• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
3 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

    Konventa e Fondacionit FII/ Shqipëria mikpret figurat më të mëdha të financës dhe inovacionit

  • POLITIKË

    Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

    Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

    Presidenti Begaj në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të OKB-së në Sevilje: Shqipëria angazhohet për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim rajonal

    Rama reagon sërish ndaj Farage: Shqiptarët në MB nuk janë një statistikë për t’u shtrembëruar në emër të një teatri post-Brexit

    Kryeministri Rama reagon ndaj deklaratës së Farage-n për emigrantët shqiptarë në Britani: Të sfidoj për shifrat reale

    Plani i azilit për vendet e treta tregon se Mbretëria e Bashkuar është në “një vend shumë të errët”, thotë kryeministri Rama për “The Guardian”

    Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

    Presidenti Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

    Kryeministri Rama në Samitin e NATO-s në Hagë: Diskutim për investimin në Portin e Durrësit dhe përgatitjet për Samitin 2027 në Tiranë

  • SOCIALE / KULTURË

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

    UNESCO: Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës

    “Çfarë na bën evropianë?”/ Hapet zyrtarisht Java e Evropës

    Muajin maj Kisha Katolike ia kushton nderimit të Shën Marisë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

    Ekskluzive/ “Negociatat – Sfida e fundit e integrimit”, një dëshmi e rrugëtimit Europian të Shqipërisë!

  • OP/ED

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

    Canadian and European Union Relations Concept - Merged Flags of Canada and the EU 3D Illustration

    Erozioni i demokracisë liberale në Evropë e vështirëson kërkimin e Kanadasë për aleatë me mendësi të ngjashme.

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Osmani nis konsultimet me Liderët Politikë për zgjidhjen e krizës institucionale

    Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?

    Kos: BE në një mendje për zgjerim të mëtejshëm

    Plani për Rritje/ Shkupi Mikpret BE-në dhe Liderët e Ballkanit Perëndimor

    Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pa konstituuar

    Mitologjia Serbe përballë Kritikës Shkencore: Instituti “OCTOPUS” organizon forum mbi Vidovdanin dhe rolin e tij në Projektin Kombëtar Serb

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

“Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme: Si po e përfshin Izraeli Libanin në Luftë dhe Roli Strategjik i SHBA-së”

9 Gusht, 2024
in FOKUS, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

FOKUS

Ndërsa gjendemi sot dhjetë muaj nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës me një bilanc gati genocidal për nga mënyra e sulmeve brutale ku aktualisht që nga 7 tetori numërohen 39,699 palestinezë të vrarë në Gaza dhe 91,722 të plagosur, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës (përditësimi fundit, 8 gusht 2024), flakët e luftës rrezikojnë të përhapen në gjithë Lindjen e Mesme.

Vrasjet e liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut kanë rritur mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit dhe kanë ndikuar në rritjen e tensioneve me përfshirjen e aktorëve të tjerë që deri tani ishin në prapavijë duke e bërë krizën rajonale edhe më komplekse dhe të rrezikshme.

Në intervale të ndryshme kohore, që nga 7 tetori 2023, kemi parë përshkallëzime të rrezikshme ushtarake në të gjithë Lindjen e Mesme – përleshje vdekjeprurëse në kufirin izraelito-libanez, sulme të Houthi-ve në Detin e Kuq dhe në Tel Aviv, sulme nga milicitë e linjës iraniane kundër forcave amerikane në Irak dhe Siri, madje edhe përleshje të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Iranit.

Grupet e mbështetura nga Irani nga Libani, Jemeni, Iraku dhe Siria janë tërhequr tashmë në luftën gati 10-mujore të Izraelit në Gaza.

Ndërsa ajo që ka vënë në gjendje alerti qeveritë perendimore, është Vrasja e Haniyeh në Teheran, që vjen vetem disa orë pas vrasjes izraelite të shefit ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shukr në Bejrut, dhe ka shkaktuar premtime hakmarrjeje nga Irani dhe i ashtuquajturi “bosht i rezistencës”.

Me sytë nga Irani por me vigjilencë të theksuar nga fqinji tjetër, Libani, Izraeli po pret në çdo orë një sulm të mundshëm të koordinuar nga Hamasi dhe grupi libanez Hezbollah.

