• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
2 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

    Banka e Shqipërisë: 4.3 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar

  • POLITIKË

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

    MEPJ apelon qytetarët shqiptarë në vendet e Gjirit Persik për kujdes të shtuar

  • SOCIALE / KULTURË

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

    1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

    Takimi me liderët e partive/ Kurti nuk arrinë marrëveshje për dalje nga ngërçi në Kuvend

    Trumpi pohon se parandaloi një luftë të re në Ballkan dhe frenoi Serbinë; Me këtë ai ka parasysh takimin e çuditshëm në Shtëpinë e Bardhë,

    Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur inicdente në Gazimestan

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Uragani « Meloni» godet Europën!

26 Shtator, 2022
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EKSKLUZIVISHT PËR ARGUMENTUM

Nga Dr. Jorgji KOTE

Është fjala për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 Shtatorit në Itali dhe fitoren e bujshme të Giorgia MELONI, lideres karizmatike 45 vjeçare të ” Fratelli d’Italia”( Vëllezërit e Italisë). Triumfi i saj shkaktoi një uragan të vërtetë politik me emrin e saj, jo vetëm në Itali por dhe në krejt BE-në.  Kjo mbasi këto zgjedhje   ishin krejt të veçanta, sepse u zhvilluan pas krizës së koronës që e goditi tepër rëndë Italinë, krizave financiare, agresionit rus në  Ukrainë, faturave të kripura të gazit, energjisë, produkteve ushqimore, përshkallëzimit të krizës së azilit, e cila është  ” mollë sherri” me Brukselin dhe sfidave të  tjera të njohura globale.

Fitorja e Melonit shënoi një kthesë të madhe historike në peisazhin politik italian dhe europian.  Për herë të parë pas vitit 1945 fitoi bujshëm një koalicion  i të djathtës ekstreme, i kryesuar nga partia post-fashiste “Vëllezërit e Italisë“  me pjesëmarrjen e  ”Lega“ të Matteo Salvinit dhe ”Forza Italia” të Silvio Berlusconit. ” Vëllezërit e Italisë” siguroi 25,5 për qind të votave, nga vetëm 4 për qind më 2018, duke fituar shumicën absolute në të dy dhomat; Meloni do të jetë e para  grua kryeministre e qeverisë së 68-të italiane.  ”Lega“ mori 8,5 ndërsa Berlusconi 7,5 për qind.

PD-ja social – demokrate e  Enrico Letta fitoi  20 për qind të votave, krejt të pamjaftueshme për të qeverisur, mbasi nuk mblodhi dot forca të tjera nga qendra.

Krahas gëzimit të ligjshëm të miliona pasuesve, triumfi i Melonit ka ngjallur shqetësime të mëdha në Itali dhe në Europë. Ndryshe nga Suedia, ku tri javë më parë fitoi dhe atje ekstremi i djathtë, në rastin e Italisë bëhet fjalë për një ndër 7 vendet më të industrializuara të botës dhe ekonomia e tretë më e madhe në BE, etj.

E djathta italiane fitoi sepse ishte tërësisht e bashkuar. Sistemi zgjedhor i kombinuar mazhoritar me proporcional i jep përparësi të madhe koalicioneve parazgjedhore. Konkurrencën dhe luftën politike e ashpërsoi dhe reduktimi i numrit të deputetëve në 400 nga 630 dhe i senatorëve në 200 nga 315. E majta shkoi në këto zgjedhje jetike e ndarë për disa nga çështjet më kapitale, si qëndrimi ndaj Ukrainës dhe Rusisë, veç grindjeve dhe përçarjeve në Partinë Demokratike Social-Demokrate. 2 vjet më parë, lideri i saj dhe ish kryeministër më 2013 – 2017, Matteo Renzi u largua duke krijuar “Italia Viva“ me 7,5 për qind të votave.

