• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
13 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SOCIALE / KULTURË

Vetmitari i dashurisë dhe “Anja” e Ahmet Prençit

8 Gusht, 2020
in SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

(Shënim për Romanin “Anja”, botuar nga WestPrint)

Nga: Arben Çejku

Sapo kam përfunduar së lexuari romanin “Anja” të shkruar nga Ahmet Prençi, autor i një vëllimi të shkëlqyer poetik (Udhë në pasqyrë – 2016) dhe një përmbledhjeje me esse (Vice-Versa – 2019).
Zoti Prençi është një emër shumë i njohur për publikun e gjerë, për shkak të detyrave të larta shtetërore që ka patur, përfshi atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Viteve të fundit ai është afirmuar edhe si një zë publik në betejën për një reformë reale të drejtësisë dhe për një luftë pa kompromis kundër krimit e korrupsionit. Ky profil, që ai ka ndërtuar vit pas viti dhe shkallë pas shkalle në karrierën e tij profesionale dhe administrative, ka gdhendur në mendjen e publikut figurën e një shtetari, larg përfytyrimit se pas këtij personaliteti mund të kemi edhe një talent letrar akoma më të vlefshëm.
Midis zotit Prençi si funksionar shtetëror dhe Ahmetit si talent letrar, gjithnjë ka patur një “perde” ndarëse, një perde të mistershme psikologjike të autocensurës, që e ka bashkëshoqëruar ngado ku ka shkuar. Mirëpo sot, lirisht mund të them që “perdja ka rënë” dhe Ahmet Prençi mund të shihet qartë në rolin e tij si një poet dhe romancier shumë i talentuar, që e tejkalon “famën” e “kryepolicit”, siç e kemi njohur ne të gjithë.
Duke lexuar krijimet e tij poetike, eseistike apo së fundmi romanin “Anja”, mund të them se detyra e tij si “kryepolic” ka qenë një post dhe rol “aksidental”, përkundër gjithë formimit, kulturës, talentit, përkushtimit dhe perspektivës që ai ka si shkrimtar dhe krijues, si zë publik e qytetar, si një emër që ka munguar në letërsinë moderne të këtij fillimshekulli. Pra, “roli” i zotit Prençi si “kryepolic” ka përfunduar, ndërsa tani ai është ngjitur në skenën e prozës moderne shqiptare me “Anjën” e tij, për të zënë vendin që i takon dhe ku ai ndjehet vetvetja, më mirë se kudo tjetër në hierarkinë e posteve administrative.