Hamas është grupi kryesor që udhëheq operacionet dhe përballjet me Izraelin nga Gaza dhe ka rol të drejtpërdrejtë në konfliktet e përditshme në atë rajon, ndersa Hezbollah, ka fokusin e tij kryesor në Liban dhe konfliktet me Izraelin nga ky territor, ka ofruar ndihmë dhe mbështetje për Hamas si një pjesë e strategjisë së tij dhe të aleatëve të tij, përfshirë Iranin dhe Sirinë. Këto marrëdhënie dhe ndihma ndërmjet grupeve militante ndihmojnë në ndërlikimin dhe zgjatjen e konflikteve në rajon.

Një nga faktorët kryesorë që mund të kontribuojnë në përshkallëzim është pikërisht përfshirja e drejtpërdrejtë e Hezbollahut nga Libani. Ky grup militant shiit ka një histori të gjatë të përplasjeve me Izraelin dhe është një lojtar kyç në Lindjen e Mesme. Veprimet e tij mund të nxjerrin një përgjigje të ashpër nga Izraeli, e cila mund të çojë në një konflikt të mëtejshëm. Përveç Hezbollahut, Irani, që ka mbështetur grupet militante, gjithashtu është një faktor i rëndësishëm në këtë skenar. Aktivizimi i mëtejshëm i Iranit në këtë situatë shton tensionet dhe rrit përshkallëzimin e konfliktit në një nivel më të gjerë.

Kujtojmë se Grupi libanez Hezbollah, një aleat i grupit palestinez Hamas, dhe ushtria izraelite kanë shkëmbyer zjarrin ndërkufitar që nga fillimi i sulmit izraelit në Gaza në tetor, pasi Hamasi udhëhoqi një sulm të rrallë brenda territorit izraelit, duke vrarë rreth 1,139 njerëz dhe duke marrë rreth 240 të tjerë robër.

Por tashmë situata është më e rrezikshme.

Disa qeveri perëndimore, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen menjëherë nga Libani pasi tensionet po rriten në Lindjen e Mesme pas vrasjes së shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, për të cilin Irani fajësoi Izraelin dhe SHBA-në.

Javen e parë të gushtit, aleati i Izraelit, SHBA, tha se do të lëvizte anije luftarake dhe avionë luftarakë shtesë në rajon dhe u kërkoi qytetarëve të tij në Liban të largoheshin me “çdo biletë në dispozicion”.

Ambasada e SHBA-së në Bejrut u kërkoi shtetasve të saj që të “përgatisin plane emergjence” nëse zgjedhin të qëndrojnë në Liban dhe të jenë të përgatitur të “strehohen në vend për një periudhë të gjatë kohore”.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të saj në Liban që të largohen “tani ndërsa opsionet tregtare mbeten të disponueshme”.

“Tensionet janë të larta dhe situata mund të përkeqësohet me shpejtësi”, tha në një deklaratë Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy. “Ndërsa ne po punojmë gjatë gjithë orarit për të forcuar praninë tonë konsullore në Liban, mesazhi im për shtetasit britanikë atje është i qartë – largohuni tani”.

Mbretëria e Bashkuar konfirmoi gjithashtu se anëtarët e familjes së stafit të ambasadës së saj në Bejrut ishin “tërhequr përkohësisht”.

Të dielën,(4 gusht) Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme  iu beri thirrje qytetarëve te saj në Liban të largohen “sa më shpejt të jetë e mundur” për shkak të rrezikut të një përshkallëzimi ushtarak.

I gjithë ky shqetësim dhe angazhim i Perëndimit për largimin e menjëhershëm të qytetarëve të saj nga Libani është tregues se aktualisht situata në Lindjen e Mesme është jashtëzakonisht e tensionuar dhe e rrezikshme, me përshkallëzimin e konflikteve që rrezikon të përfshijë jo vetëm Libanin në luftë por dhe të shkaktojë një krizë të plotë rajonale dhe ndërkombëtare.

Por kush është duke e përfshirë Libanin në luftë dhe çfarë ndikimi mund të ketë ky përshkallëzim në stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar?

