Në vitin 2019 u publikua zyrtarisht Programi i Planifikimit të Zhvillimit të Zonës së Gjirit të Madh Guangdong-Hong Kong-Makao, ku u paraqit qartazi objektivi për ndërtimin e një qendre globale të inovacionit shkencor dhe teknologjik.
Sot në këtë zonë, autorizohen çdo ditë mbi 400 patenta shpikjesh. Këtë vit, “Grupi inovator Shenzhen-Hong Kong-Guangzhou” u rendit i pari në Listën e 100 Grupeve Inovatore më të Fuqishme në Botë.
Në këtë zonë, janë formuar 2 laboratorë kombëtarë, 45 laboratorë kryesorë vendorë si dhe 33 laboratorë të përbashkët Guangdong-Hong Kong-Makao. Këta laboratorë janë të lidhur me linjat e prodhimit. Përmasa e industrisë kyçe të inteligjencës artificiale tejkalon 220 miliardë juanë.
Me një sipërfaqje prej më pak se 0.6% e Kinës, Zona e Gjirit të Madh krijon 1/9 e vëllimit ekonomik të mbarë vendit, duke u bërë ndër rajonet më të hapura dhe më me gjallëri në Kinë.
Në mbledhjen qendrore mbi punët ekonomike që përfundoi pak kohë më parë, u theksua sërish ndërtimi i një qendre globale të inovacionit shkencor dhe teknologjik në Gjirin e Madh Guangdong-Hong Kong-Makao, duke i ofruar kësaj zone përfitime politike. Në të ardhmen, kjo zonë do të përpiqet të formojë pesë grupe të industrive të reja me vlerë prodhuese prej 100 miliardë juanësh, përfshirë ekonominë e hapësirës ajrore në lartësi të ulët, prodhimin biologjik, prodhimin e pajisjeve të përparuara, etj./CGTN





























































