• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
11 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home ME TE LEXUARAT

75-vjetori i Fitores dhe bota e sotme

9 Maj, 2020
in ME TE LEXUARAT, OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mikhail AFANASIEV 

Ambasador i Federatës Ruse në Tiranë

Pandemia COVID-19 ndryshoi të gjitha planet dhe ndikoi në mënyrë radikale në axhendën ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e botës ka pushuar së funksionuari, janë anulluar apo shtyrë shumë aktivitete. Midis tyre edhe ato kushtuar përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, fatkeqësisë më të madhe në historinë e njerëzimit. Megjithatë, ngjarjet e asaj lufte të madhe nuk u bënë kurrsesi më pak të aktuale. Përkundrazi, ndoshta në këto ditë të vështira ndihet më fort nevoja për të parë sesi bota, atëherë e copëtuar nga ideologji dhe sisteme të ndryshme, u bashkua dhe mposhti forcat që kërcënonin ekzistencën e saj.

Në përgjithësi pranohet që Lufta e Dytë Botërore filloi në Shtator 1939 dhe përfundoi në 2 Shtator 1945 me nënshkrimin e Aktit të Kapitullimit të Japonisë. Në fakt, agresioni ushtarak i shtetit nazist i ka fillimet e veta shumë më herët me ndarjen cinike e Çekosllovakisë dhe aneksimin e Austrisë. Luftës i paraprinë aventurat ushtarake të regjimit fashist të Italisë në Etiopi e Shqipëri, ekspansioni militarist i Japonisë në rajonin aziatik. Si anëtar i koalicionit antihitlerian, Bashkimi Sovjetik dha një kontribut vendimtar në fitoren kundër armikut të përbashkët duke humbur mbi 26 milion njerëz. Humbje të mëdha në jetë pësuan të gjitha shtetet aleate, por edhe shumica e vendeve viktimë të agresionit ushtarak (Kina, Polonia, Greqia etj).

Transformimet e pasluftës paracaktuan në shumë aspekte zhvillimin e mëtejshëm të planetit deri në ditët e sotme. Ideologjitë nazifashiste e militariste u shkatërruan, u rivendos sovraniteti kombëtar i shumë vendeve të pushtuara nga agresorët. Sistemi i ri i marrëdhënieve ndërkombëtare i vendosur në Konferencat e Jaltës dhe Potsdamit, i cili ndryshoi bazën e rendit modern botëror, rezultoi të ishte më i qëndrueshëm se sistemi paraardhës, ai i Versajës.

Gjetja e zgjidhjeve të pranueshme ndërsjellshmërisht, menaxhimi “manual” i krizave botërore në periudhën e pasluftës treguan qartë se, edhe në rast të ideologjive në dukje të papajtueshme dhe konkuruese, liderët botërorë kanë mundur të marrin vendime në dobi të ruajtjes së paqes dhe të zhvillimit të qëndrueshëm. Si rezultat i luftës, imazhi moral i shteteve fituese u ngrit, në Azi dhe Afrikë vërehej një rritje e lëvizjes antikoloniale, kulmin e së cilës e shënoi viti 1960, i ashtuquajturi “Viti i Afrikës”, kur 17 shtete të kontinentit morën pavarësinë. Rezultatet kryesore politike të bashkëpunimit të vendeve të koalicionit antihitlerian nuk u tronditën nga erërat e stuhishme të Luftës së Ftohtë dhe konfrontimi i pasluftës. Përfundimi më i rëndësishëm i një partneriteti të tillë ishte koncepti i sigurisë panevropiane i themeluar nga “Karta për një Evropë të Re” e OSBE-së, 30 vjetorin e së cilës ne festojmë këtë vit.

Çfarë mund të na mësojë sot historia e luftës globale? Së pari, të bashkohemi në luftën kundër kërcënimeve dhe sfidave më të rëndësishme, të cilat, ashtu si kanë dëshmuar ngjarjet e këtyre ditëve, nuk kanë shkuar askund larg nesh. Të tilla janë konfliktet e armatosura, terrorizmi ndërkombëtar, kataklizmat natyrore, pandemia e shfaqur spontanisht dhe e aftë të përhapet shpejt. Në mënyrë që përgjigja ndaj kërcënimeve të jetë sa më efektive, është e nevojshme që lojtarët e fortë politikë e ekonomikë të ndihmojnë ato vende, resurset e të cilave janë shumë më të pakta.

Përvoja e bashkëpunimit midis shteteve anëtare të koalicionit antifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe institucionet e instrumentet e krijuara si rezultat i këtij ndërveprimi, mbeten jashtëzakonisht të nevojshme dhe jo rrallë universale. Bota e sotme vazhdon të funksionojë sipas modeleve të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Institucioni më i rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë mbetet OKB, veprimtaria e së cilës bazohet në parimet e së drejtës ndërkombëtare që u hartuan

nga një grup juristësh ndërkombëtarë në vitet 1944-1945 dhe formuan bazën e Kartës së Organizatës. Vlen të kujtohet se organizata më e rëndësishme në botë për ruajtjen e shëndetit, Organizata Botërore e Shëndetit, u krijua pikërisht në kuadrin e OKB-së në vitet e para të ekzistencës së saj. Ndër shembuj të tillë mund të përmendim forumin e liderëve të ekonomive më të mëdha të botës (“G20”) të krijuar në kushtet e krizës financiare globale në vitet 2008-2010. Jam i bindur se sprova aktuale do të çojë në përmirësimin e mekanizmave, të cilët do të lejojnë shmangien e përmasave të tilla epidemie në të ardhmen.