Përfshirja e Libanit në konflikt me Izraelin

Libani është në një krizë të thellë ekonomike dhe politike, dhe kjo e bën vendin më të ndjeshëm ndaj përshkallëzimeve të jashtme. Izraeli po shikon mundësi për të vepruar për të ndikuar në këtë situatë dhe për të shfrytëzuar paaftësitë e brendshme të Libanit.

Libanezet janë duke përjetuar një periudhë të vështirë dhe të pasigurt. Kujtojmë se Libani ka vite që është në agoninë e krizës ekonomike dhe politike që ka nisur rreth vitit 2019.

Shpërthimi katastrofik i 4 gushtit 2020 në portin e Beirutit, i shkaktuar nga depozitimi i paautorizuar i 2,750 ton materialeve eksplozive (nitrate amoniumi), i cili shkatërroi një pjesë të madhe të qytetit dhe la të vdekur më shumë se 200 persona, me qindra të tjerë të lënduar dhe shumë të pastrehë, e thelloi dhe më shumë këtë krizë.

Ajo nxiti një përshkallëzim të krizës mes protestave te medha duke kaluar përmes një periudhe të paqëndrueshme politike me qeveri të ndryshme që kanë ardhur dhe ikur.

Por tani gjendet sërish buzë greminës, gati për tu përfshirë ose në rrezik për ta përfshirë këtë vend tashmë të gjunjëzuar në kofliktin me Izraelin.

Sot, Libani është në një gjendje të brishtë dhe është në rrezik të përfshihet në një konflikt me Izraelin. Sikundër e përmendëm, Hezbollah, një grup militant dhe aktor kryesor në politikën libaneze, ka një ndikim të rëndësishëm në jetën politike, duke ndihmuar në stabilitetin e vendit por gjithashtu duke kontribuar në tensionet dhe ndasitë brenda shoqërisë libaneze. Është pikërisht ky grup në shënjestren e Izraelit që po tërheq Libanin në luftë.

Në fund të korrikut, Kabineti i Sigurisë i Izraelit autorizoi kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant të vendosnin veprime kundër Hezbollahut, duke kërcënuar me një “çmim të lartë” për sulmin me raketa që synonte një fushë futbolli në Lartësitë Golan, ku u vranë 12 fëmijë. Megjithëse Hezbollah mohoi përfshirjen në këtë sulm.

SHBA-ja ka deklaruar se nuk dëshiron përshkallëzimin e situatës, megjithëse ka dërguar forca në Lindjen e Mesme për të mbështetur Izraelin pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit dhe fillimit të luftës në Gaza.

Por ajo që ka rritur rrezikun për përfshirjen e Libanit në këtë konflikt, është vrasja e liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran dhe vrasja e komandantit të lartë të Hezbollahut Fuad Shukr në Beirut, duke rrezikuar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe çdo përpjekje për armëpushim dhe de-përshkallëzim rajonal.

Izraeli tenton të bëjë “palë ” SHBA-të në luftën ndaj Palestinës

Në një kohë kur në Gaza numërohen çdo ditë me dhjetra-qindra viktima civilë palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, retorika e Benjamin Netanjahut, Kryeministrit izraelit, ka ngjallur shqetësime të mëdha. Në vizitën e tij në Kongresin amerikan, Netanjahu e quajti luftën në Gaza si “luftën tonë”, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me interesat e SHBA-së dhe duke deklaruar se “fitorja jonë do të jetë fitorja juaj”.

Një togfjalësh i rrezikshëm, ndërsa shohim se urrjetja, pasiguria, frika, dëshpërimi ka kapluar mijëra palestinezë të cilët vetë ekzistenca e tyre është kthyer në kërcënim për Izraelin.

Dihet se SHBA-ja, është një aleat strategjik, dhe mbështetja kryesore e Izraelit, e cila as në këtë lufte 10 mujore, ku me mijëra njerëz të pafajshëm kanë humbur jetën në mënyrë çnjerëzore nuk e ka kursyer mbështetjen e saj. Të mos flasim pastaj, për vuajtjet që po perjeton sot çdo palestinez që gjendet në Gaza ku u mohohet çdo e drejtë njerëzore.

E megjithate, Netanjahu, nuk ndalet.

Në fjalimin e tij para Kongresit amerikan, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje SHBA-ve të qëndrojnë me Izraelin dhe u zotua se vendi do të bëjë “çfarëdo që duhet” për të mposhtur Hamasin dhe për të kthyer pengjet e mbetura nga Gaza.

