Zelensky kërkon bllokimin e turistëve rusë/ Rama: Jemi në të njëjtën linjë me BE-në

Përmes një videomesazhi mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i Ukrainës ndër të tjera, i kërkoi qeverisë që të bllokojë ardhjen e turistëve rusë në vendin tonë.

Këtë pasdite pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Edi Rama i përgjigjet Volodymyr Zelensky, duke i thënë se këtë masë nuk e merr dot, përsa kohë nuk ka vendim të unifikuar nga Bashkimi Europian.

”Vendimet tona janë të linjëzuara me BE-në dhe përsa kohë nuk ka një vendim të linjëzuar të BE-së, atëherë do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë si vendet e shkuara. Nëse do të ketë vendim nga BE-ja atëherë edhe ne do të linjëzohemi. Do të japim ndihmë monetare për Ukrainën”.

Rama shtoi se Shqipëria do të ofrojë nesër një ndihmë monetare për Ukrainën.