• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home POLITIKË

“Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”/ Rama: Jemi këtu për të bërë vetëm më të mirën

12 Mars, 2025
in POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Tirana pagëzohet zyrtarisht si kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025”.

Në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Rama tha se “është vërtetë një kënaqësi e veçantë që sot ne jemi mbledhur këtu për një tjetër moment simbolik dhe domethënës në historinë bashkëkohore të qytetit tonë të kryeqytetit të Shqipërisë”.

Duke iu referuar një shprehjeje të Eqerem Çabej, i cili shkruan se “Nëse do të njohësh një komb ec në rrugicat e kryeqytetit të tij”, Rama tha se “sot nuk është edhe aq lehtë të ecësh në rrugicat e kryeqytetit tonë për arsye të një transformimi të jashtëzakonshëm që është transformimi më i madh që kryeqyteti ka njohur në historinë e tij, edhe pse në rastin e Tiranës krahasimi me origjinën dhe me të kaluarën është jo i vështirë për të treguar se sa larg, se sa lart je ngjitur, pasi ndryshe nga të tjera kryeqytete rreth nesh Tirana është një kryeqytet shumë i ri dhe më një histori shumë  herë më pak të pasur sesa historia e kryeqyteteve të tjera rreth nesh”.

Sot ato rrugica dhe rrugët e Tiranës në tërësi janë dëshmitare të një transformimi të jashtëzakonshëm dhe nga ana tjetër edhe fakti që Tirana për të katërtin vit me radhë zgjidhet si një ndër kryeqytetet ku diçka i mbetet ta mbajë në formën e një pishtari të ndezur. Në vitin 2022 ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë, në 2023 Kryeqyteti Evropian i Sportit, në 2024 Kryeqyteti i Turizmi dhe këtë vit Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut do të thotë ekzaktësisht që këtë transformim nuk e shohim vetëm ne që duam ta shohim sepse ka edhe nga ata që nuk duan ta shohin, por e shohin edhe të tjerët të cilat na kanë parë si kemi qenë, na shohin si jemi dhe gjithmonë e më shumë na respektojnë dhe na admirojnë për sa shumë kemi arritur të bëjmë. Duke pasur parasysh që kur dolëm nga errësira e thellë e Koresë së Veriut në mes të Evropës ishim shumë më mbrapa të gjithë atyre të tjerave që sot përpiqemi të afrohemi edhe më pas të krahasohemi”, tha Rama.

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”

Mirëmbrëma të gjithëve dhe ndjesë për këtë hyrje para programit për arsye që mund t’i merrni me mend dhe kush nuk i merr në mend duhet ta dijë që kërkova një favor që ta bëj këtë përshëndetje dhe të bëja pastaj gjëra më pak të këndshme se këto që do të bëni ju, mbasi të iki unë. 

Është vërtetë një kënaqësi e veçantë që sot ne jemi mbledhur këtu për një tjetër moment simbolik dhe domethënës në historinë bashkohore të qytetit tonë, të kryeqytetit të Shqipërisë, një moment kur Tirana pagëzohet zyrtarisht si kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut për vitin 2025. Dhe desha ta nis duke iu referuar një shprehjeje të Eqerem Çabejit, i cili shkruan se: “Nëse do të njohësh një komb, ec në rrugicat e kryeqytetit të tij.”

Sot nuk është edhe aq e lehtë të ecësh në rrugicat e kryeqytetit tonë për arsye të një transformimi të jashtëzakonshëm që është transformimi më i madh që kryeqyteti ka njohur në historinë e tij, edhe pse në rastin e Tiranës krahasimi me origjinën dhe me të kaluarën është jo i vështirë për të treguar se sa larg dhe sa lart je ngjitur pasi ndryshe nga të tjera  kryeqytete rreth nesh, Tirana është një kryeqytet shumë i ri dhe me një histori shumë herë më pak të pasur sesa historia e kryeqyteteve të tjera rreth nesh. 

Megjithatë, sot ato rrugica dhe rrugët e Tiranës në tërësi, janë dëshmitare të një transformi të jashtëzakonshëm dhe nga ana tjetër edhe fakti që Tirana për të katërtin vit me radhë zgjidhet si një ndër kryeqytet ku diçka i mbetet ta mbajë në formën e një pishtari të ndezur; në vitin 2022 kryeqyteti europian i rinisë, në vitin 2023 kryeqyteti europian i sportit, në vitin 2024 kryeqyteti europian i turizmit dhe këtë vit kryeqytet mesdhetar i kulturës dhe dialogut do të thotë ekzaktësisht se këtë transformim nuk e shohim vetëm ne që duam ta shohim, sepse ka edhe nga ata që nuk duan ta shohin, por e shohin edhe të tjerët, të cilët na kanë parë se si kemi qenë, na shohin si jemi dhe gjithmonë e më shumë na respektojnë, por edhe na admirojnë për sa shumë kemi arritur të bëjmë, duke patur parasysh se, kur dolëm nga errësira e thellë e Koresë së Veriut në mes të Europës ishim shumë më mbrapa të gjithë atyre të tjerëve me të cilët sot përpiqemi të afrohemi dhe më pas edhe të krahasohemi. 

Por, nga ana tjetër ky moment i Tiranës si kryeqytet Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut është edhe një moment që shkon përtej Tiranës si vlerësim për shoqërinë tonë, si vlerësim për historinë tonë, si vlerësim  për kulturën dhe për mënyrën tonë të të bashkëjetuarit, ku harmonia fetare është në sytë e të gjithë dhe është aq domethënëse në kohën e sotme ku ka gjithmonë e më shumë mungesë harmonie për ta thënë me një fjalë, themi eufemizëm, saqë Papa Francesku e pagëzoi si vëllazëri fetare. 

