• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Tirana zyrtare dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite,

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit, Korridori VIII në fokus të takimit Ferati–Hoxha

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

    Ulutaş: Siguria afatgjatë në Kosovë nuk është çështje ushtarake, por politike

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

Pa të drejtë për rilindje: 79 vjet të Fitores së Madhe ndaj nazizmit

9 Maj, 2024
in Retrospektive Diplomatike
A A
Created with GIMP

Created with GIMP

Share on FacebookShare on Twitter

Artikull i Ambasadës së Rusisë në Shqipëri me rastin e 79 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike 1941-1945

Më 9 maj 1945, shtatëdhjetë e nëntë vjet më parë, në strofkën e tij, në Berlin u përmbys nazizmi gjerman. Duke kujtuar këtë datë, ne jo vetëm nderojmë brezin e fitimtarëve, por edhe përpiqemi të nxjerrim mësime nga e kaluara historike, t’ua sjellim ato në vëmendje përfaqësuesve të brezit të ri, i cili nuk i njohu tmerret e luftës, dhimbjen nga humbja e atyre që nuk u kthyen nga betejat, që u vranë në bombardime, që humbën jetën nga uria, që u pushkatuan ose u varën në kampet e përqendrimit.

Në përgjithësi pranohet se Lufta e Dytë Botërore filloi më 1 shtator 1939 me pushtimin nga Gjermania të Polonisë dhe përfundoi në 2 shtator 1945 me nënshkrimin e Aktit të kapitullimit të Japonisë militariste. Megjithatë, agresioni i Gjermanisë naziste, i udhëhequr nga fyhreri i saj, Adolf Hitler filloi në Evropë shumë më herët, me aneksimin e Austrisë më 12-13 mars 1938 dhe Marrëveshjen e fshehtë të Mynihut më 29 shtator 1938, që lejoi ndarjen cinike të Çekosllovakisë. Kjo u parapri nga konfliktet ushtarake në pjesë të ndryshme të botës të tilla, si sulmi i Italisë në Etiopi (tetor 1935) dhe në Shqipëri (prill 1939), lufta civile në Spanjë (qershor 1936 – prill 1939), agresioni i Japonisë kundër Kinës (korrik 1937 – shtator 1945), nënshkrimi nga Gjermania naziste i një sërë marrëveshjesh me qëllim përqendrimin e goditjes kryesore ndaj BRSS. E gjithë kjo mbështetet në fakte historike dhe nuk ngjall dyshime.

Lufta e Dytë Botërore nuk ndodhi menjëherë, nuk filloi papandehur. Dhe agresioni i Gjermanisë kundër Polonisë nuk ishte i befasishëm. Ai ishte rezultat i shumë tendencave dhe faktorëve në politikën botërore të asaj periudhe. Elementët kryesorë që paracaktuan tragjedinë më të madhe në historinë e njerëzimit ishin egoizmi shtetëror, frika, favorizimi i agresorit që po merrte forcë, dhe në të njëtjën kohë dobësimi i Ligës së Kombeve, e cila nuk mundi të parandalojë një numër konfliktesh ushtarake të përmendura më sipër, duke forcuar kështu veprimet agresive të Gjermanisë.

Më 22 qershor 1941, në agim, Gjermania fashiste, pa shpallur luftë, sulmoi me pabesi BRSS. Bashkimi Sovjetik u përball me ushtrinë më stërvitur dhe më të fortë në botë, për të cilën ishte vënë në lëvizje potenciali ushtarak, ekonomik, industrial i pothuajse të gjithë Evropës së asaj kohe. Në këtë dyndje vdekjeprurëse mori pjesë jo vetëm Vermahti, por edhe satelitët e Gjermanisë, kontigjentet ushtarake të shumë shteteve të tjera të kontinentit evropian. Kundër makinës pushtuese gjakftohtë, të fuqishme e të armatosur deri në dhëmbë u ngrit forca gjigande e shoqërisë sovjetike, e bashkuar me qëllimin për  të mbrojtur tokën mëmë, për t’u hakmarrë ndaj armikut që po shkelte me këmbë jetën e paqtë, planet dhe shpresat për të ardhmen.

Për popujt e BRSS lufta vazhdoi gati katër vjet. Pushtuesit nazistofashistë shkatërruan dhe dogjën 1710 qytete dhe qyteza sovjetike, më shumë se 70 mijë fshatra. U zhdukën më shumë se 6 milionë ndërtesa, pothuajse 32 mijë ndërmarrje industriale, 84 mijë shkolla, teknikume, universitete dhe institute shkencore kërkimore, 40 mijë spitale. 25 milionë banorë mbetën të pastrehë. E gjithë kjo duhej rimëkëmbur e ndërtuar nga e para.

