• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home POLITIKË

7-Marsi/ Kreu i Shtetit: Mësuesit, themelues të institucioneve dhe edukimit kombëtar

7 Mars, 2025
in POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi sot një pritje të veçantë në nderim të mësuesve në pension, që kanë shërbyer në arsim ndër vite dhe në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Kreu i Shtetit kremtoi me ta Ditën e Mësuesit, që përkon me hapjen e së Mësonjëtores së Parë Shqipe, duke ndarë mbresat personale nga ndikimi i mësuesve ne jetën e tij, ndërsa përcolli edhe mesazhe për arsimtarët e rinj në lidhje me sfidat më të cilat po përballet shoqëria shqiptare sot.

Presidenti i Republikës uroi festën e 7 Marsit, duke shprehur mirënjohje dhe vlerësim për mundin, përkushtimin dhe kontributin që mësuesit shqiptarë kanë dhënë në përgatitjen dhe formësimin e brezave duke përçuar dije, edukim e frymëzim për realizimin e ëndrrave.

Kreu i Shtetit kujtoi vështirësitë dhe sakrificat e tyre ndër vite, duke i falënderuar edhe në emër të çdo nxënësi për përmbushjen e detyrës në misionin fisnik të mësuesisë, për durimin, dashamirësinë dhe përkushtimin.

“Kjo festë e bukur në nderim të njerëzve fisnikë që kanë shërbyer gjithmonë si model frymëzimi për urtësinë dhe dedikimin duhet të jetë dhe një ditë reflektimi për angazhimin tonë për të vlerësuar dhe mbështetur  mësuesit  në shoqëri”, – u shpreh Presidenti Begaj në fjalën dedikuar mësuesve, duke theksuar, gjithashtu, se “Një shoqëri që vlerëson mësuesit është shoqëri e ndërgjegjshme, pasi vetëm me edukimin cilësor të brezave ndërtohet një e ardhme e begatë dhe e qëndrueshme”.

“7 Marsi, – u shpreh Presidenti i Republikës, na kujton sakrificën e madhe që na është dashur të bëjmë ndër shekuj për konsolidimin e institucioneve të nxënies dhe shkollimit, si dhe edukimin e brezave me gjuhën e bukur shqipe”. Kreu i Shtetit e cilësoi këtë ditë si moment kujtese të vazhdueshme për ndikimin e pamohueshëm që mësuesit kanë në jetën e gjithsecilit, në shoqëri dhe në të ardhmen e brezave.

Duke iu referuar realitetit të sotëm, ndryshimeve në teknologji, Presidenti i Republikës e vlerësoi këtë si një mundësi të re për mësim, por njëherazi theksoi se asgjë nuk e zëvendëson bashkëjetesën njerëzore të nxënësit me mësuesin: “Një kompjuter mund të ofrojë informacion, por nuk mund të mësojë vlerat e jetës, të qytetarisë dhe jetesës në komunitet. Një algoritëm mund të analizojë të dhëna, por nuk mund të frymëzojë një fëmijë të ëndërrojë. Mësuesi është dhe do të mbetet faktori kyç në arsimim. Ai është ura mes dijes dhe formimit të karakterit, është udhërrëfyes i përdorimit të drejtë të teknologjisë bashkëkohore, nxitës i zhvillimit personal dhe frymëzues për të ndryshuar botën”.

Përballë sfidave të reja me të cilat përballet shoqëria, Presidenti i Republikës theksoi faktin se mësuesi është dhe do të mbetet një figurë model, edhe pse sot është sfidë e madhe të jesh në këtë profesion, kur fëmijët po rriten në një botë me burime të shumta informacioni, përfshi dhe ato të rrejshme, apo në epokën e rrjeteve sociale, ndikimi i të cilave sjell edhe pasoja.  

Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës këshilloi mësuesit të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre në misionin e vështirë, duke i shërbyer brezave të ardhshëm dhe vendit, ndërsa i inkurajoi ata të forcojnë themelet e arsimit cilësor.

