Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është pengesa kryesore për përfundimin e negociatave të udhëhequra nga SHBA për një marrëveshje paqësore në Ukrainë. Trump shtoi se sipas tij, Vladimir Putin ishte më i gatshëm për të arritur një marrëveshje sesa udhëheqja ukrainase.
Deklarata e Trump u përforcua nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se Rusia pajtohet me vlerësimin e presidentit amerikan dhe se pozicioni i Moskës mbetet i hapur për negociata.
Nga ana tjetër, kryeministri polak Donald Tusk kritikoi këto pretendime dhe deklaroi se planin e paqes të propozuar nga SHBA e hodhi poshtë Rusia, jo Zelensky. Tusk shtoi se sulmet e Rusisë ndaj qyteteve ukrainase vazhduan pas refuzimit të planit.
“Nuk ishte Zelensky, por Rusia që hodhi poshtë planin e paqes të propozuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes”, shkroi Tusk në X.
“E vetmja përgjigje e Rusisë ishin sulmet e mëtejshme me raketa në qytetet ukrainase. Kjo është arsyeja pse zgjidhja e vetme është rritja e presionit mbi Rusinë. Dhe ju të gjithë e dini këtë”, shtoi ai.
Polonia, një anëtare e NATO-s dhe BE-së, ka qenë një nga mbështetëset më të forta të Ukrainës, duke ofruar ndihmë ushtarake dhe logjistike.
/Argumentum.al





























































