Shqipëria vendosi hapjen e ambasadës në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.
Këshilli i Ministrave miratoi dje vendimin për hapjen e misionit diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.
Republika e Shqipërisë e njohu Bosnjën dhe Hercegovinën më 21 prill 1992 dhe marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve u vendosën më 28 dhjetor 1992 [3] Ambasada e Bosnje dhe Hercegovinës në Republikën e Shqipërisë ka funksionuar nga viti 1993 deri në vitin 1998 dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë ka qenë e hapur nga viti 2010 deri në vitin 2014.
***
“V E N D I M PËR HAPJEN E MISIONIT DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BOSNJË DHE HERCEGOVINË.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
1. Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.
2. Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.
3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
/Argumentum.al