Me rastin e Festës së të Korrave të Fermerëve Kinezë, që këtë vit shënon edicionin e nëntë, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, president dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës Xi Jinping, në emër të Komitetit Qendror të Partisë, u përcolli urimet për festën dhe përshëndetjet e përzemërta fermerëve në mbarë vendin dhe të gjithë punonjësve në fushën e bujqësisë, zonave rurale dhe fermerëve.
Foto nga VCG
Xi Jinping theksoi se këtë vit, prodhimi i drithërave verore në Kinë ka shënuar një rekord të ri, ndërsa prodhimi i hershëm i orizit ka mbetur i qëndrueshëm dhe pritet një korrje e bollshme e drithërave të vjeshtës.
Foto nga VCG
Presidenti Xi vuri në dukje se komitetet e Partisë dhe organet e qeverisjes në të gjitha nivelet, duhet të zbatojnë tërësisht vendimet dhe planet e Komitetit Qendror të Partisë, të promovojnë në mënyrë solide rigjallërimin e gjithanshëm rural, të rrisin efektivitetin e politikave për forcimin, mbështetjen dhe pasurimin e bujqësisë dhe fermerëve, të përqendrohen në përmirësimin e kapacitetit të përgjithshëm prodhues të bujqësisë, si dhe të cilësisë dhe efikasitetit, të zgjerojnë kanalet për rritjen e të ardhurave dhe pasurimin e fermerëve, si dhe të ndërtojnë, në përputhje me kushtet lokale, fshatra të përshtatshme për banim dhe zhvillim, me synimin që fermerët të gëzojnë një jetë gjithnjë e më të lumtur dhe më të mirë./cgtn





















