Veç kësaj, e majta nuk ishte me këmbë në tokë, ajo ka kohë që nuk trajton  hallet dhe pritshmëritë e njerëzve të thjeshtë, të puntorëve, shtresave më të goditura nga krizat e njëpasnjëshme, pa frymëzim, pa besueshmëri. Në një periudhë kur  shumica dërmuese e italianëve janë tejngopur me deklarime dhe pohime europianiste; ata duan zgjidhje apo qoftë dhe  premtime se si të dalin nga këto udhëkryqe jetike.

Pikërisht këtë bëri liderja e “Vëllerzve të Italisë“, Giorgia Meloni; ajo u zotua  thjesht dhe pa bujë se do të bënte gjithçka për të gjithë italianët, për « Zotin, Familjen dhe Italinë » për të rikthyer lavdinë e markës “Made in Italia“ dhe për një “bel paesa“; shkurt, “më shumë Itali, më pak Europë, më shumë familje tradicionale dhe sa më pak migracion të paligjshëm“.  Veç kësaj, Meloni pati avantazh se Partia e saj, e krijuar më 2012 nuk kishte qenë asnjëherë në qeveri, as në atë të Draghit, por ka qenë në opozitë të përhershme, pra nuk është bashkëfajtore. Ja pse, Meloni që për ironi të fatit është lindur dhe rritur në një lagje tradicionalisht të majtë romake fitoi  besueshmëri të madhe, duke e 6 fishuar rezultatin zgjedhor brenda 4 viteve!

Logot e mësipërme zgjedhore ajo i sintetizoi në një program qeverisës prej 25 pika, me premtime joshëse për pagat, pensionet, uljen e taksave për të rritur fuqinë blerëse, shtimin e fondeve për të varfërit, arsimin, shëndetësinë, etj.

Mirëpo, tani, shqetësimi i madh në Itali dhe në Europë është  kostoja dhe fatura tejet e lartë dhe e papërballueshme e realizimit të këtyre premtimeve.  

Kështu, vetëm reduktimi i propozuar i taksave nga 23 në 15 për qind do t’i kushtojë Italisë  20 – 58 miliard Euro, veç humbjeve të tjera të kushtueshme!

Shqetësimi bëhet dhe më i madh për shkak të treguesve mjeranë ekonomikë dhe financiarë të vendit.  Borxhi i  brendshëm është 150 për qind të GDP-së, ose 2700 miliard Euro, me një inflacion dhe papunësi në rritje, çmimet në stratosferë, etj. Për pasojë, në rastin e një dështimi të pritshëm, Italia do t a zhytet dhe më thellë në krizë, bashkë me të dhe Europa!

Në fakt, problemi me liderët populistë dhe euroskeptikë të këtij koalicioni është se nuk kanë bërë  analiza shteruese ; ata flasin açik dhe si t’iu vijë për mbarë, « premtojnë qiejt », vetëm mohojnë dhe denoncojnë, vehtes i njohin vetëm meritat dhe sukseset, ndërsa gabimet dhe dështimet ia faturojnë të tjerëve ; brenda vendit opozitës, medias ndërsa jashtë vendit kryesisht burokracisë së Brukselit.

E megjithatë, në kushtet e tanishme në Itali, fjalët dhe premtimet populiste tingëllojnë ” muzikë e bukur” në veshët e elektoratit të zhgënjyer dhe pa besim te partitë tradicionale dhe liderët e tyre që tashmë konsiderohen «  relike ». Kësisoj, në elektoratin italian zuri gjithnjë e më shumë vend  mendimi «  ne të humbur që të humbur jemi, atëhere, përse të mos i  provojmë njëherë dhe këta”!

