve dhe asaj që krijoi më pas me Odetën. Për presidentin Bujar Nishani këto ditë ka pasur vlerësime mëse të merituara. Kanë folur bashkëpunëtorët, miqtë, dashamirësit. Kanë folur shqiptarët edhe miqtë e Shqipërisë. I ardhur në politikë nga FA, ai solli virtytet më të mira të ushtarakëve në jetën politike dhe institucionale të vendit.

Ai e shihte politikën si art dhe besonte se ishte instrument për të sjellë ndryshime. Ai besonte te demokracia dhe shteti ligjor. Presidentit Nishani i peshonte fjalë. Ai çmohej për thjeshtësinë në komunikimin publik. Do mbahet mend për qetësinë, forcën e argumentit. Si kryetar i shtetit ai punoi me përkushtim të radhë në mbrojtje të Kushtetutës. Ai punoi për të forcuar frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në vend. Ai besoi deri në fund te demokracia.

Si president në 100-vjetorin e shtetit shqiptar ai mëshiroi këto parime. Ai ushqente një dashuri të veçantë për Kosovën. Presidenti Nishani pati bashkëpunim me faktorin politik shqiptar në rajon. Ai diti të vendosë ekuilibrat në marrëdhëniet institucionale dhe vëllazëror. Sot në ditën e lamtumirë e falenderojmë për modelin që ai solli si shtetar, politikan dhe familjar shembullor. I paharruar ish-presidenti Bujar Nishani” tha Meta.

Fjala e Presidentit të Republikës SH.T.Z  Ilir Meta  në ceremoninë shtetërore të lamtumirës në nderim të ish-Presidentit, Bujar Nishani

2 qershor 2022

Të dashur Odeta, Ersi, Fiona, familjarë të Presidentit Nishani;

E nderuar Kryetarja e Kuvendit, zonja Lindita Nikolla;

E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës, zonja  Vjosa Osmani;

Të nderuar ish-Presidentë;

Të nderuar ish-Kryetarë të Kuvendit dhe ish-kryeministra të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës;

I nderuar ish-President i Malit të Zi, z.Filip Vujanoviç;

Të nderuar udhëheqës politikë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Malit të Zi dhe kudo që na keni nderuar sot, në këtë ceremoni;

Të nderuar ministra, deputetë dhe përfaqësues të institucioneve;

Të nderuar përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në  Tiranë;

Të dashur miq, bashkëpunëtorë, dhe dashamirës të Presidentit  Nishani;

Faleminderit të gjithëve për praninë tuaj sot, për të nderuar dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit, ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.

Fundi i papritur dhe i parakohshëm i jetës, le plot pengje për mundësitë e humbura, për ato që nuk u thanë dhe për ato, që  nuk u bënë dot.

Ndaj dhembja për humbjen e pakohë të njerëzve të shtrenjtë dhe të rrallë e bën të vështirë gjetjen e fjalëve që mund t’i kurojnë këto plagë njerëzore.

Por na ngushëllon fakti që Bujar Nishani pati një jetë plot maja realizimesh dhe përjetimesh fatlume.

Ai ishte i rrethuar nga dashuria e familjes së prindërve, dhe asaj që krijoi më pas së bashku me Odetën si një bashkëshort i devotshëm, dhe baba shembullor i dy fëmijëve të mrekullueshëm, Ersi dhe Fiona.

May be an image of 18 people, people standing and outdoors

Për Presidentin Bujar Nishani këto ditë ka patur vlerësime mëse të merituara nga shumë personalitete të jetës politike dhe publike në Shqipëri dhe përtej.

Kanë folur bashkëpunëtorët, miqtë, dashamirësit, homologët, dhe kolegët nga i gjithë spektri politik.

Mbi të gjitha kanë folur shqiptarët, kanë folur edhe miqtë e Shqipërisë.