Që në orët e ditët e para të luftës udhëheqja e lartë politike e ushtarake sovjetike zhvilloi një punë të jashtëzakonshme organizative për të rindërtuar ekonominë e vendit në baza ushtarake, për të bashkuar popullin dhe ushtrinë, për t’i bërë qëndresë armikut. Pothuajse gjithë populli sovjetik u ngrit në luftë kundër pushtuesve fashistë. Në momentin e sulmit të Gjermanisë kundër BRSS 4.5 milionë persona ndodheshin në shërbimin ushtarak. Gjatë viteve të luftës numri i tyre në ushtri dhe marinë shkoi tashmë në 34.5 milionë. Përfaqësues të kombeve të ndryshme luftuan në Ushtrinë e Kuqe me armë në dorë: rusë, ukrainas, bjellorusë, uzbekë, kazakistanas, armenë, taxhikë, kirkizas, turkmenë, përfaqësues të popujve të vegjël të Veriut dhe Kaukazit shumëkombësh, të cilët u ngritën në mbrojtje të Atdheut të tyre të përbashkët. 

Ishin pikërisht Bashkimi Sovjetik dhe Ushtria e Kuqe që dhanë kontributin kryesor e vendimtar në shkatërrimin e nazizmit. Betejat e Moskës, Stalingradit, Kurskut, në të cilat ndeshën ushtri shumëmilionëshe, thyen kreshtën e hordhive fashiste. Por, një çmim i madh u pagua për Fitoren: për të dhanë jetën më shumë se 27 milionë qytetarë sovjetikë, dy të tretat e të cilëve ishin popullsi civile. Pas këtyre shifrave fshihet një det i pamasë tragjedish njerëzore: ushtarë sovjetikë të zënë rob e të vrarë në qelitë e torturave naziste të Sachsenhausen, Mauthausen, Sobibor dhe kampeve të tjera të përqendrimit, banorë që vdiqën nga uria në Leningradin e bllokuar, fshatarë bjellorusë të pushkatuar dhe të djegur për së gjalli nga armiqtë ndëshkues, fëmijë të torturuar në kampin e përqendrimit Salaspils në teritorin e Lituanisë, hebrenj të Lvovit dhe Kaunasit të masakruar nga “Einsatzkommandos” hitleriane… Çdo person i dytë i atyre, që nuk mundën të shihnin shkatërrimin e nazizmit, është qytetar i Bashkimit Sovjetik.

Është e trishtueshme që në tekstet e historisë në shumë vende të Evropës së sotme, në SHBA, Kanada këto viktima nuk përmenden, ndërsa disa madje nuk e rendisin Bashkimin Sovjetik mes vendeve të koalicionit antihitlerian. Sikur e gjithë kjo të mos ketë ndodhur kurrë! Kjo është një poshtërsi, një veprim i ulët në lidhje me kujtimin e atyre që dhanë jetën për çlirimin e njerëzimit nga murtaja naziste! Në Rusi, si në të kaluarën, ashtu edhe tani, nuk harrojnë për të dhe e trajtojnë me respekt të thellë kujtimin e asaj lufte.

Vendi ynë e paralajmëroi komunitetin ndërkombëtar për rrezikun e një rilindjeje të nazizmit. Ne folëm për faktin që është e papranueshme të lihen në harresë dhe të rishkruhen mësimet e luftës më të tmerrshme në historinë e njerëzimit, pasi kjo sigurisht që do të çonte në përsëritjen e tragjedisë. Siç e shohim sot, për fat të keq, parashikimet e Rusisë u bënë realitet.

Në një nga vendet më të mëdha të Evropës, në Ukrainë, pushteti i uzurpuar nga një regjim, thelbi neonazist i të cilit manifestohet jo vetëm në përdorimin e hapur të simbolikës naziste dhe lartësimin në nivel shtetëror të ideologjisë së urrejtjes ndaj njeriut, por edhe me veprime që kopjojnë praktikat e totalitarizmit hitlerian. Është nëpërkëmbur liria e fjalës, përndiqen dhe ekzekutohen gazetarë, politikanë dhe qytetarë të thjeshtë, të cilët guxojnë të kenë një mendim alternativ, gjuha ruse po eliminohet nga arsimi dhe jeta shoqërore, po shkatërrohet trashëgimia kulturore, e lidhur me faqe të përbashkëta të historisë së Rusisë dhe Ukrainës, përndjekjeve po i ushtrohet Kisha kanonike Ortodokse Ukrainase. Banorët e vendit që e konsiderojnë veten rusë, janë shpallur të paligjshëm, ndërsa tradhtarët e popullit dhe sahanlëpirësit fashistë – Bandera, Shukhevych dhe të tjerë – u bënë ikona të Ukrainës së sotme. Krimet ushtarake të kryera në 2014 nga Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe batalionet naziste, të përbërë nga radikalët e djathtë dhe kriminelët kanë fituar një shkallë të gjerë. Njësitë e armatosura ukrainase kryejnë goditje të rregullta me artileri dhe raketa kundër popullsisë dhe infrastrukturës civile në Donbas, Zaporozhye, rajonin Kherson, Belgorod, Bryansk, Kursk dhe rajone të tjera ruse.  