Për më tepër të qenit kryeqytet mesdhetar dhe ndërkohë të qenit qytet europian i kulturës dhe dialogut në Mesdhe na bën nder edhe për faktin se Mesdheu është 1 mijë gjëra bashkë, siç thotë Fernand Braudel: Jo një peizazh, por shumë peizazhe, jo një det, por shumë dete, jo një qytetërim por shumë qytetërime që janë të vendosur si dëng mbi njëri-tjetrin. Dhe fakti që ne e kemi përqafuar këtë diversitet duke e mëshiruar në mënyrën e të qenit, na bën edhe tërheqës dhe do të na bëjë gjithmonë e më shumë tërheqës dhe gjithmonë e më shumë do të na jap mundësinë që ne të jemi një urë e Mesdheut, të jemi një pikë referimi për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës së diversitetit edhe harmonisë, jo vetëm mes besimeve fetare, por edhe më shumë se kaq, shpresoj dhe uroj. 

Dhe ky vit është një shans për ta forcuar më tej këtë mesazh dhe më vjen shumë mirë që së shpejti ne do të lançojmë një tjetër konkurs të madh ndërkombëtare të cilin e kemi konceptuar së bashku me presidentin e Emirateve të Bashkuara, sheikun Mohammed bin Zayed Al Nahyan që është konkursi për një park të madh të besimit. Parku i madh i besimit është në fakt një ide që është tanimë e kahershme, por i ka ardhur koha për ta realizuar dhe falë bashkëpunimit me presidentin dhe qeverinë e Emirateve të Bashkuara, ne do ta nisim me këtë konkurs, kemi përcaktuar edhe territorin, i cili do të jetë diku në periferi të kryeqytetit, një park i madh që do të jetë një hapësirë për të gjithë besimtarët ose jo besimtar dhe që do të referojë përmes natyrës, përmes luleve, përmes bimëve, përmes bimëve, përmes frutave ato që janë burimet e besimeve të ndryshme. Faktikisht do të jetë një park ku vizitorët do të gjejnë të gjitha bimët, lulet dhe

dhe frutat apo perimet që përmendën në librat e shenjtë dhe aty do mund të shohin se sa shumë janë gjërat që tregojnë që në fund të ditës mund t’i vëmë Zotit emra të ndryshëm, mund të zgjedhim të besojmë ose të mos besojmë në një Zot të caktuar me një emër të caktuar, por jemi të gjithë fëmije të të njëjtit univers dhe të gjitha ato çka na ndajnë mes veti janë prodhimi ynë dhe nuk janë një zgjedhje apo aq më pak një ndëshkim që na vjen nga lart apo që na vjen nga natyra. 

Përtej kësaj, sigurisht që plot gjëra të tjera kanë ndodhur dhe do vazhdojnë të ndodhin në Tiranë dhe në muajt e ardhshëm Tirana do ketë një numër të madh aktivitetesh, ekspozitash, koncertesh, festivalesh, ngjarjesh kulturore dhe artistike që do përpiqen të krijojnë mozaikun e qenies mesdhetare në funksion pikërisht të të qenit kryeqytete europian i kulturës dhe i dialogut në Mesdhe.  

E gjitha kjo nuk ndodhi brenda një kohe të shkurtër por as në fakt nuk ka ndodhur brenda një kohe të gjatë. Sigurisht që më e mira është e gjitha përpara. Unë kam bindjen dhe besimin që Tirana ende nuk e ka zbuluar të gjithë potencialin e vet. Ajo që ne shohim sot është pa diskutim një pamje e transformuar, gati-gati e pabesueshme për ata që shkelin pas shumë vitesh.

Përpara disa kohësh më erdhi një mik bashkë me të shoqen, mik fëmijërie. Janë larguar për në Shtetet e Bashkuara shumë vite më parë, në vitet ’90 edhe u takova me ta dhe po më tregonin sesi e kishin pasur tejet të vështirë të orientoheshin në Tiranë dhe sesi ishte dukur sikur nuk kishin ardhur në Tiranë, por në një qytet nga ku fjalët e tyre: “sikur të kishte qene kështu nuk do kishin ikur kurrë”. Dhe kjo është një arsye shumë e fortë, jo për të qenë të kënaqur me këtë që kemi, por për të besuar tek ajo që duam të realizojmë dhe për të pasur bindjen e plotë që gjithçka duam të realizojmë ne kemi të gjitha mundësitë që ta bëjmë realitet.

Duke falënderuar ekipin e Bashkisë së Tiranës Anuelen në radhë të parë dhe të gjithë skuadrën drejtuese të Bashkisë, duke falënderuar të gjithë ata që janë marrë dhe do vazhdojnë të merren me organizimin e këtij kalendari kaq ambicioz të këtij viti, të Tiranës si kryeqytet mesdhetar i kulturës dhe i dialogut, duke ju falënderuar dhe juve për durimin thuajse heroik pa asnjë pipëtimë, ndërkohë që, nuk besoj se thashë ndonjë gjë, që nuk e kishit dëgjuar më përpara, uroj me gjithë zemër që më e mira të bëhet për të gjithë. Dhe ju siguroj të gjithëve që ne jemi këtu për të bërë vetëm më të mirën.

Shumë faleminderit!

/Argumentum.al

Related- Posts

NGJARJE

Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

11 Tetor, 2026
POLITIKË

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

10 Tetor, 2026
POLITIKË

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.