Romani “Anja”, një risi për prozën shqipe

“Anja”, është një prozë e realizuar bukur artistikisht dhe përbën një befasi për të gjithë ata që do ta lexojnë. Letërsia ka qenë ëndrra dhe destinacioni i Ahmet Prençit, i cili gjatë gjithë këtyre viteve, që nga rinia e tij, e ka mbajtur atë “nën jastëk”, herë si libër leximi e herë si motiv frymëzimi, herë si fletore me poezi e herë si brengë, herë si yll udhërrefyes dhe herë si qëllim final të veprimtarisë së tij.
Ndërmjet angazhimeve të përditshmërisë burokratike, fatit të karrierës profesionale dhe krijimtarisë letrare, Ahmeti, siç thamë kishte vendosur një perde misteri, prapa së cilës punonte me përkushtim, por edhe në heshtje. Sa më lart ngjitej ai në karrierën administrative, aq më pak “guxonte” t’u fliste atyre që kishte pranë për talentin e tij të fshehur, si krijues vjershash dhe adhurues i letërsisë. Ndoshta një brengë dhe “autocensurë” të ngjashme e ka përjetuar edhe shkrimtari e poeti Hil Mosi, në kohën kur ishte i angazhuar me detyra shtetërore dhe drejtonte policinë e shtetit…
Romani “Anja” është një prozë bashkëkohore, që lexohet me një frymë dhe të mban “lidhur” deri në fjalinë e fundit. Kjo tregon shumë për aftësitë e një shkrimtari, i cili jo vetëm mban të “lidhur” lexuesin pas veprës së tij, por mbi të gjitha tregon se ai ka ditur ta “lidhë” mjeshtërisht vetë veprën, ta ndërtojë bukur ngrehinën e saj artistike.
“Anja” nuk është një stisje letrare e përkthyer dhe e ambalazhuar me reklama të mëdha apo një trill veror i përkthyer nga letërsia komercialiste e ditëve tona, por një vepër letrare dinjitoze shqiptare, e shkruar jo vetëm me pasion e kulturë letrare, por edhe me kujdesin e një talenti që i kushton rëndësi çdo fjale e çdo vargu, me stilin e një poeti që di se ku dhe si ta qendisë artistikisht veprën e vet duke përdorur ngjyrimet, metaforat, krahasimet dhe përshkrimet mahnitëse, siç është ai për kullën, odën malsore, për sokaket e Gjirokastrës (Drinasit) dhe shumë risi të tjera që ka vepra. Përveç personazheve shumë interesante, romani ka një shtrirje gjeografike nga jugu në veri, duke përfshirë brenda kornizës së kohës dekadat e fundit të ndryshimeve të mëdha sociale e politike, të cilat kanë lënë gjurmë tek secili prej nesh. Romani ka një shtrirje të mjaftueshme në disa kapituj dhe është sintetizuar mirë në ruajtjen e linjës kryesore të rrëfimit, pa devijuar në digresione pafund dhe shkapërderdhje të rrëfimit. Autori ka dëshmuar se ka stilin e tij të veçantë artistik, duke arritur që një fabul të thjeshtë njerëzore ta ngrejë në piedestalin e artit të mirëfilltë duke përcjellë mesazhe të forta shoqërore e filozofike mbi kuptimin e jetës dhe të dashurisë.
“Anja” sapo ka nisur rrugën e vet për tek lexuesit që kanë një interes dhe kureshtje të ligjshme për të njohur Ahmetin si prozator. Besoj se ka edhe të tjerë që janë kureshtarë të “njohin “Anjën si personazh dhe si mesazh! Lexuesi skeptik mund të më thotë se ky është romani i parë dhe është herët të flitet për një arritje të mirëfilltë artistike për letërsinë tonë moderne, sepse “me një lule nuk vjen pranvera”! E drejtë, por populli thotë, po ashtu, se “dita e mirë duket që në mëngjes”. Dhe kjo është parë tek vëllimi poetik i Ahmetit, por edhe tek kjo vepër e shkëlqyer. Shkrimtari i famshëm Walter Scot, fillimisht e nisi me botime poetike dhe romanin e parë e botoi kur ishte në moshën e Ahmetit…
Më vjen mirë që brenda një kohe kaq të shkurtër është krijuar togfjalëshi identifikues mes autorit dhe romanit, që ka nisur të njihet si “Anja e Ahmetit”, si atëherë kur njërën prej veprave të Gorkit, e identifikonim si “Nëna e Gorkit”. Ndoshta kjo duket si një paralele e sforcuar, por në kushtet e një letërsie në tranzicion dhe, sidomos në rrethanat e një shkrimtari të ri, kjo është një simbolikë inkurajuese dhe shpërblyese për mundin e tij të netëve pa gjumë dhe ngulmimit sizifian të krijimit të veprës kapitull pas kapitulli.
Gdhendja e një vepre të tillë, si ajo që na ka sjellë autori, nuk ka kaluar pa një proces të vështirë ripunimi e rishikimi prej tij, deri atëherë kur redaktori Shefqet Meko dhe recensentët me përvojë, Behar Gjoka e Ana Kove, t’i kenë dhënë “vizën” për ta botuar.

