• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Tensionet në Kosovë/ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i dërgon një letër të hapur Presidentit të SHBA Joe Biden.

27 Dhjetor, 2022
in JO VETEM LAJM, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nisur nga tensionet në veri të Kosovës, ku rrezikohet të shkohet drejt një konflikti ushtarak, sipas kërcënimeve të pales serbe, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka dërguar një letër të hapur Presidentit të SHBA Joe Biden.

“Thirrja e pajustifikuar dhe e paprovokuar e Beogradit për të dërguar 1000 ushtarë serbë në territorin e një vendi tjetër të pavarur fqinj nuk është vetëm kërcënim i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, por, nisur nga roli i NATO/KFOR, si garantues i sigurisë rajonale, ajo rrezikon të kthehet në një konflikt dhe më të gjerë”, shkruan KASH.

“Ne jemi të shqetësuar nga moskundërshtimi i vazhdueshëm i SHBA-ve dhe BE-së ndaj Serbisë dhe shpresojmë të shohim rishikimin e qëndrimit tuaj në favor të një përqasjeje, e cila e konsideron përgjegjës Beogradin. Retorika që po përdor lidershipi serb në Beograd është kujtese e të kaluarës dhe nuk do lejuar të rishfaqet”, shprehet Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

“Zoti President, kërkojmë vëmendjen tuaj ndaj zhvillimit të këtyrte situatave, me qëllim që të krijohet një mjedis i sigurt, duke i bërë presion Serbisë dhe aleatëve të saj në Kosovën Veriore që të heqin të gjitha pengesat dhe bllokadat dhe të lejojnë rikthimin e shpejtë në kushtet normale, çka do lehtësonte përparimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, përfundon kështu letra e KASh drejtuar Presidentit amerikan

Letra e plotë:

Tiranë, më 26 Dhjetor 2022

Presidentit të SHBA SH.T. Z. Joseph R. Biden
Shtëpia e Bardhë
Washington, DC 20500

Në vëmendje të Zotit:
Anthony J. Blinken
Sekretar i Shtetit,

I nderuari Zoti President,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dëshiron ta shfrytëzojë këtë rast për t’iu falenderuar Juve dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen Tuaj të vazhdueshme për Shqipërinë dhe Republikën e Kosovës. Gjithsesi, ne jemi të shqetësuar nga zhvillimet e fundit, të cilat kërcënojnë në veçanti Kosovën.

Republika e Kosovës synon të bëhet shembull i demokracisë dhe mbrojtjes të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perendimor, dhe kontribues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Mirëpo, këto objektiva dhe paqja në rajon janë ende të kërcënuara. Ne jemi thellësisht të shqetësuar dhe skeptikë lidhur me përkeqësimin e gjendjes në veri të Kosovës, si kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin.

Bllokadat e vendosura në Veri kanë paralizuar jetën dhe kanë ndërprerë lëvizjen e lirë të njerëzve në rrugët kryesore që lidhin Kosovën me Serbinë. Banorët që jetojnë në Veriun e populluar kryesisht nga serbë po përballen me vështirësi dhe ndodhen në një atmosferë frike dhe kërcënimi të përhershëm nga grupet kriminale që veprojnë me mbështetjen e Beogradit.

Pavarësisht përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të qetësuar situatën dhe për të ulur tensionet, jeta në atë pjesë të Kosovës vazhdon të jetë në rrezik dhe e pasigurt. Ata që i hedhin benzinë zjarrit brenda Kosovës ndihmohen dhe nxiten nga qeveria serbe. Kjo përbën një kërcënim serioz për sovranitetin dhe shtetin e Kosovës, paqen dhe stabilitetin rajonal.

Serbia është angazhuar në një luftë të vazhdueshme hibride kundër Kosovës dhe institucioneve të saj, ndërkohë që ky vend i ri bën përpjekje për forcimin e shtetit të së drejtës në bashkinë e tij veriore.

Veç kësaj, Serbia ka vepruar në rajonin tonë si proxy e Rusisë. Lidershipi i saj po punon me të njëjtin skenar që ka përdorur Rusia përpara se të fillonte pushtimin ndaj një vendi të pavarur dhe sovran si Ukraina në vitin 2014. Kjo fushatë hibride destabilizuese drejtohet kundër pavarësisë, demokracisë dhe natyrës së hapur të Kosovës, paqes e sigurisë në rajon.

Thirrja e pajustifikuar dhe e paprovokuar e Beogradit për të dërguar 1000 ushtarë serbë në territorin e një vendi tjetër të pavarur fqinj nuk është vetëm kërcënim i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, por, nisur nga roli i NATO/KFOR, si garantues i sigurisë rajonale, ajo rrezikon të kthehet në një konflikt dhe më të gjerë.

Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, të cilat vazhdojnë pa asnjë lloj smbrapsje, pavarësisht vazhdimësisë së sulmeve brutale të Kremlinit mbi Ukrainën duhet të ishin kundërshtuar shumë kohë më parë. Serbia ka importuar armatime të rënda gjatë shumë viteve të kaluara nga Rusia, duke shkelur ligjin amerikan mbi sanksionet. As tre muaj më parë, Serbia nënshkroi me Rusinë një marrëveshje të rëndësishme në fushën e politikës së jashtme. Gjithashtu, Serbia është i vetmi vend europian, përveç Bjellorusisë, që nuk ka zbatuar sanksionet ndaj Rusisë.

Ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar dhe nga zgjerimi i marrëdhënieve serbe me Kinën. Tani Serbia importon armë nga Kina, duke blerë nga Pekini dhe një sistem të mbrojtjes kundërajrore dhe dronë të armatosur ushtarakë.

Ne jemi të shqetësuar nga moskundërshtimi i vazhdueshëm i SHBA-ve dhe BE-së ndaj Serbisë dhe shpresojmë të shohim rishikimin e qëndrimit tuaj në favor të një përqasjeje, e cila e konsideron përgjegjës Beogradin. Retorika që po përdor lidershipi serb në Beograd është kujtese e të kaluarës dhe nuk do lejuar të rishfaqet. Skenarët që zbatoi rregjimi i Milosevicit gjatë viteve 90 kundër pjesës tjetër të Jugosllavisë po vihen në skenë sërish. Presidenti Aleksander Vučić, i cili ka shërbyer si Ministër i Informacionit i Millosevicit sot udhëheq makinën serbe të dizinformimit, e cila e drejton foninë e saj të viktimizimit dhe propagandën e mbushur me urrejtje kundër Kosovës.

Si vend i pavarur, Republika e Kosovës ka bërë përparime shumë të mëdha në rrugën e saj për krijimin e institucioneve demokratike funksionale dhe një demokraci vibruese, ku të mbizotërojnë liritë njerëzore dhe shteti i të drejtës. Sot në Kosovë, pakicat etnike gëzojnë të drejta individuale dhe kolektive si asnjëherë më parë dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Në një rajon në të cilin ekzistojnë probleme akute ndërshtetërore të brendshme dhe të jashtme, gjendja në pjesën më të madhe të Kosovës është e qëndrueshme dhe nuk përbën kërcënim për paqen dhe sigurinë rajonale.

Qeveria e Kosovës është angazhuar me përkushtim dhe dedikim të plotë në Dialogun me Serbinë. Ne do të dëshironim të shihnim zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri tani, si shenjë e vullnetit të mirë dhe përkushtimit ndaj përpjekjeve të vazhdueshme, për të arritur në normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve, çka do të forconte stabilitetin dhe bashkëpunimin në gjithë rajonin.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e mbështet këtë proces dhe shpreson se ai do të finalizohet me njohjen e ndërsjellë diplomatike midis Serbisë dhe Kosovës, si dy shtete fqinje, të pavarura dhe sovrane. Pavarësisht nga shqetësimet tona të tanishme mbi politikën serbe, ne shpresojmë fort se eventualisht të dy vendet do të pranohen në Bashkimin Europian dhe në NATO. Ne mirëpresim angazhimin e Administratës Tuaj për përparimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ne besojmë fuqimisht se rezultati i dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të jetë në përputhje me parimet e miratuara mbi zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të mishëruara dhe në dokumentat e Grupit të Kontaktit, i cili monitoroi dhe mbikqyri politikën ndërkombëtare në Kosovë, si dhe me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të njohur dhe si “Plani Ahtisaari.”

Këto parime udhëheqëse njohin integritetin territorial të Republikës së Kosovës brenda kufijve të saj, të njohur ndërkombëtarisht dhe ruajtjen e karakterit shumë-etnik të shtetit. Përqasjet që mbështeten mbi nocionin e rishikimit ose ndryshimit të vijave kufitare sipas linjave etnike bartin rrezikun e minimit të stabilitetit të Kosovës dhe vendeve të tjera shumë – etnike në botë.

Kjo është arsyeja përse ne, Zoti President, kërkojmë vëmendjen tuaj ndaj zhvillimit të këtyrte situatave, me qëllim që të krijohet një mjedis i sigurt, duke i bërë presion Serbisë dhe aleatëve të saj në Kosovën Veriore që të heqin të gjitha pengesat dhe bllokadat dhe të lejojnë rikthimin e shpejtë në kushtet normale, çka do lehtësonte përparimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Së fundi, Ju lutemi, Zoti President, pranoni sigurimet e konsideratave tona më të larta!

Me respekt,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Reporterët pa Kufij : Të paktën 12 gazetarë u dhunuan gjatë protestave në Shqipëri, kërkohen hetime dhe mbikëqyrje parlamentare

21 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

ODIHR kërkon hetim të pavarur për dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri

20 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Avokati i Popullit: Pretendime për dhunë ndaj të miturve gjatë protestës, 11 ankesa për shkelje të të drejtave

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026

Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

21 Tetor, 2026

Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

21 Tetor, 2026

Putin takohet me Witkoff në Shën Petersburg: Ukraina dhe mundësia e armëpushimit në fokus

21 Tetor, 2026

Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

21 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.