Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, thotë se viti 2014 do të jetë më i keq për shkak të konflikteve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Në fjalimin e mbajtur para Akademisë së Shkencave, Vuçiq tha se për Kosovën duhet të blejnë kohë duke pritur që gjërat të ndryshojnë në arenën ndërkombëtare.
Kreu i shtetit serb ka deklaruar se detyra e tij është ruajtja e tërësisë territoriale të Republikës, përfshirë edhe Kosovën.
Vuçiq la të kuptohet se në situatën aktuale është më mirë që Serbia të blejë kohë sesa të pranojë të heqë dorë nga Kosova. Sipas tij, në fazën aktuale Serbia nuk do të fitonte asgjë.
“Askush nuk do të japë asgjë. Edhe sikur të pranonim premtimet që ata bëjnë, nuk do të merrnim asgjë në planin taktik apo strategjik për vendin tonë. Është e rëndësishme të mbrojmë atë që na takon, të ruajmë paqen dhe të mos rrezikojmë të ardhmen e vendit dhe të presim një mundësi të favorshme”, tha Vuçiq.
“Ajo që më frikëson mua, në epokën e rrjeteve sociale, është se përbuzja dhe urrejtja janë bërë gjërat më të rëndësishme. Kam frikë se viti i ardhshëm do të bëhet më i keq, se do të na sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira, më shumë se sa na solli viti 2023”, ka theksuar Vuçiq.
Vuçiq tha se Akademia e Serbisë është institucioni që e ka ndihmuar Serbinë në momentet më të vështira historike.
/Argumentum.al