Nga ana tjetër, siç pohojnë ekspertët dhe vëzhguesit e njohur politikë,  ky koalicion nuk ka një program të qartë dhe konkret me ide dhe vizione politike; kjo nuk mund të ndodhë përderisa ai është thjesht një grumbullim mekanik i të frustruarve, të pakënaqurve dhe të lodhurve nga politika. Vetë “Vëllezërit e Italisë“ u krijuan më 2012 me disidentë të Berlusconit dhe forcave të tjera politike. As Meloni nuk ka shfaqur ide politike të mirëfillta, me përjashtim të „ JO-së së  përhershme ndaj çdo propozimi të qeverive të mëparshme. Mirëpo, përvoja e mëparshme tregon se këto ndjenja pa logjikë politike shuhen shpejt në politikën italiane, madje kthehen në bumerang për liderët e ndryshëm. Mungesa e partive të mëdha tradicionale dhe mosbesimi ndaj liderëve të tyre ka bërë që elektorati t’u drejtohet fytyrave të reja; mirëpo dhe këta të fundit, nga yje shumë shpejt kthehen në kometa politike që bien shumë shpejt nga qielli i pushtetit. Ja, shihni “5 Yjet“ që nga 32 për qind 4 vite më parë tani ra në 16 për qind! Ose populistin karizmatik Salvini, i cili nga 17 për qind më 2018, tani siguroi vetëm 9 për qind të votave !.

Në Itali mesatarja e jetës së një qeverie është vetëm 18 muaj. Giorgia Meloni vështirë t’i shpëtojë këtij realiteti. Ca më tepër që si Salvini dhe Berlusconi njihen për negativitetin dhe destruktivitetin e tyre politik, madje dhe kur janë në pozita të dobta, çka nuk përjashtohet as tani me Melonin.

Duke shkuar tej Italisë, fitorja e të djathtës ekstreme nuk është thjesht “dhimbje koke“ për BE-në, por një tjetër sfidë e jashtëzakonshme; me veprime dhe përplasje  të pritshme   me Brukselin dhe vendet antare, sidomos Francën dhe Gjermaninë. Tashmë në “kandar”  është vetë pozita dhe qëndrimi politik ndaj BE-së. Lajmi i mirë është se ndryshe nga disa vite më parë, asnjë nga tri partitë e koalicionit të ri qeveritar nuk është në favor të një ”Ital exit” ose dalje nga  BE-ja.  Sepse e dinë që kjo është një odise që nuk i shpie kund, siç tregoi dhe përvoja me BREXIT. 

Gjithsesi, ata janë për një BE të re, të ndryshme, siç është shprehur Meloni, pak a shumë sipas modelit hungarez “ demokraci iliberale”. Edhe pse tani në fund, ajo i i ka ulur ndjeshëm dozat e euro-skepticizmit, siç ka vepruar dhe me qëndrimet  ndaj trashgimisë fashiste të Musolinit të partisë së saj. Sa për Salvinin dihet ashpërsia e tij me BE-në, kur ai e ka cilësuar Brukselin një ” fole gjarpërinjsh” Berluskoni është më i moderuar në qëndrimet ndaj BE-së me disa europianistë në atë parti.  Kështu, Koordinatori Kombëtar i ” Forca Italia”  Antonio Trajani para tre vitesh ishte Presidenti i Parlamentit Europian!  

Meloni e bëri të qartë raportin e saj me BE-në dhe ditët e fundit kur deklaroi se “ festa mbaroi, Italia do të jetë në BE, por ndërkohë do të mbrojë interesat kombëtare si gjithë vendet e tjera antare nga Bruseli; ne  jemi për një Europë  të ndryshme, ku shteti i të drejtës të mos përdoret si armë ideologjike ndaj atyre që nuk janë me linjën.“

Në vijim, ajo ka kërkuar që ” Italia të jetë në pozita të barabarta me Francën dhe Gjermaninë, për një Konfederatë europiane që të respektojë sovranitetin e vendeve antare” Shqetësuese janë disa kritika dhe akuza direkte të saj ndaj Gjermanisë. Ekziston droja që nëse ajo vazhdon në këtë linjë anti-gjermane, e bashkërenduar dhe me aleatët e saj gjermanë, francezë, polakë, spanjollë, etj, kjo do të ishte me pasoja të dëmshme për rolin dhe  imazhin gjerman.