Ai i kërkoi Kongresit të përshpejtojë ndihmën ushtarake shtesë ndërsa lufta në Gaza i afrohet 10 muajve.

Ai theksoi se SHBA kishte ofruar ndihmë të jashtëzakonshme për Izraelin për dekada dhe kërkoi që kjo ndihmë të përshpejtohej për të mposhtur Hamasin dhe për të sjellë në shtëpi pengjet e mbetura. Netanjahu përdori një citat të Winston Churchill-it për të inkurajuar SHBA-në të ofronte ndihmën e saj më të shpejtë, duke e bërë këtë si një kërkesë për mbështetje të vazhdueshme.

Heshtja e SHBA-së, është më vrastare se sa vetë fjalët e Netanjahut. Ai zgjati dorën për mbështetje në luftën kundër Palestinezëve, nga qeveria amerikane, dhe mesa duket SHBA-të nuk po e kursejnë ndihmën e tyre karshi egos së Izraelit. “Na jepni mjetet dhe ne do ta përfundojmë punën”, thërriste Netanjahu, duke e bërë dhe SHBA përgjegjëse për mijëra viktima të pafajshëm.

Por a rrezikojnë SHBA-të, që me përfshirjen e tyre në Lindjen e Mesme, flakët e luftës të djegin këtë rajon, madje të përfshijnë këtu dhe lojtare të tjerë globale. Dihet se Rusia, Kina, Irani, Turqia nuk mund të mos reagojnë. Madje, kjo do minonte dhe vetë mundësinë historike për një pajtim mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, një tjetër aleat me rëndësi për SHBA.

Duhet thënë se Arabia Saudite ka theksuar se vrasja e kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, gjatë vizitës së tij në Teheran, është një shkelje e hapur e sovranitetit të Iranit dhe përbën kërcënim për paqen dhe sigurinë rajonale.

Përpjekjet e Netanjahut për të lidhur interesat e SHBA-së me ato të Izraelit, heshtja dhe qëndrimi i SHBA-së në këtë situatë janë parë si një mbështetje për veprimet e Izraelit, që i shton shqetësimet për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

SHBA-të me këtë përfshirje rrezikojnë të humbasin rolin e tyre si ndërmjetës, si negociatorë të paqes, po humbasin besimin e një aleati në Lindjen e Mesme dhe mbi të gjitha po humbin shpresën për një paqe të dëshiruar tashmë shekullore në Lindjen e Mesme.

Roli i SHBA-së dhe ndikimi i saj në konflikt

SHBA, një aleate e fortë e Izraelit, i ka ofruar mbështetje diplomatike dhe politike në arenën ndërkombëtare. Kjo mbështetje është pasqyruar shpesh në vetot e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër rezolutave që kritikojnë veprimet e Izraelit. Kjo ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në aftësinë e komunitetit ndërkombëtar për të ndërmarrë hapa të fuqishëm në adresimin e krizave në Gaza.

Një dështim i organizatës më të madhe të sigurise siç është OKB dhe Këshilli i Sigurimit, megjithatë kjo është një temë tjetër që duhet trajtuar.

Gjithsesi mbetet jetike çdo angazhim për armëpushim në Gaza. Në këtë moment kritik për stabilitetin rajonal, përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi në Gaza janë të domosdoshme për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit përfshirë, Jemenin(Houthi) Libanin( Hezbollah) dhe Iranin( Hamas),  dhe sigurisht për të shmangur  përfshirjen e trupave amerikane.

Duhet thënë se pritshmëritë që SHBA do ndalonte këtë marrëzi në Lindjen e Mesme kanë qenë të mëdha, sikundër ekzistojnë ende pritshmëritë se Po, SHBA-të mund të bëjnë më shumë për të arritur një armëpushim në një konflikt në të cilin aleati i tij Izraeli ka vrarë pothuajse 40,000 palestinezë, duke kërcënuar të djegë një rajon tashmë të paqëndrueshëm.

Por SHBA-ja ka dështuar të aplikojë presion të mjaftueshëm për de-përshkallëzim dhe ka ndihmuar përkeqësimin e situatës përmes mbështetjes për Izraelin.

