• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

    Kryeministri Rama shkarkon nga detyra kreun e SHISH: Kemi zgjedhur rrugën e pavarësisë së drejtësisë

    Kryeministri Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

“Tërmet” politik në Saksoni dhe Brandenburg

4 Shtator, 2019
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Mes një interesimi të jashtëzakonshëm të politikës, medias dhe publikut gjerman e më gjerë, më 1 shtator u zhvilluan zgjedhjet në dy lande ish-lindore gjermane – në Brandenburg dhe Saksoni (Sachsen). Ndonëse lande  të vogla, rëndësia dhe sidomos jehona e tyre i kalonte tej mase caqet lokale, për shkak të pasojave të mëdha për politikën dhe koalicionin qeveritar federal të Kancelares Merkel. Në kushtet kur sondazhet tregojnë një pikiatë të vazhdueshme të partnerit të saj SPD-së deri në 12 për qind, disfata e këtyre të fundit mund të çonte deri në divorcin e tyre përfundimtar dhe fundin politik të Kancelares Merkel. Sepse veç zgjedhjeve të parakohshme, do të kishte edhe një mundësi për një koalicion të CDU-së me një parti tjetër, por ajo do të kërkonte “kokën” e Merkelit, mandati i të cilës do të mbyllej qysh këtë vit, pa pritur zgjedhjet e rregullta në shtator 2021. Ose edhe një qeveri pakice me ose pa Merkelit, diçka unikale dhe me rreziqe në historinë politike gjermane. Mirëpo, zëvendësimi i Merkelit kur pasardhësja e saj në krye të CDU-së, zonja Karrenbauer po paraqitet e dobësuar politikisht do të ishte sfidë tejet e vështirë dhe me pasoja për stabilitetin politik të Gjermanisë.

Veç kësaj, zgjedhjet në Brandenburg dhe Saksoni u zhvilluan në një moment delikat, kur partia ekstremiste “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), e krijuar vitet e fundit shënoi rritje të ndjeshme në zgjedhjet e përgjithshme më 2017-ën, e sidomos në ato evropiane në maj 2019. Për pasojë, ajo ka gërryer vazhdimisht elektoratin e dy partive tradicionale dhe të të “Majtëve” komunistë që deri vitet e fundit, me ndonjë përjashtim kanë qenë zotërit e landeve ish-lindore. Shënojmë se AfD u fut për herë të parë në Bundestag në zgjedhjet e shtatorit 2017 me plot 93 deputetë, ndaj zgjedhjet në këto dy lande ishin mundësia e re e “artë” për rritjen e mëtejshme të tyre, me synim për të dalë forca e parë politike.

E fundit, por edhe më e rëndësishmja, zgjedhjet e 1 shtatorit u bënë në prag të përkujtimit të jubileut të 30-të të shembjes së Murit të Berlinit. Për fat të keq, periudha e ribashkimit gjerman nuk ka mundur të pakësojë, por i ka shtuar më tepër dallimet ekonomike dhe sociale në landet ish-lindore. Vitet e fundit ato janë bërë arena të lëvizjeve ekstremiste dhe neonaziste si “Pegida” dhe së fundi AfD-ja.

Kështu, sipas raportit më të fundit të Qendrës Gjermane të Kërkimeve për Integrim dhe Migrim, 26.5 për qind e ish-gjermanolindorëve kanë nivelet më të ulëta të të ardhurave. Po gjatë kësaj periudhe, paga mesatare në pjesën perëndimore ishte 36.088 kundrejt 31.242 euro në ish-lindjen komuniste, ose gati 5.000 euro më e lartë. 60 qendrat dhe komunat gjermane me të ardhurat më të ulëta ndodhen në pjesën ish-lindore ku gjatë 30 viteve të fundit nuk është vendosur pothuajse asnjë ndërmarrje e madhe industriale. Këto dallime bien në sy dhe në pjesën që zënë ish-lindorët në pozicionet e larta drejtuese në jetën e vendit, me vetëm 1.7 për qind të tyre. Nga 109 drejtorë në dikasteret qendrore gjermane, vetëm 4 janë nga ish- lindja, ndërkohë në 100 ndërmarrje të mëdha ekonomike, vetëm 28 janë nga lindja dhe më keq paraqitet gjendja me rektorët e universiteteve, ku nuk ka qoftë edhe një të vetëm nga pjesa ish-lindore! Sipas raportit të Qendrës Kërkimore të Universitetit të Lirë të Berlinit, publikuar në muajin korrik 2019, nga 14 universitete “ekselente” në 2019, nga ish-lindja ishte vetëm një, ai i Dresdenit!

Po kështu, nga 25 institucione të reja të ngritura në Gjermani vitet e fundit, vetëm 5 i takojnë lindjes, ndonëse ajo ka 20 milionë banorë dhe 6 nga 16 landet gjermane.

U vërtetua kështu paralajmërimi i Presidentit gjerman Walter Steienmeir se, “shembja e Murit të Berlinit më 1989 nuk do parë si pika fundore, por si fillimi i  një udhëtimi të gjatë”.

Këtë mjedis dhe klimë të rënduar, krahas dyndjeve të azilkërkuesve në katër vitet e fundit, AfD-ja ka ditur ta shfrytëzojë mjeshtërisht me frymën e saj populiste të protestës, nihilizmit dhe rebelimit ndaj qeverisjeve tradicionale të CDU-së dhe SPD-së.Këtë e dëshmuan fare qartë edhe rezultatet e zgjedhjeve në të dy landet, që ishin  një “tërmet” i vërtetë politik për Gjermaninë, CDU-në e Merkel dhe SPD-në aleate. Ndonëse jo me “magnitudë” shkatërruese, efektet e tij janë tejet tronditëse. Ngushëllimi i vetëm jo i vogël për CDU-në dhe SPD-në në ato dy lande ishte se pavarësisht nga humbjet e mëdha, ato e mbajtën vendin e parë, CDU në Saksoni më 32 për qind dhe SPD në Brandenburg me 26,5 për qind të votave me rrjedhje masive votash. Gjithçka tjetër ishte tejet zhgënjyese për ta. Por, katastrofën më të madhe e pësoi SPD-ja në Saksoni, ku ra nën minimumin historik me rezultatin njëshifror, ose 7 për qind, duke thelluar më tej krizën e madhe të besimit dhe identitetit.

