Shqipëria dhe Turqia angazhohen të rrisin bashkëpunimin në fushën e bujqësisë.
Në Tiranë, u nënshkrua sot Plani i Veprimit për Zhvillimin e Sigurimeve në Bujqësi, mes zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari si dhe homologut turk Ahmet Bağcı.
Pas nënshkrimit të Planit të Veprimit, delegacioni turk u prit nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

Denaj bëri të ditur se përmes Planit të Veprimit për Zhvillimin e Sigurimeve në Bujqësi, sigurohet ekspertizë dhe asistencë teknike nga pala turke, çka sipas saj do të çojë në forcimin e kapaciteteve institucionale shqiptare.
Ministrja Denaj po ashtu deklaroi se qeveria do të rrisë mbështetjen shtetërore për fermerët.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një sistemi sigurimesh më të qëndrueshëm dhe efikas, duke garantuar më shumë mbrojtje financiare për fermerët dhe zhvillimin e bujqësisë”, tha ajo.
/Argumentum.al