Misioni për dashurinë me “D” të madhe

Romani ka në qendër fabulën e marrëdhënies së pazakontë mes dy personazheve kryesore, që janë Anja dhe Antoni; një ortek ndjenjash dashurie që duket sikur zë poshtë secilin prej tyre. Është diferenca gjeografike, diferenca e moshës dhe rrethanat jetësore të ndryshme, ato që vënë fillimisht në skajet e skenës të dy personazhet kryesore, të cilët pikëtakohen me shpejtësinë dhe fuqinë e një meteori. Nga mitologjia dhe kërkimet e shkencës alternative, thuhet se nga përplasja e tokës me një planet tjetër (Nibiru ose Marsi), u krijua sateliti që ne e njohim si Hëna. Çfarë ndodhi nga takimi krejt i papritur mes Anjës dhe Antonit në një hotel të bregdetit shqiptar dhe nga mbulimi me dallgët erotike të njëri – tjetrit?
Udha e Anjës dhe Antonit u pikëtakuan si dy dretëza në një moment të caktuar të jetës së tyre, për të vazhduar më tej secili “më vete”. Por, në fund të rrëfimit, lexuesi e gjen përgjigjen e pyetjes, se, a jetuan ata realisht në vetmi apo e kishin praninë e njëri – tjetrit në një mënyrë të pazakontë?
Anton Hila, personazhi tjetër kryesor i romanit është një shqiptar i ditëve tona, i cili lufton në jetë dhe përpiqet vetëm për një gjë; të mbetet vetvetja! Mirëpo nëse ai ka patur sukses në arsimimin e tij, në karrierën profesionale, në tërheqjen e një respekti të përhershëm shoqëror ndaj tij, është në dilemë dhe i paqartë në dhënien e një përgjigjeje, nëse bëri mirë apo bëri keq që nuk u martua kurrë dhe mbi të gjitha, a qe gjithmonë vetvetja në dashuri?
Kudo ku bëri hap e foli, ai tregoi individualitetin e tij, personalitetin e një qytetari model, të kulturuar, që do librin, do miqësinë, do vendin, do punën dhe nuk ka surpriza në “axhendën” e përditshmërisë së tij individuale. Ai kalon nëpër sfidat e ndjenjave djaloshare dhe përcëllohet tek tuk nga zjarri i dashurive kalimtare, por nuk gjen ende një spirancë që ta ndalë varkën e tij në bregun e zakonshëm të “normaliteteve familjare”.
Ai rrethohet nga personazhe që bëjnë jetë “normale” në zemër të së cilës është anormaliteti, ku dashuritë jo gjithmonë jetojnë normalisht, por përkundrazi, mbijetojnë sa për të thënë, sa për formë, sa për sytë e të tjerëve; dashuri si lulet artificiale… Ai kërkon një dashuri të vërtetë si “kulm mbi kokë” dhe jo një martesë sa për traditë dhe për të qenë “në rregull” me opinionin e gjerë publik. Ai e do martesën, por mbi të gjitha vlerëson dashurinë! “E dua Çezarin, por më shumë dua të vërtetën”, sikur thotë Antoni në përgjigje të ceremonisë së munguar martesore.
Në thelbin e jetës së tij ai vendos vlerat e dashurisë ideale, të vërtetësisë dhe një grushti parimesh fisnike, që për shumicën përbëjnë një “arkaizëm” të dalë boje.
Përballë kompromisit të gjerë shoqëror, përballë stisjes dhe sjelljes “sa për sy e faqe” apo dashuriçkave kalimtare, ai është vetmitari që lufton për dashurinë me D të madhe. Ndërsa ndjek Antonin në këtë roman, duket sikur po sheh “plakun” e Heminguejt tek “Plaku dhe deti”. Antoni është vazhdimisht në mes të detit, në mes të jetës, një detar i palodhur, që kërkon të peshkojë një herë e mirë dhe jo të merret me cironka deti dhe gjueti dosido; ai kërkon të mbushë zemrën dhe shpirtin, para se të mbushë duart!
Romani mban titullin “Anja”, për arsye që i ka vlerësuar autori, por zemra e romanit është pikërisht Antoni, që ulërin me heshtjen dhe vetminë e tij! Anja është hëna që sillet përreth tij, që i krijon baticat e zbaticat shpirtërore, që e mban me kokën nga qielli, nga e ardhmja, nga shpresa dhe ura që e lidh me orientin e përhershëm. Anja, një ditë i sjell grushtin me letra, një grusht me prush ndjenjash që vetëm e përcëllojnë Antonin, por nuk e ngrohin dot në atë moshë që është ai dhe në atë dialog të fundit që po bën me jetën.. Por supriza më e madhe, kometa që lidh në përjetësi dy shpirtarët e tyre të vetmuar, vjen në fund…
Ata ishin vetëm, jetuan vetëm, por nuk vdesin vetëm!
Autori sjell mesazhin e madh se kush vlerëson dashurinë, vlerëson jetën dhe kush vuan për dashurinë, vuan për kuptimin e jetës! Antoni na thotë se është më mirë të kesh një vetmi për hir të dashurisë, sesa të shkelësh mbi dashurinë për hir të “martesës”. Prandaj romani “Anja” i Ahmet Prençit, nuk mbart vetëm një risi letrare, por edhe një mesazh të madh shoqëror mbi kuptimin e jetës dhe të dashurisë.

Related- Posts

SOCIALE / KULTURË

Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

25 Shtator, 2026
SOCIALE / KULTURË

“Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

23 Shtator, 2026
SOCIALE / KULTURË

Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

15 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Iluzioni i paqes: Armëpushimi në Gaza, përmendore e hipokrizisë së botës

12 Tetor, 2026

Shtatë sfidat që e presin Kosovën pas ngërçit që e mbajti shtetin pezull!

12 Tetor, 2026

Bota në një pikë kthese: Zgjedhjet, paqëndrueshmëria politike dhe rreziku në rritje bërthamor

12 Tetor, 2026

“12345”: Një numër “magjik” në Kinë?

12 Tetor, 2026

Si e dëgjon një qytet atë që nuk funksionon?

12 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.