• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Manipulim dhe vetëmanipulim me “dhunën gjinore”

6 Dhjetor, 2023
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Skerdilajd Zaimi

Në Kosovë ka ndodhur një vrasje që prej ditësh është shndërruar në një çështje kombëtare diskutimi. Një shtetas raportohet se ka vrarë bashkëshorten e tij për të siguruar me gjasë sigurimin e jetës që shkonte në disa milionë euro. Menjëherë janë ngritur në këmbë të gjithë. E sidomos TË GJITHA. Të gjitha gratë me pozitë e status social të shpikur e sajuar, në Kosovë e në Shqipëri, për të folur sërish për dhunën gjinore. Raportohet që “ai e vrau për lekë”, por jo. Kjo nuk ka rëndësi. Ai vrau një femër. Qëllon që në rrjetet sociale, degradimi i të cilave u promovua kryesisht nga një ligjërim pornografik i subjekteve femërore, ku feminizmi po shndërrohet në antimaskilizëm, të hasësh edhe lëtyra banale si këto fjali:

Sa herë që vdes një vajzë, një grua, një nënë faji është i gjithë shoqërisë. Faji nuk është i porositësve. Dhuna që ndodh në vendin tonë nuk është rastësore, por ka burim. Janë injorimeve që bëjmë situatave të tilla, janë jo serioziteti që në i trajtojmë këto ngjarje, ai populizmi dhe ajo dëshira për të ditur dhe spiunuar te jeta e tjetrit

Një status kështu, në ecje e sipër. Sepse zanati i aktivistit të detyron të prononcohesh për gjëra të tilla, sepse “ndjekësit po presin”.

Mirëpo si mundet që “Rrjeti” të krijojë gjykimin se kemi të bëjmë me një krim me motive gjinore? A nuk janë autoritetet ato që duhet të flasin së pari? Nëse vrasësi që supozohet se është bashkëshorti e ka bërë krimin pse kishte patologji ndaj seksit femër, kjo është klinikë që nuk e hasim ndër shqiptarë në kuptimin e obsesionit. Patjetër që vrasjet e femrave në Shqipëri favorizohen nga rrethanat e jetës në vendin tonë, nga agresiviteti i mashkullit dhe mungesa e reagimit institucional, nga marrëdhëniet toksike dhe kështu me radhë, por nuk është regjistruar deri më sot një vrasje apo dhunë në kuptimin e mirëfilltë gjinor.

Patjetër që një burrë me probleme alkolizimi dhe kumari mund ta ketë për rrethanë më të favorshme të dhunojë bashkëshorten, por nuk e bën këtë detyrimisht se ajo është femër, apo për refluks ndaj seksit tjetër. E bën për arsye të tjera që kanë të bëjnë edhe me mentalitetin, e sidomos edhe nivelin e të dyve.

Ka rëndësi ky dallim sepse ka kohë që dhunës në familje i është mbivendosur një etiketë e rreme. Ne dimë se numri i divorceve është përherë në rritje, numri i fëmijëve në ulje, diferenca ekonomike mes një burri dhe një gruaje përherë në ulje dhe këto dëshmojnë evolucionin e marrëdhënieve. Dhuna në familje nuk është përherë dhunë gjinore. Është refleks i papranueshëm i një marrëdhënieje jofunksionale.

Etiketa e “dhunës gjinore” priret të tematizojë një dukuri që në fakt ushqen më shumë shoqatat OJF-të që marrin fonde të caktuara, sesa të vërë gishtin në plagë. Më tej, ajo priret të zëvendësojë një paradigmë të madhe që është solidariteti me një viktimë të dhunës, me solidaritetin e Femrave për çdo Femër që dhunohet. Në rastin e Liridonës, mediat në Kosovë i dhanë hapësirë figurave femërore për komentet e veta, duke nënkuptuar se akti i vrasësit është një akt-akuzë ndaj të gjithë meshkujve. Për mentalitetin primitive e kështu me radhë.