Ndonëse u rendit e dyta, fituesja më e madhe e 1 shtatorit ishte siç pritej, AfD-ja me 23 dhe 28 për qind ose dy herë më shumë vota se në zgjedhjet evropiane disa muaj më parë! Ajo ishte edhe përfituesja kryesore e pjesëmarrjes shumë më të gjerë në këto votime me mbi 60 për qind. Kësisoj, AfD u kthye në parti të madhe popullore, duke rrezikuar seriozisht skualifikimin e SPD-së si e tillë. Veç elektoratit të dy partive tradicionale, “viktimë” e AfD-së ishin dhe “Të Majtët”, që mezi kapën kuotën e 10 për qind në të dyja landet, “Të Gjelbërit” me 8 për qind e sidomos “Liberalët” e FDP-së, që nuk kaluan dot as pragun elektoral.

Problemet sapo kanë filluar. Vështirësia e parë e madhe ka të bëjë me krijimin e koalicioneve qeveritare në këto dy lande, ku të dyja partitë tradicionale fituese duhet të gjejnë detyrimisht një ose dy aleatë të tjerë, diçka jo e lehtë, sepse asnjëra prej tyre nuk pranon koalicione me “Të Majtët” dhe AD-në, ndërsa liberalët nuk janë në parlamentet lokale.

Gjithsesi, efektet më të mëdha “sizmike” të 1 shtatorit lindor kanë filluar të ndihen e do të vijojnë të shfaqen në Berlin lidhur me mbijetesën e koalicionit federal. CDU-ja dhe Merkel ndihen disi më të qetë me rezultatet e arritura. Ndaj, tani fati i koalicionit federal varet nga vendimi që pritet të marrë SPD-ja pas këtyre rezultateve poshtëruese. Ka shumë të ngjarë dhe trysni në rritje që ajo të largohet nga koalicioni qeveritar, me qëllim që të ketë kohën dhe hapësirën e nevojshme për reflektimet dhe veprimet e rastit, në mënyrë që të mos rrëshqasin më tej në greminën elektorale, si homologët e saj francezë, grekë, austriakë etj.. Për më tepër, ajo ka edhe një krizë të madhe lidershipi, duke filluar nga fakti që ka muaj pa kryetar dhe me perspektiva të zymta. Për këtë, ndoshta ajo do të presë kongresin e saj dhe zgjedhjet në landin tjetër ish-lindor, në Tyringen, më 27 tetor. Por, ndoshta fiton dhe mendimi që me disa kushte imponuese shtesë për Merkelin, SPD-ja të vijojë të qëndrojë në koalicion. Alternativa e dytë do të ishte më efikase për koalicionin e tanishëm qeveritar dhe të vetë Merkelit, për shkaqet që u përmendën në fillim të shkrimit.

Të gjitha forcat politike gjermane kanë filluar menjëherë analizat me përfundimet e rastit. Mësimi i parë kryesor që del nga ky pësim i madh për partitë tradicionale është që të mos bien në grackën e AfD-së, duke luajtur në terrenin e saj gjithë baltë e moçal populist. Përvoja e deritanishme tregon qartë se AfD-ja nuk mund të luftohet me sukses vetëm duke e etiketuar atë si ekstremiste, por me akte dhe veprime konkrete për trajtimin dhe zgjidhjen e halleve dhe shqetësimeve qytetare në rritje. Nga qeveria gjermane kërkohet reflektim në praktikë e jo vetëm me fjalë e premtime për të korrigjuar gabimet dhe për të shmangur mangësitë drejtuese, për të zgjidhur hap pas hapi nevojat e jetës së përditshme të njerëzve të thjeshtë dhe për të përmirësuar ndjeshëm sigurinë e kërcënuar seriozisht vitet e fundit pas valëve të mëdha të azilkërkuesve.

Ndryshe, siç nënvizojnë disa ekspertë dhe analistë, sa më shumë të denoncohet AfD-ja me retorika politike dhe mediatike, aq më tepër do të fuqizohet me synimin që në zgjedhjet e përgjithshme më 2021 apo edhe të parakohshme të dalë forca e parë politike edhe në nivel federal. Pasojat e një dukurie të tillë do të jenë të paparashikueshme jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për Evropën. Aq më tepër pas “yryshit” që kanë marrë forcat ekstremiste në Francë, Itali dhe gjetkë. Por, le të shpresojmë fort te partitë tradicionale që kanë bërë historinë gjermane, sepse pavarësisht nga “tërmeti” i 1 shtatorit, zgjedhjet në Saksoni dhe Brandenburg treguan se demokracia sërish jeton dhe do të fitojë./gsh

Related- Posts

enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026
OP/ED

A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

7 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Gjermani-Rusi, rikthehet dialogu pas 4 vitesh: Çfarë fshihet pas takimit Wadephul-Lavrov në OKB?

26 Shtator, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump refuzon planin iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

26 Shtator, 2026
Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

Kambanat e alarmit në Ballkan

26 Shtator, 2026

Papa Leo XIV në Paris, 800 mijë besimtarë në meshën historike në Place de la Concorde

26 Shtator, 2026

Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

26 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.