Presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste të fundit me gazetën europiane “Politico” në Bruksel, sinjalizoi për herë të parë se ishte i gatshëm të bënte një shkëmbim të madh politik në emër të Serbisë: njohjen e Kosovës për anëtarësimin në BE.
Edhe pse është hedhur disa herë poshtë nga Beogradi zyrtar, Vuçiç duket se ka shfryëzuar pandeminë për të reflektuar për të ardhmen e vendit të tij, duke deklaruar se Serbia duhet të behët pjesë e unionit europian në vitin 2026. Por edhe pse nuk ka çuar përpara shumë prej reformave të kërkuara nga BE, përkundrazi, ka bërë hapa pas, Vuçiç duket se ka kuptuar se ka një çelës magjik që mund t’i hapë dyert unionit: Kosovën.
Duke folur nga Brukseli, presidenti serb deklaroi se kishte vendosur të merrte shembull nga Gjermania moderne, e cila është pajtuar me humbjen e territorit që dikur e konsideronte të vetin, dhe në vend të kësaj u përqendrua në ngritjen ekonomike dhe promovimin e kulturës dhe vlerave të saj. Vuçiç, për të cilin Gjermania është një model edhe për Serbinë, sinjalizoi se ishte i gatshëm të pranojë se Kosova nuk është më krahina e saj, nëse i hapej rruga e anëtarësimit në BE.
Ai iu referua dy herë vetes si një “djalë i vogël nga Ballkani përballë superfuqive botërore”, një përshkrim i çuditshëm jo vetëm sepse ai është i gjatë 2 metra, por se gjatë gjithë dekadës së kaluar, presidenti serb duket se ka hapur dyert e vendit të tij për fuqitë si Kina, Rusia, Turqia, Katari
Strategjia e Vuçiç për të arritur sa më shumë në këmbim të Kosovës duke se po funksionon. Siç është parë tashmë, perëndimi kritikat i ka adresuar në drejtim të faktorit shqiptar, ndërsa Vuçiç i cili në të vërtet nuk e ka Kosovën arrin ta shesë në mënyrë shumë të shtrenjtë.
Përpos inatit që mund të kemi me serbët dhe Serbinë, strategjia e Presidentit të tyre është për t’u marr shembull.
h.e/ Argumentum