Diçka që as mund të pranohet në asnjë rrethanë. Loja me “dhunën gjinore” apo Femrën si Viktimë par excellence të një shoqërie që duhet të ndryshojë, është cinike dhe kjo mjafton të shihet në komente e reagime të subjekteve femërore. Më shumë sesa keqardhje, apo pikëllim, viktimat e gjinisë femërore janë lëndë e parë një alibie të shumëkujt që kërkon të luftojë të ashtuquajturat paragjykime të shoqërisë “maskiliste, pra primitive” ndaj Lirisë së Femrës. Atë Liri që një kategori e madhe këtyre e sheh te manifestimi i seksualitetit, sensualitetit, zgjedhjeve të pakushtëzuara në jetë e kështu me radhë. Dhe duke mos guxuar të ngrihen publikisht, apo të bëjnë zgjedhje publike për atë që duan, e shtrëngojnë presionin social duke maksimalizuar tonin e një lloj elegjie panfemërore që luhet e stërluhet në të vetmen partiturë të mësuar mekanikisht tashmë: Meshkujt janë fajtorë.

Të jemi të qartë: VRASJA ËSHTË E PAPRANUESHME. E dënueshme. Por instrumentalizimi i saj me izmat e radhës, dëshmon sesa të sëmurë jemi të gjithë me sëmundjen e rëndë të Hipokrizisë. Sesi një shoqëri që dhunon reciprokisht individët e vet çdo ditë, çdo natë, kudo, në çdo mjedis, me akte, me gjeste, me indiferencë, me përshfaqjen e luksit dhe kërkimin e rrugës së shkurtër, befas kujtohet të derdhë lotë për një viktimë të vrarë brutalisht.

Një shoqëri që nuk do dhe nuk ka më mjetet etike të luftojë dukuri të këtilla, që janë sëmundje që po e çojnë në pikë terminale familjen dhe pozitën e mashkullit si entitet simetrizues i femrës dhe plotësues i tij, di vetëm të tubohet me mërinë anonime të rrjeteve sociale, mërinë dhe irritimin e pakuptueshëm të like dhe komentit, por që i ikën luftës së përditshme që nis me hapjen e mendjes.

Padyshim që jemi në një terren ku të gjithë kanë të drejtë. Dhe kushdo që ka një opinion mund të sulmohet. Por ndoshta problemi i sotshëm në diksutimin e ngjarjeve të tilla është inflacioni i akuzave për përgjegjësi kolektive ndërkohë që Femra në vetvete nuk po di të menaxhojë Lirinë që ka fituar. Apo e ka marrë të dhuruar.

Është po kaq e korruptuar sa mashkulli të cilin e akuzon ditë e natë(Ka femra që me siguri në emër të intuitës së pagabueshme dalin në tituj mediash me pretendimet ultimative: “Meshkujt shqiptarë nuk dinë të bëjnë seks”, një shpjegim ky i gatshëm për kryeministrin që të justifikojë rënien e popullsisë).  Dhe janë përfaqësueset e rreme të kësaj gjinie, që po deformojnë diskutimin mbi probleme si ky duke korruptuar një tjetër hapësirë që duhet të ishte ndryshe. Dhe te gënjeshtra të bëhen solidarë vetëm ata që kanë interes. Të tjerat janë çjerrje të njerëzve që nuk kanë jetë veçse si shpërfaqje dixhitale.

Në fund të fundit të mos ngatërrojmë një fakt: unë kam të drejtën time të përçmoj inteligjencën e dikujt dhe ta asocioj atë me kriterin gjinor, dhe ky është një Opinion. Por kjo nuk do të thotë se ky Opinion sugjeron dhunë, apo stigmë, siç vrapojnë “Femër-Izmat” me status. Jo. Kushdo ka të drejta të barabarta. Ai sugjeron një distancë të shëndetshme mbi bazën e zgjedhjes së lirë dhe një perspektivë që nuk mund të interpretohet ndryshe./Respublica.al

Related- Posts

Bota

Parlamenti Europian i jep Gjykatës Penale Ndërkombëtare Çmimin Saharov, mes tensioneve me SHBA-në

22 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Merz: Dhuna dhe polarizimi nuk mund të jenë përgjigje ndaj sfidave politike

22 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Kancelari Merz: Gjermania mbështet anëtarësimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

22 Tetor, 2026

Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

22 Tetor, 2026

Europa dhe Kina: partneritet i cili është ngritur në problem strategjik

22 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

22 Tetor, 2026

Parlamenti Europian i jep Gjykatës Penale Ndërkombëtare Çmimin Saharov, mes tensioneve me SHBA-në

22 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.