• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

VOA: Raporti i KE nxjerr në pah dobësitë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri

25 Korrik, 2024
in Kryesore, NGJARJE, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

“Pavarësisht nga garancitë e forta të pavarësisë, procesi i emërimeve, promovimeve dhe transferimeve, ndikohet nga transparenca e kufizuar dhe sfida për sigurimin në kohë dhe me cilësi të vlerësimeve të magjistratëve”. Shqetësimi ngrihet në një raport të Komisionit Europian, miratuar të mërkurën, i cili analizon gjendjen e Shtetit ligjor në Shqipëri duke nxjerr në pah pikat e dobëta në sistemin e Drejtësisë, 8 vjet pas miratimit të Reformës, përpjekjet politike për të ushtruar trysni, si dhe mangësitë në luftën ndaj korrupsionit. Fenomeni konsiderohet “i përhapur në shumë fusha, përfshirë fushatat elektorale”. Raporti, është pjesë e vlerësimit periodik për vendet anëtare të Bashkimit europian e ku për herë të parë janë përfshirë dhe vendet kandidate.

Kritikat për procesin e emërimeve, ngritjes në detyrë apo transferimeve, i drejtohen Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe atij të prokurorisë (KLP). Sipas raportit “KLP dhe në një masë më të vogël KLGJ po përballen me sfida për të siguruar vlerësime në kohë dhe cilësore të performancës së magjistratëve. Në bazë të dispozitave ligjore, ngritjet në detyrë mund të vazhdojnë vetëm pasi një magjistrat të jetë vlerësuar pozitivisht”. Por elementi më shqetësues që vë në dukje raporti është fakti se “KLP ende nuk ka nisur vlerësimin e prokurorëve në bazë të kuadrit ligjor të vitit 2016, por vazhdon të promovojë prokurorë në bazë të vlerësimeve të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme përpara reformës në drejtësi të vitit 2016”.

Në të dyja institucionet pritet të zëvendësohen anëtarët jo magjistratë. Një procedurë e cila do të duhej të ishte mbyllur që dhjetorin e shkuar por që ka mbetur peng e zvarritjeve në disa hallka të procesit. Raporti vëren se “ka mangësi në emërimet e anëtarëve jo magjistratë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sa i përket kontrollit të historikut dhe verifikimit të pasurisë, si dhe transparencës dhe meritokracisë së procesit”. Sipas Komisionit europian “dispozitat ligjore që rregullojnë zgjedhjen e anëtarëve jo-magjistratë të Këshillave nga Parlamenti dhe zbatimi i tyre në praktikë, nuk arrijnë të mbrojnë përzgjedhjen e kandidatëve që tregojnë nivelin më të lartë të pavarësisë apo kompetencës, gjë që është problematike”. Kritika ka dhe për procesin e zhvilluar së fundmi në parlament ku përmenden “sfida të raportuara në lidhje me konkurrencën dhe transparencën”.

Në raportin e tij, Komisioni europian vlerëson se “mungesa e burimeve financiare dhe njerëzore ndikon negativisht në cilësinë e drejtësisë. Sfidat mbeten në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore dhe ngarkesën e madhe në sistem, ndërsa masat e mëtejshme për të rritur efikasitetin ende nuk janë zbatuar”. Prej vitit të kaluar, gjykatat dhe prokuroritë janë organizuar sipas hartës së re gjyqësore e cila reduktoi ndjeshëm numrin e tyre. Sipas raportit, vënia në jetë e hartës së re “ekspozoi mangësitë e sistemit gjyqësor në lidhje me aksesin në drejtësi dhe infrastrukturën e gjykatave” dhe se “mungon një plan i fuqishëm zbatimi për hartën gjyqësore”.

Harta e re reflektoi rënien e numrit të magjistratëve për shkak të procesit të vettingut, për shkak të të cilit shumë gjyqtarë e prokurorë kanë mbetur jashtë sistemit. Të gjitha gjykata e prokuroritë e vendit, pavarësisht riorganizimit, funksionojnë me një numër të reduktuar magjistratësh. Fenomeni ka prekur edhe institucionet e reja që u krijuan nga reforma. Raporti vëren si shqetësim, numrin e madh të vakancave të inspektorëve magjistratë dhe pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, institucion, i cili megjithatë vlerësohet pozitivisht.

Komisioni europian vëren se “ndryshimet ligjore mbeten të nevojshme për të forcuar kapacitetet e Shkollës së Magjistraturës” e cila duhet të furnizojë me magjistratë të rinj sistemin. Por raporti vë në dukje si mangësi faktin që “magjistratëve të shkarkuar me vetting nuk u ndalohet të marrin poste të stafit trajnues në Shkollën e Magjistraturës”.

Reforma në Drejtësi u miratua ndër të tjera dhe me qëllimin për ta mbajtur sistemin larg ndikimit politik. Por raporti vëren se “shqetësimet për tentativat për ndërhyrje dhe trysni, mbi sistemin gjyqësor, nga zyrtarë publikë apo politikanë mbeten. Ndërkohë që në periudhën raportuese nuk është marrë asnjë sanksion ndaj zyrtarëve publikë apo politikanëve që ushtrojnë akuza kundër magjistratëve, institucionet vetëqeverisëse kanë reaguar publikisht ndaj akuzave të tilla, duke i klasifikuar ato si ndikim dhe trysni të padrejtë”.

Sa i takon korrupsionit, raporti vlerëson se mbetet i përhapur në shumë fusha, ndërsa “masat parandaluese vuajnë nga një kuadër ligjor tepër kompleks dhe vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorët vulnerabël”. Strukturat e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) vlerësohet pozitivisht, duke përmendur faktin se numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për vepra korrupsioni është rritur gjatë tre viteve të fundit. Megjithatë, Komisioni europian vëren se “autoritetet e specializuara në goditjen dhe parandalimin e korrupsionit sinjalizojnë mungesa përsa i përket burimeve dhe instrumentave të specializuara në dispozicion”. Ndërkohë që sipas raportit “strukturat e tjera të luftës kundër korrupsionit, ende përballen me sfida në zbulimin dhe hetimin efektiv” të këtij fenomeni.

Shqetësim shfaqet dhe për ligjin e amnistisë, të miratuar në parlament, pas një konsensusi mes shumicës dhe pjesës dërrmuese të opozitës. “40 persona të dënuar nga Gjykatat e posaçme, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë u përfshinë në objektin e përjashtimit nga vuajtja e dënimit dhe 60 persona kanë të drejtën të përfitojnë ulje të dënimit”.

Raporti sheh si problematike “transparencën e kufizuar në procedurat e prokurimit publik, veçanërisht për partneritetet publiko-private” si dhe “keqpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatave elektorale”./VOA

Related- Posts

EKONOMI

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
POLITIKË

Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

9 Tetor, 2026
Kryesore

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026

Galaja muzikore “Të lulëzojmë së bashku!” e CMG afron zemrat në të dy anët e Ngushticës së Tajvanit

10 Tetor, 2026

Ukraina reagon me zemërim: “Deal” nafte i Trumpit me Rusinë

10 Tetor, 2026

Peng Liyuan bën thirrje për zhvillimin e arsimit digjital dhe inteligjent për gratë

10 Tetor, 2026

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia do të furnizojë tregjet globale me karburant për të ulur çmimet

9 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.