Shumë vende në botë i janë bashkuar festës shqiptare në këtë 28 nëntor. Një urim i veçantë, Shqipërisë i ka ardhur në këtë 108-vjetor të Pavarësisë edhe nga kulla më e lartë, ajo në Dubai. Burj Khalifa është veshur kuq e zi për nder të Ditës së Flamurit. Vetë faqja e saj zyrtare ka ndarë një video nga momenti, kur Burj Khalifa vishet me ngjyrat e flamurit shqiptar, ndërsa në sfond është himni jonë kombëtar. Kulla ka ndriçuar kuq e zi gjatë pasdites së sotme dhe ka qëndruar ashtu për të paktën dy minuta.
Në Ditën e Flamurit, Shqipëria po merr surpriza që vijnë jo vetëm nga vendi ynë, por edhe nga vende të tjera në botë.
Pas kullës më të lartë në botë, ajo e Dubait, Burj Khalifa, vishet kuq e zi edhe ura e Stambollit
Ura do të qëndrojë e ndriçuar kuq e zi deri në orët e para të mëngjesit në shenjë respekti për ditën më të veçantë për kombin shqiptar.