• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
23 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SOCIALE / KULTURË

Tufëza poetike nga Blerta DERHEMI

23 Tetor, 2023
in SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Autorja e 6 pjesëve poetike që botohen më poshtë Blerta Derhemi( Bitri) është diplomate karriere. Ajo ka 17 vjet që shërben si diplomate karriere, nga të cilat  11 vjet në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, 5 vjet në Misionin pranë Bashkimit Europian në Bruksel dhe prej një viti është Ministre Këshilltare në Ambasadën tonë në Pragë. E diplomuar nga Universiteti i Tiranës për shkencat politiko- sociale, dy vjet më parë fitoi titullin “Doktore Shkencash“ në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Blerta ka lindur në Fier, me prindërit arsimtarë të respektuar; ajo është  bashkëshorte dhe nënë e përkushtuar e një vajze dhe e një djali. Por, duket se ajo ka lindur bashkë me poezinë, të cilën nuk nuk e ka ndarë asnjëherë nga jeta dhe vetja, në çdo situatë, sado e ngarkuar dhe e vështirë të ketë qenë. Përvoja e pasur e jetës në të gjitha dimensionet e lartpërmendura ka ndikuar dhe le gjurmët e veta dhe në poezitë e saj; ato shquhen për aromën origjinale, katalogun e larmishëm, vërtetësinë, freskinë, thjeshtësinë, frymën, emocionet dhe mbresat e bukura që na dhurojnë.

Shënojmë se ky është cikli i dytë i poezive që autorja ia ka besuar ARGUMENTUM për të cilën e falenderojmë. Me këtë rast,  i shprehim Blertës urimet me të mira për mbarësi në jetën familjare, suksese të mëtejshme  në karrierën diplomatike dhe begati në krijimtarinë e saj poetike.

 ***

 Jam Grua

Jam dashuria stolisur mbi kuaj të bardhë,

sythat e shpresës përkund

në djepin e ëndrrës ,

Jam luftëtare e heshtur,

dhimbjes i jap zë,

me foshnjën e njomë mëkuar në gji,

Botës i jap dritë me syrin e pagjumë,

Jam frymëmarrje e dehur netëve pa hënë,

zinxhirët e heshtjes kërkëllijnë

me dhimbjen e shekujt mbi shpinë,

Jam frymëmarrje e ngashëryer,

penelat vjeshtakë mi përskuqin mendimet,

Jam frymë e gjallë, zvarritur ndër dimra,

me zjarrin e jetës mbrujtur në gjak,

Jam fundi dhe fillimi,

Jam ikja dhe ardhja,

Jam rebelimi dhe durimi,

Jam mallkimi dhe bekimi,

Jam lufta dhe paqja,

Jam vdekja dhe jeta,

E, ç’gjëkënd tjetër të dua të jem!

Jam asgjëja dhe gjithçkaja!

Jam grua…

5.9.2018

***

E huaj

Dhe i huaj,
Ku të të mih pak?
Ku t’a mbjell zemrën,
thërmuar në farëza të mpita?
Zemër-mbjellë udhëve të botës,
shpojnë si eshta,
filiza të mbrapshtë mendimi!
A bulëzojnë sythe zemrat fjetur,
dimrave të një toke të huaj?

8.05.2023

***

Mesazh

Një mjelmë e arratisur klith,
një mesazh mbërrin,
nga ana tjetër e globit!
Është maj,
maji i luleve,
Duart tona nuk mbledhin më trëndafilë,
shkruajnë mesazhe malli,
dashurie,
vetmie.
Shtëpitë e fëmijërisë,
si shtëpi kukullash heshtin,
braktisur nga ne fëmijët e rritur.
Ka vite, ikën dhe gjyshet që u çelnin dritaret.
Ne ëndërrimtaret e mëdha,
luajmë kukafshehtas skajeve të botës.
Në kërkim të ëndrrave,
përplasemi me të vërtetat e jetës.

Mesazhet tona frymojnë,
Fjalët pikojnë, aromë lule kumbullash,
Janë pranverërat,
pritur e përcjellë bashkë,
Vltava hesht,
një tufë mjelmash lëbyrin sytë,
dritës së mëngjesit.

Ngrah duart, shkruaj mesazhin e radhës,
ti pret të më ndjesh në anën tjetër të botës,
Mikja ime e fëmijërisë.

24.05.2023

 ***

Nëna është Kryqi

 Nëna është kryqi,

Mbi kraharorin e saj shuhen dhimbjet,

rilinden shpresat,

Thinjat kurorë,

thurin mundimet e viteve,

sytë qeshin Sizif i palodhur,

Nëna, udhënisja, e vërteta, jeta.

Është kaltërsi nëna,

kryq përqafimi qiell-det

Nëna horizont,

kryqi ku shuhet mbrëmjeve dielli,

ku rilind i purpurt mengjeseve.

Nëna, kryqi i ditë-netëve,

kryqi i stinëve të moshës,

kryqi i ëndrrës e zhgjëndrrës

Peshë e ëmbël,

emërues i përbashkët,

kryqi nënë.

21.08.2023

 ***

Gjuha e lutjeve

Kumbon në tempullin bosh të kraharorit, këmbana!

Unë, mendje, trup, shpirt e zemër,

falem, lutem katedraleve të botës.

Zot, a mi kupton lutjet?

Drithërojnë vështrimin ikonat,

Lutjet e mia njohin vetëm një gjuhë,

gjuhën e shenjtë, të tokës sime!

22.08.2023

 ***

Kungimi

Ajo, kungon mendimin,

kreshmuar nga kujtimet.

Rrufit verë,

Shtrydh, parfum fletë borziloku,

Si temjani djajtë, largon mendimet shterpë,

Degë kumbullash të thata,

zgjojnë ëndrra rinie,

Përtypen kujtimet murgj,

Të mpirë në manastirin zemër,

nuk mbarsën kurrë dëshirime.

Ajo,

fle me shandanin e shpresës ndezur,

Si feniks pret të rilindë në një vorbull vere.

Sa pasione zgjohen, tundohen,

flenë,

shuhen me etjen e trendafiltë!

Ajo magjinë e çastit,

kungon në një pikëz vere,

vesuar mbi petale borziloku.

27.08.2023

/Argumentum.al

Related- Posts

SOCIALE / KULTURË

Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

25 Shtator, 2026
SOCIALE / KULTURË

“Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

23 Shtator, 2026
SOCIALE / KULTURË

Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

15 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.