“Shqipëria, – theksoi Presidenti Begaj, ka nevojë për mësues që nuk vendosin vetëm nota, por nxisin dijen, ëndrrat dhe ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie me mendim kritik dhe vlera të forta demokratike e patriotizmi. Ne duhet të jemi një komb që lexon, një komb që studion, një komb që ecën përpara me forcën e mendjes dhe etjen për dijen. Në këtë betejë, mësuesit janë në vijën e parë.“Nuk mund të kemi një Shqipëri të fortë pa një arsim cilësor dhe nuk mund të kemi një arsim cilësor pa mësues të vlerësuar, të mbështetur, të trajtuar dhe trajnuar mirë. Nëse duam një të ardhme më të mirë, duhet të fillojmë me ata që kontribuojnë për qytetarët e ditur të së ardhmes: mësuesit”, – u shpreh Kreu i Shtetit, duke uruar mësuesit për 7 Marsin.

Fjala e Presidentit Begaj;

Kënaqësi dhe emocion i veçantë që këtë ditë të jemi së bashku në këtë sallë, që është salla më e rëndësishme e Institucionit të Presidentit!

Do të doja që salla të ishte shumë më e madhe, që të ishin të gjithë profesionistët e mësimdhënies dhe edukimit, sepse ju meritoni shumë më shumë.

Ju siguroj se ju që jeni në këtë sallë, dhe të tjerët, kanë vëmendjen time maksimale, por përzgjedhja është bërë shumë rastësore. Në fakt, nga mesazhet që unë kam marrë, më vjen mirë, sepse më thonë të gjithë se përzgjedhja është bërë e duhura, dhe ju që jeni në këtë sallë përfaqësoni më së miri të gjithë brezin e atyre që kanë ndikuar në jetët e shumë brezave për edukimin e tyre, për  dijen, për zhvillimin e shoqërisë sonë. Ndaj, unë sot ndaj urimet më të mira për ju dhe të gjithë mësuesit në mbarë vendin dhe kudo ata shërbejnë, për misionin e tyre të edukimit. Puna dhe dedikimi juaj meritojnë mirënjohjen dhe respektin tonë më të thellë.

7 Marsi na kujton sakrificën e madhe që na është dashur të bëjmë ndër shekuj për konsolidimin e institucioneve të nxënies dhe shkollimit, si dhe edukimin e brezave me gjuhën e bukur shqipe.

Festa e mësuesit është dita kur ndalemi për të reflektuar mbi një nga profesionet më të rëndësishme e më fisnike në shoqërinë tonë: mësimdhënien dhe edukimin.

Kjo është një ditë e veçantë. Një ditë për t’ju nderuar juve mësues, që keni shërbyer e shërbeni me përkushtim dhe pasion. Kjo ditë është kujtesë e vazhdueshme për ndikimin e pamohueshëm që mësuesit kanë në jetën tonë, në shoqëri dhe në të ardhmen e brezave.

Kontributi juaj për arsimimin dhe edukimin nuk matet me shifra, por me mendjet që keni ndriçuar, me ëndrrat që keni nxitur e frymëzuar, me vlerat që keni përcjellë ndër breza.

Ndaj, përfitoj nga ky takim i sotëm për të shprehur mirënjohjen time, si dhe mirënjohjen e shoqërisë për të gjithë mësuesit shqiptarë.

Puna juaj nuk është thjesht një profesion. Ajo është një mision që buron nga  pasioni për të nxitur kuriozitetin dhe evidentuar talentet te nxënësit e për t’i udhëhequr ata drejt rrugës së bukur të dijes.

Puna dhe kontributi juaj nuk janë përgatitje për jetën, është vetë jeta.

Me dije, durim dhe zemër të madhe, ju formësuat dhe formësoni mendjet dhe shpirtrat e brezave të tërë.

Kjo festë e bukur në nderim të njerëzve fisnikë, që kanë shërbyer gjithmonë si model frymëzimi për urtësinë dhe dedikimin, duhet të jetë dhe një ditë reflektimi për angazhimin tonë për të vlerësuar dhe mbështetur  mësuesin  në shoqëri.

Një shoqëri që vlerëson mësuesin është shoqëri e ndërgjegjshme, pasi vetëm me edukimin cilësor të brezave ndërtohet një e ardhme e begatë dhe e qëndrueshme.

