• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
24 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Rama nis sezonin e ri politik nga Pogradeci: “Besa”, “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania” në provën e mandatit të katërt

    Ministri Hoxha: Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj në Itali. Pritet nga Mattarella dhe Meloni. Mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

    Rama për incidentin në Pustec: “Shqipëria nuk do ta ulë monedhën e vlerave në nivelin e parodisë”

    MEPJ: Mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar në Pustec, mungesë serioze

    Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë për Festën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK–AAK protestojnë “koti” para Qeverisë, sepse janë shumë larg zemrës së qytetarit!

    Ramush Haradinaj propozon rikthimin e Thaçit në Presidencë

    Çfarë qëndron pas kundërshtimeve për ndërtimin e një kishe në Vushtrri?

    Mickoski në Pustec, shkelet protokolli: Mungon himni shqiptar

    PSE HESHTIN INTELEKTUALËT MAQEDONAS?

    KE për hapjen e urës mbi Ibër: Presim konsultime dhe koordinim

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

VMRO me pushtet absolut!

9 Maj, 2024
in JO VETEM LAJM, MAQEDONI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Koalicioni i udhëhequr nga LSDM ka arritur rezultatin më të dobët që nga pavarësia e shtetit deri më sot. Ranë edhe dorëheqjet e para. Në ndërkohë, VMRO ka fituar 58 deputetë, Fronti Europian 19, VLEN-i 13, ndërkohë që ZNAM dhe E Majta nga 6 deputetë. VMRO duket nuk ka lëviz në qëndrimin që BDI të mos jetë pjesë e Qeverisë

Zenel MIFTARI

Shkup, 9 maj – Fitore e dyfishtë dhe e madhe për VMRO-DPMNE-në, fitore e pirros për BDI-në, kolaps historik i LSDM-së. Kështu mund ta përshkruani shkurt epilogun e zgjedhjeve të dyfishta të djeshme në Maqedoninë e Veriut, pas të cilave vendi fitoi për herë të parë presidente femër, dhe rregullimi dhe ndikimi i treshes së parë politike në vend u rikompozua në mënyrë dramatike.

Koalicioni i udhëhequr nga LSDM dje ka arritur rezultatin më të dobët që nga pavarësia e shtetit deri më sot. Deri më tani, rezultati më i dobët i saj ishte ai i zgjedhjeve parlamentare të 1 qershorit 2008, kur fitoi 233.284 vota dhe mori 27 mandate parlamentare. Rezultati i djeshëm prej 153.250 votash është 80.000 vota më i dobët se ai rezultat. Mirëpo, për dallim nga viti 2008, kur LSDM përjetoi një debakli nga pozita e opozitës, kolapsi i djeshëm erdhi pas shtatë viteve të qeverisjes së LSDM-së. Edhe pse Koalicioni i LSDM-së, sipas numrit të votave 153.250 (15.36%), është i dyti pas Koalicionit të VMRO-DPMNE-së me 431.251 vota (43.23%) dhe 58 mandate parlamentare, socialdemokratët ranë në vendin e tretë sipas numrit të mandateve të fituara parlamentare – 18. Për shkak të përqendrimit më të mirë të votave sipas zonave, Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI mori 19 mandate parlamentare, pra një më shumë se LSDM. Me këtë BDI dhe koalicioni u bënë forca e dytë në Parlament, ndonëse fituan 137.486 (13.78%), gjegjësisht 15.000 vota më pak se koalicioni i LSDM-së.

Për krahasim, nëse në vitin 2008 Koalicioni VMRO-DPMNE kishte 36 mandate parlamentare më shumë se Koalicioni i LSDM-së (raporti 63:27), tani kjo diferencë arrin në 40 (58 mandate të VMRO-DPMNE kundrejt 18 të LSDM-së). Pas këtij rezultati, pasuan dorëheqjet e para të dy nënkryetarëve të partisë – Fatmir Bytyqi dhe Pero Kostadinovski, nuk përjashtohet që të pasojnë edhe të tjera para se të mbahet kongresi llogaridhënës i LSDM-së, në të cilin do të përcaktohet përgjegjësia për dështimin. Bytyqi tregoi se dorëheqja e tij do të jetë plotësisht efektive kur të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe kolegët e tjerë që përbëjnë kryesinë e partisë, nga i pari tek i fundit.

REZULTATE TË PRITSHME, ÇFARË PASON?

Krahasimi me vitin 2008 nuk lidhet vetëm me rezultatin e keq të LSDM-së, por edhe me pritjet e BDI-së që, ashtu si atëherë, fituesi i bllokut maqedonas do të formojë qeveri me fituesin e bllokut shqiptar, i cili e korrigjoi “gabimin”. nga viti 2006, kur “fituesi BDI” mbeti jashtë Qeverisë. Por, ky parim ishte shkelur nga BDI në vitin 2017, kështu që VMRO-DPMNE gjatë fushatës njoftoi se do të diskutojë për përbërjen e qeverisë me Koalicionin opozitar VLEN, i cili dje fitoi 13 mandate parlamentare (6 më pak se Fronti Evropian i BDI-së). Partia e Ahmetit kësaj radhe nuk mund t’i drejtohet vullnetit shumicë të elektoratit shqiptar, sepse fronti është mbështetur edhe në votat e partive të tri komuniteteve tjera etnike. Në të njëjtën kohë, BDI-ja dukej se i kishte eliminuar vetë shanset për të biseduar me fituesin pasi një zyrtar i tyre dje publikoi videon e tij duke mos votuar për zgjedhjen e presidentit, gjë që u pa si një tentim për të mos arritur censusi prej 40 për qind.

“Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare ishin të pritshme në disa segmente dhe shumë befasuese në disa segmente tjera. Ajo që priteshte ishte fitorja e Frontit ndaj VLEN, formim i grupeve parlamentare nga ‘Levica’ dhe ZNAM dhe fitorja e VMRO në nivel shtetëror. Befasitë janë rezultati katastrofal i LSDM e cila tani më është forca e tretë në Parlament me 18 mandate pas FRONTIT që doli i dyti me 19 mandate dhe derdhja e 30.000 votave të ZNAM në VMRO e cila nga 83.000 ra në 53.000 vota. Është për tu notuar fakti se pati festë në të dy taboret shqiptare por eufori pati te shtabi i VLEN të cilët edhe pse  kundrejt FRONTIT humbën në raport 1.5 me 1 me mandatet e fituara dhe që është dallim i madh, vazhdojnë e thonë se do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Kjo për mendimin tim është shumë e dëmshme sepse po e ndihmon synimin e deklaruar të eksponentëve të VMRO-së për zhbërjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe kthimin prapa në kohë kur ne shqiptarët mbivotoheshim dhe vareshim pothuajse ekskluzivisht nga vullneti politik i maqedonasve të cilët kishin pushtetin në kohë të caktuar”, ka deklaruar për KOHA, Faton Aliti, analist. Sipas tij, kjo vardisje e VLEN për të qenë në pushtet me çdo kusht cenon seriozisht vijat e trasha të interesit tonë kombëtarë shqiptar në Maqedoni. “Njëherit shpërfaq nevojën urgjente për të zgjeruar çështjet të cilat duhet të vendosen me shumicë të dyfishtë (Badenter), me theks të veçantë te mënyra e zgjedhjes së qeverisë në të ardhmen sepse vetëm kështu mund të sigurohet respektimi i vullnetit të shumicës së qytetarëve jomaqedomas gjatë formimit të qeverisë dhe sigurohet që ky proces mos të varet vetëm nga dëshira e mandatarit i cili mund të jetë i papërgjegjshëm si në rastin e Mickoskit tani”, potencoi ai.

E MAJTA DHE ZNAM ME 6 DEPUTETË

E Majta dhe ZNAM do të hyjnë në parlamentin e ri me nga 6 deputetë, ndonëse partia e Apasiev mori pothuajse 12 mijë vota më shumë se partia e Maksim Dimitrievskit. Apasiev tashmë ka bërë të ditur se kërkesa e parë e partisë do të jetë krijimi i një njësie zgjedhore. E Majta ka marrë 67.338 vota (6.75%) dhe me 26.000 vota më shumë ka tejkaluar rezultatin e arritur nga kandidatja e tyre për presidente, Biljana Vankovska, e cila ka fituar 41.331 vota. E kundërta është situata me ZNAM, e cila në zgjedhjet parlamentare mori 55.539 vota (5.57%), që është 28.000 më pak se votat (83.855) që mori Maksim Dimitrievski si kandidat presidencial i ZNAM-it vetëm dy javë më parë.

Ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, zgjedhjet presidenciale do të hyjnë në histori pasi Maqedonia e Veriut mori për herë të parë presidente femër. Trendi nga raundi i parë mbeti i njëjtë edhe në të dytin – Gordana Siljanovska-Davkova mori 560.170 vota (65.14%), pra kishte më shumë se dyfish epërsi ndaj Stevo Pendarovskit, i cili mori 251.541 vota (29.25%).

Siljanovska e konsideroi faktin që për herë të parë një grua do të jetë presidente si frymëzim për gratë e zgjuara në Maqedoni. Ajo bëri të ditur se do të rrethohet me gra të ngjashme me të, të forta, të cilat mund të shprehin një qëndrim dhe ta mbrojnë atë, gjë që ajo e konsideron një hap të madh përpara dhe një hap reformues. “Nuk është koha për përçarje, për mburrje, për triumfalizëm. Ne, unë, ata që do të jemi në detyrë, duhet të përpiqemi t’i japim fund ballkanizimit, të përpiqemi të ndihmojmë njëri-tjetrin. Në politikë nuk mund të veprosh me emocione, duhet të jesh racional. Ne duhet të fillojmë të kuptojmë njëri-tjetrin, të ndihmojmë njëri-tjetrin, jo për të kërkuar veton, por për mbështetje. E di që do të bëj gjithçka për të mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare”, tha presidentja në ardhje, Gordana Siljanovska-Davkova. (koha.mk)

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Ai turku“ dhe hapja e Urës së Ibrit!

24 Gusht, 2026
Bota

Kazakistani mbajti sot zgjedhjet e para për parlamentin e ri njëdhomësh

23 Gusht, 2026
JO VETEM LAJM

Ramush Haradinaj propozon rikthimin e Thaçit në Presidencë

22 Gusht, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ai turku“ dhe hapja e Urës së Ibrit!

24 Gusht, 2026

Zgjedhjet në Kazakistan/ OSBE/ODIHR: Të përgatitura mirë teknikisht, por pa pluralizëm të vërtetë politik

24 Gusht, 2026

Ukraina, 35 vjet Pavarësi: nga 1991 në luftën që po ndryshon Europën

24 Gusht, 2026

Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

24 Gusht, 2026

Rama nis sezonin e ri politik nga Pogradeci: “Besa”, “Prania Besnike” dhe “Pasqyrë Albania” në provën e mandatit të katërt

23 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.