Në të njëjtën kohë, klika e Zelenskyt gëzon një mbështetje të pakushtëzuar  nga ana e Perëndimit. Njësitë ushtarake të regjimit të Kievit marrin prej tij financime dhe armatime me bollëk, përdorin të dhënat e shërbimeve të inteligjencës perëndimore, trajnohen nga instruktorë perëndimorë. Neonazistëve ukrainas u kanë krijuar aureolën romantike të “luftëtarëve për liri dhe demokraci”, u thurin këngë në media, i ftojnë të mbajnë fjalime në foltoret e parlamenteve. Paralelisht, në të ashtuquajturën “botë e civilizuar” ndodh diskriminimi i qytetarëve rusë dhe popullsisë rusishtfolëse, ka nisur fushata për “anulimin” e kulturës ruse. 

Ndihma e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së nuk është pa interes: fati i Ukrainës nuk i shqetëson shumë sponsorët e regjimit të Zelenskyt. Qëllimi i vërtetë është dobësimi maksimal i Rusisë, nëpërmjet regjimit të Kievit, shkaktimi i një “humbjeje strategjike”. Mendimet për domosdoshmërinë e privimit të vendit tonë nga roli i vendit lider në arenën botërore shprehen hapur, madje buçasin thirrjet për copëtimin e tij.

  Evropa, e cila më shumë se të gjithë vuajti nga Hitleri, duket sikur është kthyer tetëdhjetë vjet pas: fashistët ndodhen në kulmin e lavdisë, diskriminimi dhe vrasjet masive sipas tiparit kombëtar, gjuhësor, fetar konsiderohen normë, ndërsa në stepat ukrainase veprojnë luftëtarë dhe automjete të blinduara me simbolikën e njësive SS, të ndaluara me vendim të Tribunalit të Nurembergut.

   Pavarësisht gjithë këtyre, dëshirojmë të besojmë se kujtimi për Luftën e Dytë Botërore dhe Luftën e Madhe Patriotike 1941-1945, si pjesë e pandarë e saj, si edhe mësimet e nxjerra prej tyre, do të na ndihmojnë të shmangim një katastrofë të re me viktima dhe shkatërrime edhe më të mëdha, për shkak të teknologjive dhe mundësive të reja ushtarake që zotërojnë sot fuqitë botërore. Mendojmë që Dita e Fitores është një festë e përbashkët për Rusinë dhe Shqipërinë, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e koalicionit antihitlerian. Në luftë kundër nazifashizmit humbën jetën 28 mijë patriotë shqiptarë. Ne nuk e harrojmë këtë kontribut të shqiptarëve në luftën e përbashkët kundër murtajës naziste të shekullit XX.

/Argumentum.al

Related- Posts

Retrospektive Diplomatike

Në 80 Vjetorin e Konferencës së Paqes në Paris !

21 Gusht, 2026
Kryesore

65 Vite pas ndërtimit të Murit të Berlinit

13 Gusht, 2026
Retrospektive Diplomatike

Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?

22 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump njofton armëpushim energjetik mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky thotë se nuk ishte në dijeni

11 Tetor, 2026

Cilët janë “miqtë” (armiqtë) që Edi Rama i solli Shqipërisë?!

11 Tetor, 2026
This handout photograph posted on @news_kremlin, the Telegram channel of the Russian presidential press office, on October 8, 2026, shows Russia's President Vladimir Putin and former German chancellor Gerhard Schroeder shaking hands during the celebration of the Russian leader's 74th birthday at an undisclosed location. (Photo by Handout / RUSSIAN PRESIDENTIAL PRESS OFFICE / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / Russian presidential press office" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

SPD kërkon përjashtimin e Gerhard Schröderit për lidhjet me Putinin

11 Tetor, 2026

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

11 Tetor, 2026

Mattarella dhe Milanović urojnë presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula

11 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.