Bota po ndryshon me një ritëm marramendës. Inteligjenca artificiale, robotika dhe transformimi digjital po riformësojnë çdo aspekt të jetës sonë. Teknologjia ka hapur mundësi të pafundme për të mësuar, por ajo kurrë nuk do ta zëvendësojë emocionin e kontaktit të parë të nxënësve që sapo fillojnë shkollën, me mësuesin, nuk mund të zëvendësojë krenarinë e mësuesit kur sheh kërshërinë për dije në sytë e nxënësve. Një kompjuter, që mund ta ketë çdo njeri, mund të ofrojë informacionin, por nuk mund të mësojë vlerat e jetës, të qytetarisë dhe jetesës në komunitet. Një algoritëm mund të analizojë të dhëna më shpejt, por nuk mund të frymëzojë një fëmijë të ëndërrojë.

Mësuesi është dhe mbetet faktori kyç në arsimim. Ai është ura mes dijes dhe formimit të karakterit, është udhërrëfyes i përdorimit të drejtë të teknologjisë bashkëkohore, nxitës i zhvillimit personal dhe frymëzues për të ndryshuar shoqërinë dhe botën.

Ju nuk jeni thjesht transmetues njohurish, ju jeni mbështetës dhe një figurë model.

Pas çdo arritjeje të madhe është gjithmonë edhe një mësues mentor që ka shpenzuar orë të tëra për të shpjeguar, për të motivuar dhe për të ndihmuar për t’u përballur me sfidat e jetës.

Natyrisht, ndër vite, roli i mësuesit ka ndryshuar. Të jesh mësues sot është një sfidë e madhe. Fëmijët rriten në një botë ku burime të shumta informacioni nuk janë gjithmonë të vërteta. Rrjetet sociale ndikojnë mendimet dhe sjelljet e tyre, por jo gjithmonë në drejtimin e duhur.

Ndaj, Shqipëria, vendi, ka nevojë për mësues që nuk vendosin vetëm nota, por nxisin dijen, ëndrrat dhe ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie me mendim kritik dhe vlera të forta demokratike e patriotizmi.

Ne duhet të jemi një komb që lexon, një komb që studion, një komb që ecën përpara me forcën e mendjes dhe etjen për dijen.

Në këtë betejë, mësuesit janë në vijën e parë.

Nuk mund të kemi një Shqipëri të fortë pa një arsim cilësor dhe nuk mund të kemi një arsim cilësor pa mësues të vlerësuar, të mbështetur, dhe të trajnuar e trajtuar shumë mirë.

Nëse duam një të ardhme më të mirë, duhet të fillojmë me ata që kontribuojnë për qytetarët e ditur të së ardhmes: mësuesit.

Ju falënderoj dhe një herë për gjithçka keni dhënë në profesionin tuaj fisnik, për çdo fjalë inkurajuese, për çdo këshillë të mençur, për durimin dhe përkushtimin tuaj!

Ju falënderoj në emër të çdo nxënësi të dikurshëm që tashmë jeton të materializuar ëndrrën e nxitur dhe të mbështetur nga ju, për çdo brez që keni ndihmuar të bëhet më i ditur e më i fortë!

Në fakt, sot, më 7 mars, festohet ndryshe.

Unë në këtë sallë kam emocionet e mia, për faktin se kam disa mentorë të mi, mësues të mi, dhe realisht ndihem shumë mirë. Në kohën tonë festohej, por mezi gjendej një kartolinë për t’ia çuar mësuesit, apo një degë mimoze, nëse kishte çelur, ndërsa sot është shumë më ndryshe, por gjithsesi, mbetet një ditë e bekuar, ditë që duhet shenjuar, ditë që duhet festuar.

Gëzuar 7 Marsin! Gëzuar Ditën e Mësuesit!

/Argumentum.al

Related- Posts

NGJARJE

Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

4 Nëntor, 2026
epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL
POLITIKË

Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

4 Nëntor, 2026
Kryesore

Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

3 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

4 Nëntor, 2026

Evropa rishikon hartën e zgjerimit: Kush po afrohet dhe kush po mbetet pas?

4 Nëntor, 2026

Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

4 Nëntor, 2026

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

4 Nëntor, 2026

SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

4 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.