Historia e lindjes së luftës na paralajmëron të ruhemi ndaj përpjekjeve për të lënë në harresë gjenezën e saj apo për të rishkruar rrjedhën e rezultatet e saj. Autorët e Marrëveshjeve të Versajës që në fillim vendosën të injorojnë Rusinë Sovjetike dhe një numër shtetesh evropiane duke besuar si fëmijë se rendi i krijuar në mënyrë të tillë do t’u shërbente shumë brezave. Ata u larguan menjëherë nga premtimet e dhëna pas Luftës së Parë Botërore për të ndërtuar një “sistem demokratik” të marrëdhënieve ndërkombëtare. Më pas rivaliteti dhe mosbesimi i ndërsjellë midis fuqive evropiane e çuan kontinentin, forcat e të cilit ende nuk ishin rimëkëmbur, në një gjendje paralufte. Fyerjet historike, niveli i ulët i besimit dhe miopia politike gjithnjë e më shumë e orientonin botën drejt katastrofës. Politika e favorizimit të agresorit e udhëhequr nga logjika “më mirë plotësojmë kërkesat në rritje të nazifashizmit, sesa kemi diçka të bëjmë me bolshevikët” e solli botën drejt luftës, e cila u pasua me kriza sociale, ekonomike, politike dhe humanitare të papërjetuara më parë nga njerëzimi.

Nevoja për të ruajtur kujtesën historike ka, gjithashtu, edhe një dimension tjetër. Monumentet në nder të heronjve çlirimtarë apo varrezat e shumta të dëshmorëve ndodhen në të gjithë botën. Ruajtja e objekteve të tilla në gjendje të përshtatshme është çështje, si me karakter etik (detyrim të nderojmë të rënët në luftë), ashtu edhe historik. Ndërkohë që nga kjo botë, për fat të keq, po largohen

veteranët e fundit dhe rrjedha e historisë gjithnjë e më shumë na ndan nga këto ngjarje, rritet edhe nevoja për të ruajtur vendet, ku historia e Luftës së Dytë Botërore mbetet e gjallë. Asgjë më mirë se prania e dukshme e objekteve historike nuk do t’i tregojë për ngjarjet dhe heronjtë e luftës brezave të rinj të qytetarëve tanë. Fatkeqësisht, në një numër vendesh evropiane vitet e fundit rastet e shkatërrimit apo zhvendosjes së strukturave të tilla janë shpeshtuar. Përpjekjet për të hequr qafe provat materiale të Luftës së Dytë Botërore janë një favorizim i drejtpërdrejtë i harresës historike. Nëse ditari i Anna Frank ose vajzës së Leningradit, Tanja Saviçeva janë monumente të mëdha në letër që flasin mbi çnjerëzimin e ideologjisë së nazizmit, varrezat ushtarake, monumentet në nder të ushtarëve të rënë dhe komandantëve ushtarakë janë një kujtim në gur e metal. Lufta kundër monumenteve është punë e maskarenjeve.

Trashëgimi botëror i fitores së madhe mbi këto ideologji është, gjithashtu, edhe triumfi i vlerave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe popujve, të përfshira më pas në konventat përkatëse ndërkombëtare. Vendimet e proceseve të Nurembergut konsoliduan parimet që më pas formuan bazën e dokumenteve kryesore të së drejtës ndërkombëtare. Historia e fitores sonë të përbashkët i ka treguar gjithë njerëzimit se forca e botës qëndron në larminë e saj. Ideologjia e urrejtjes ndaj njeriut, që predikonte nazizmi, synonte skllavërimin e shumë kombeve, shfarosjen e popujve të tërë. Mishërimi i këtyre ideve çoi në fushata agresive ushtarake kundër shteteve më të dobëta. Për fatin tonë të madh, planeti i sotëm ka shkuar larg nga bota që ekzistonte 75 vjet më parë, në të cilën kombe e shtete të tëra ishin në fije të perit duke rrezikuar shfarosjen fizike apo skllavërimin. Si rezultat, është rritur edhe vetë rëndësia, vlera e jetës njerëzore, qasja jonë ndaj saj. Epidemia e tanishme tregon se sa bukur është të jetosh në një botë, ku ruajtja e çdo jete njerëzore është shqetësim universal i shtetit, shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare dhe shkencëtarëve kryesorë. Por, është gjithashtu e

nevojshme të kujtojmë se sa e lehtë është të humbasësh qetësinë e dukshme: banorët e Evropës së epokës së ashtuquajur “Belle Epoque”, të kohëve të lulëzimit të vrullshëm të humanizmit, artit dhe përparimit teknologjik, madje edhe në ëndrrat e tyre të tmerrshme, nuk mund të imagjinonin se çfarë do të duhej të përjetonte Evropa deri në mesin e shekullit të 20-të.

Lufta tregoi se politika e një shteti apo koalicioni shtetesh mund të jetë e suksesshme vetëm, nëse bazohet në respektin e besimin e ndërsjellë midis aleatëve, kombinimin e faktorëve ekonomikë, socio-politikë dhe ushtarakë të ndërthurur tok për të arritur një qëllim të përbashkët. Vetëm një konsiderim gjithëpërfshirës i të gjitha këtyre aspekteve mund të sigurojë efektivitetin e politikave dhe strategjive të shteteve e koalicioneve. Këto parime veprojnë në luftën kundër çdo sfide ndërkombëtare. Agresioni i nazizmit dhe fashizmit i ka treguar të gjithë njerëzimit atë ferr, kujtimi i të cilit për shumë vite ka një efekt zgjues për shumicën e banorëve të planetit dhe elitave politike. Dua të besoj se mësimet e asaj lufte ne do t’i kujtojmë gjithmonë./argumentum.al/

©  Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026
OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026

Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

11 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.