Zëvëndëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i shoqëruar nga Ministri i Financave z.Millojko Spajiq dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z.Jakov Millatoviq, vizituan sot zyrtarisht komunën e Tuzit.
Abazoviq, u prit nga kryetari i komunës Nik Gjeloshaj dhe nënkryetarët Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq. Kryetari i komunës z. Nik Gjeloshaj, uroi zëvendëskryeministrin Abazoviq për postin e ri si dhe ministrat Millatoviq dhe Spajiq, duke Ju uruar sukses në punët e tyre, duke treguar dëshirë dhe gatishmëri për bashkëpunim ndër institucional.

Čast mi je i zadovoljstvo što sam, zajedno sa ministrima Milojkom Spajićem i Jakovom Milatovićem, prvu zvaničnu posjetu Opštinama – započeo u Tuzima!

Dogovoreni su važni projekti, koji će značajno poboljšati kvalitet života građana/ki najmlađe crnogorske opštine! 🤝🏻 pic.twitter.com/At3gDS3yRo
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) December 14, 2020

Ndërsa, z. Abazoviq, vlerësoi këtë takim si tejet të rëndësishëm, ku theksoi se kjo ishte edhe vizita e parë zyrtare e tij në postin e Zëvendëskryeministrit.
“Menaxhimi dhe funksionimi i Komunës së Tuzit, si komunës më të re në Mal të Zi, është për çdo lëvdatë”, – tha mes të tjerave Abazoviq, gjatë bisedës ku u dakordësuan projekte të rëndësishme të cilat do të përmirësojnë dukshëm cilësinë e jetës së qytetarëve.