Raed Jarrar, drejtor i avokimit në Democracy for the Arab World Now (DAWN), e kritikon politikën e SHBA-së si të papërshtatshme dhe kontradiktore me veprimet e saj. Ai argumenton se SHBA mund të kishte ndaluar transferimin e armëve për të përshpejtuar një armëpushim, duke kontribuar kështu në zbutjen e situatës. Sipas Jarrar, ndihma ushtarake dhe mbështetja politike e SHBA-së për Izraelin ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në aftësinë e Izraelit për të realizuar veprime agresive që kanë kontribuar në përkeqësimin e situatës në rajon.

Jarrar thekson se Izraeli ka pasur një mbështetje të konsiderueshme nga SHBA, e cila ka mundësuar që vendi të përshkallëzojë konflikte në mënyrë që rajoni të mbetet në një gjendje tensioni të lartë. Ai sugjeron se SHBA, përmes ndalimit të ndihmës ushtarake dhe të armëve, mund të kishte ndihmuar në frenimin e përshkallëzimit të konflikteve dhe në arritjen e një armëpushimi më të hershëm.

“Izraeli nuk mund të kishte sulmuar të gjitha këto vende pa armët e SHBA-së, pa mbështetjen politike të SHBA-së, pa mbështetjen ushtarake të SHBA-së dhe pa mbështetjen e inteligjencës amerikane”, shtoi Jarrar. “Izraeli nuk do të kishte aftësinë për ta shtyrë rajonin në atë që kemi tani, që është lufta rajonale.”

Roli i SHBA-së në zgjidhjen e konfliktit në Gaza është kyç por a ekziston vullneti për paqe?

SHBA-ja, e cila ka mbështetur Izraelin, ka një rol të rëndësishëm në këtë situate për të sjellë stabilizimin dhe paqen. Ndihma dhe politika e SHBA-së do të ndikojnë ndjeshëm në drejtimin e situatës. Nëse SHBA-ja e mbështet më tej Izraelin në përballimin e kërcënimeve të reja, kjo thjesht do të kontribuojë në një eskalim të mëtejshëm të konfliktit.

Aktivizimi i Hezbollahut dhe Iranit, si dhe ndërhyrja ushtarake e SHBA-së, mund të krijojnë një përshkallëzim të konflikteve me pasoja të mëdha jo vetëm për Lindjen e Mesme por dhe për stabilitetin global.

Një qasje e ekuilibruar dhe e orientuar për ndërtimin e paqes është e domosdoshme për të evituar përshkallëzimin dhe për të kontribuar në një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit. Vetëm përmes angazhimit të sinqertë për paqe dhe stabilitet mund të arrihet pajtimi i madh në Lindjen e Mesme.

© 2024 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiç?

2 Korrik, 2025
Kryesore

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, Rama: Shqipëria ka përmbushur të gjithat pikat e Planit të Rritjes

1 Korrik, 2025
Kryesore

Samiti G 6+1! Samit historik dhe Trump Show! Zelenski 0:2! Humbësit dhe fituesit e luftës 12 ditore!

30 Qershor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Raporti i OKB-së liston kompanitë bashkëpunëtore në “gjenocidin” e Izraelit: Kush janë ato?

2 Korrik, 2025

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

2 Korrik, 2025

Xi uron për hapjen e sesionit plenar të Komitetit të 14-të të Federatës Mbarëkineze të Rinisë dhe Kongresit të 28-të të Federatës Mbarëkineze të Studentëve

2 Korrik, 2025
filter: 0; fileterIntensity: 0.0; filterMask: 0; algolist: 0;
multi-frame: 1;
brp_mask:0;
brp_del_th:0.0000,0.0000;
brp_del_sen:0.0000,0.0000;
motionR: null;
delta:null;
module: photo;hw-remosaic: false;touch: (0.35062483, 0.42312485);sceneMode: 8;cct_value: 0;AI_Scene: (-1, -1);aec_lux: 297.51645;aec_lux_index: 0;albedo:  ;confidence:  ;motionLevel: 0;weatherinfo: null;temperature: 46;

Partia Komuniste e Kinës mbush 104 vjeç, duke çuar përpara modernizimin kinez dhe objektivat e zhvillimit global

2 Korrik, 2025

Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiç?

2 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.