I ardhur në politikë nga Forcat e Armatosura, Presidenti Nishani solli virtytet më të mira të ushtarakëve tanë në jetën politike dhe institucionale të vendit. Ai mishëroi  integritetin, ndjenjën e lartë të detyrës dhe patriotizmin.

Bujar Nishani e shihte politikën si artin e së mundshmes, dhe besonte se ajo ishte instrumenti më efektiv për të sjellë ndryshime pozitive.

Bujar Nishani besonte te demokracia dhe shteti ligjor! Këtë bindje e dëshmoi më së miri edhe në drejtimin e ministrive shumë të rëndësishme, si Rendi dhe Drejtësia.

Presidentit Nishani i peshonte fjala!

I njohur për maturinë dhe vetëpërmbajtjen, ai çmohej për thjeshtësinë dhe përulësinë në komunikimin publik e njerëzor, tipare  që i mbetën të pandryshueshme gjatë gjithë jetës.

Ai do të mbahet mend për qetësinë, forcën e argumentit, dhe besnikërinë ndaj parimeve dhe vlerave të cilat i besonte.

Si Kryetar i Shtetit, Bujar Nishani, punoi me përkushtim të rrallë në mbrojtje të Kushtetutës.

Ai ishte i vendosur dhe i angazhuar për ndërtimin e shtetit të së drejtës, dhe për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve tanë.

Ai punoi për të forcuar frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare në vend, dhe në çdo rast ju përkushtua interesit të Shqipërisë dhe kombit tonë.

Bujar Nishani besoi deri në fund tek demokracia, e mira publike dhe sidomos interesi kombëtar.

Si President i zgjedhur në 100-vjetorin e shtetit shqiptar, ai i mishëroi këto parime duke imponuar respekt tek të gjithë kolegët e burrështetasit e huaj, tek bashkëpunëtorët e tij, por edhe tek kundërshtarët politikë.

Bujar Nishani ushqente një dashuri të veçantë për Kosovën, të cilën    e shfaqte plot krenari dhe mbeshteti fort njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës edhe në shërbim të stabilitetit dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Nishani pati një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjithë faktorin politik shqiptar në rajon.

Ai diti të vendosë dhe të ruajë shumë  mirë ekuilibrat mes marrëdhënieve institucionale dhe atyre vëllazërore.

May be an image of 10 people, people standing and outdoors

Presidenti Nishani punoi me devocion për projektet strategjike të integrimit europian dhe euro-atlantik të Shqipërisë, për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, për  bashkëpunimin gjithëpërfshirës me të gjitha vendet e rajonit dhe me vende e të tjera mike në botë.

Ai e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë dhe shqiptarët në arenën ndërkombëtare, duke mbrojtur gjithmonë të vërtetat dhe prioritetet, që i shërbenin interesit publik dhe atij kombëtar.

Sot në ditën e lamtumirës, ne e falenderojmë Presidentin Nishani, për modelin që ai solli si shtetar, politikan, familjar dhe qytetar shembullor.

I paharruar qoftë kujtimi i Presidentit Bujar Nishani!

/Argumentum.al

Related- Posts

NGJARJE

Tiranë, protesta studentore përfundon në dhunë, përplasje në disa zona të kryeqytetit

13 Tetor, 2026
POLITIKË

Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

9 Tetor, 2026
FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Frederiksen: Aleanca perëndimore është dobësuar, Zelensky i kërkon SHBA-së të mos mbajë anën e Rusisë

15 Tetor, 2026

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestave: Sulme nga policia dhe protestuesit

15 Tetor, 2026

Samiti BE–Kinë: dialogu tregtar nën presionin e konkurrencës, energjisë dhe interesave strategjike

15 Tetor, 2026

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 71 efektivë të lënduar, Policia nuk tërhiqet përballë dhunës

15 Tetor, 2026

Presidenti Begaj u bën thirrje palëve për dialog, pas përshkallëzimit të protestave në Shqipëri

15 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.