Ministria e Tregtisë njoftoi se tregtia midis Kinës dhe Francës u rrit me 4.1% në baza vjetore në 68.8 miliardë dollarë amerikanë nga janari deri në tetor.
Investimet dypalëshe u rritën vazhdimisht dhe tejkaluan 27 miliardë dollarë amerikanë, deklaroi zëdhënësi i ministrisë, He Yadong në një konferencë për shtyp, citon “Xinhua”.
Foto nga Xinhua
Takimi i shtatë i Këshillit të Biznesit Kinë-Francë u mbajt në Pekin, me mbi 150 përfaqësues të ndërmarrjeve që diskutuan zhvillimin e gjelbër, transformimin industrial dhe mundësitë e investimeve ndërkufitare, tha zëdhënësi.
Foto nga Xinhua
Ai vuri në dukje se autoritetet kineze dhe franceze nënshkruan një memorandum mirëkuptimi mbi forcimin e investimeve dypalëshe, duke u zotuar të ofrojnë një mjedis biznesi të drejtë, jodiskriminues dhe të parashikueshëm për ndërmarrjet nga të dy vendet./CGTN





























