Këtu lind shqetësimi tjetër në BE se koalicioni i ri qeveritar është mbështetës i qeverive në Poloni dhe Hungari, si dhe i ultra nacionalistëve në SHBA, Francë, Gjermani, Spanë dhe gjetkë; kësisoj, do të zgjerohet rrethi i vendeve që kundërshtojnë vendime madhore të BE-së në fushën e politikës së jashtme, si sanksionet ndaj Rusisë në rastin më të fundit, etj. Gjithashtu, fitorja e ekstremit të djathtë do të jetë frymëzim dhe inkurajim në zgjedhjet e  ardhëshme në vendet e tjera europiane, për të realizuar idenë e Steve Bannon, ish Këshilltar i Trump per një alternativë fituese të ekstremit te djathtë në BE.

Qëndrimet, rezervat dhe kundërshtimet e hapura ndaj BE-së,  në emër të sovranitetit, Italia pritet t’i shfaqë sapo të krijohet qeveria e re, si një nga mënyrat kryesore për të dalë nga qerthulli serioz ku ndodhet ekonomia dhe financat italiane. Një nga veprimet e para të qeverisë së re do të jetë kërkesa ndaj Brukselit për rishikimin e  Planit të Rimëkëmbjes së BE-së prej 750 Miliard Eruro të miratuar në vitin 2020, prej të cilit ajo ka përfituar më shumë se çdo vend tjetër, plot 200 miliard Euro. Duke e justifikuar këtë me rritjen e çmimeve të gazit dhe energjisë, koalicioni fitues  do të kërkojë më shumë, një mision tejet i vështirë, mbasi do të duhet konsensusi i të 27 vendeve antare të BE-së që dy vite më parë u arrit mes peripecish të panumurta. 

Po ashtu, Italia do të kërkojë rishikimin e Paktit të Stabilitetit Ekonomik të BE-së që është pezulluar në tri vitet e  fundit, për shkak të pandemisë COËID – 19. Këtu përfshihen ulja e kufirit të deficitit të brendshëm nën 3 për qind që është aktualisht dhe rritja e borxhit të jashtëm mbi kuotën aktuale 60 për qind të GDP-s. Sërish mision tejet i vështirë, për të mos thënë i pamundur; ca më tepër që Italia nuk respekton dot as standardet më minimale në këto fusha jetike.

Nga ana tjetër, Italisë do t’i duhet të vazhdojë me reformat e  guximshme të filluara nga qeveria Draghi, çka sërish duket e pamundur me këtë koalicion të ri qeveritar, që vetëm kërkon, por nuk dihet se sa dhe çfarë mund të japë në këmbim. Sipas stilit populist, në rast dështimi, fajtori do të jetë BE-ja dhe Brukseli.

Çështë më e keqja, për realizimin e këtyre piksynimeve, Italia nuk do të hezitojë të kërkojë dhe ndryshimin e traktateve themelore të BE-së; të gjitha në emër të “ sovranizmit”. Mirëpo, ” sovranizmi” që ata shfaqin ngre pikpyetje dhe dyshime të mëdha lidhur me besueshmërinë e tyre politike. Siç pohon zv. Presidenti i Komisionit Europian,  Franc Timmermans në një intervistë te  ” La Republica” ” nuk njoh sovranist që ta mos jetë kundër institucioneve europiane”. Gjithsesi, krahas analizave që do të vijojnë, le të presim fillimin nga puna të qeverisë së re italiane me  urimet më të mira.

/Argumentum.al

© 2022 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

29 Qershor, 2025
OP/ED

Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

27 Qershor, 2025
OP/ED

Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

21 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Studentët u mashtruan  nga propaganda e lirë e Vuçiçit: Ndodhi një kthim radikal djathtas, revolta e humbi kuptimin, ndërsa shansi u humb

30 Qershor, 2025

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

30 Qershor, 2025

Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

30 Qershor, 2025

Xi Jinping-u kërkon qeverisjen e rreptë të Partisë

30 Qershor, 2025

Partia Komuniste e Kinës forcohet ndërsa anëtarësia e saj i tejkalon 100 milionët

30 Qershor, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.