• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

    Bullgari/ Spiropali takon Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon

    Konferenca për Ukrainën në Romë/ Rama: Shqipëria, krah partnerëve europianë sa herë që Ukraina ka nevojë

    Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

    Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji: Do të vijoj betejën në Strasburg

    Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

    Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë/ Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Ambasada e Kinës në Shqipëri pritje për festimin e 75-vjetorit të Themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe Vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike mes dy vendeve

25 Shtator, 2024
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e Kinës në Shqipëri organizoi një pritje (24 shtator)me rastin e 75-vjetorit të Themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe Vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike Midis Kinës dhe Shqipërisë

Të pranishëm në këtë aktivitetet ishin Znj. Megi Fino, Zëvendës Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, Znj. Lira Pipa, Zëvendës Ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Znj. Anuela Ristani, Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, Z. Spartak Nano, Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqiptëri-Kinë, si edhe kryetari i Grupit kuvendor të Miqësisë Shqipëri-Kinë, Bardhyl Kollçaku, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, ish-diplomatë, gazetare, përfaqësues të komuniteteve fetare, etj.

Ambasadorja e Kinës, Sh.S.Znj. PANG Chunxue, theksoi se sot festojmë 75-vjetorin e Themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe 75-vjetorin e Marrëdhënieve Diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë, duke shprehur përshëndetje dhe urime të sinqerta për të gjithë ata që kanë mbështetur zhvillimin e Kinës dhe forcimin e miqësisë me Shqipërinë.

Duke folur per 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës, znj. Ambasadore vlerësoi se gjatë këtyre 75 viteve, Kina ka bërë arritje të jashtëzakonshme nën udhëheqjen e Partisë Komuniste, duke ndërtuar një shoqëri mesatarisht të begatë dhe duke eliminuar varfërinë absolute. Ekonomia kineze është transformuar nga një vend i varfër në ekonominë e dytë më të madhe në botë, me një Prodhim të Brendshëm Bruto që arriti 126 trilion juanë në vitin 2023, një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitin 1949.

“Në vitet e fundit, Kina ka treguar një zhvillim të qëndrueshëm dhe ka dalë si lider në risitë teknologjike, përfshirë inteligjencën artificiale dhe energjinë e rinovueshme. Ekonomia e saj vazhdon të jetë e fortë dhe ka një potencial të madh për të ardhmen. Festimi i sotëm simbolizon lidhjet e forta mes dy vendeve dhe aspiratat për një të ardhme të ndritur së bashku”, tha ajo.

Zonja Ambasadore në fjalen e saj u ndal më konkretisht edhe te marrëdhëniet bilaterale Kinë-Shqipëri, ku ky vit shënon dhe 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhenieve diplomatike.

“Ky vit shënon 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Shqipërisë. Gjatë shekullit të kaluar, të dy vendet shkruan së bashku një kapitull miqësie, i cili mund të përshkruhet më së miri nga një poezi kineze: “Sado larg nga miqtë që jemi, porsi komshi të mirë i kemi”. Shqipëria ishte një nga vendet e para që njohu dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën dhe ka dhënë një kontribut historik në rivendosjen e vendit të Kinës në Kombet e Bashkuara. Në vitet 1960 dhe 1970, Kina dërgoi më shumë se 6000 ekspertë dhe asistoi në më shumë se 140 projekte në Shqipëri, duke ofruar mbështetje të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë. Disa nga projektet janë ende në funksion edhe sot.  Vitet e fundit, marrëdhëniet Kinë-Shqipëri kanë ruajtur një vrull të shpejtë zhvillimi. Liderët e dy shteteve kanë mbajtur komunikime të shpeshta. Korrikun e kaluar, SH.T.Z.Wu Hongbo, përfaqësuesi i posaçëm i Qeverisë Kineze për çështjet Evropiane, bëri një vizitë të suksesshme në Shqipëri dhe pati shkëmbime të thella mendimesh me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm Igli Hasani për marrëdhëniet dypalëshe. Konsultimi për lejen e hyrjes së mjaltit dhe produkteve të bulmetit shqiptar në Kinë ka përfunduar me sukses dhe eksporti i produkteve bujqësore të Shqipërisë në Kinë vazhdon të rritet”, theksoi Znj. Chunxue.

“Ambasada Kineze në Shqipëri është e gatshme të punojë me të gjithë qarqet e Shqipërisë për të promovuar marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha nivelet, për të lehtësuar shkëmbimin e përvojave në qeverisjen e shtetit dhe për të forcuar bashkëpunimin pragmatik në kuadrin e Iniciativës Brez dhe Rrugë dhe Mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Ne do të inkurajojmë më shumë kompani kineze të investojnë dhe të operojnë në Shqipëri dhe do të lehtësojmë shkëmbimet mes popujve të dy vendeve dhe shkëmbimet kulturore, në mënyrë që të forcojmë marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë si dhe miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë në epokën e re”, tha Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Znj. Pang Chunxue

Fjala e plotë e Sh.S.Znj. PANG Chunxue, Ambasadore e Kinës në Shqipëri në Pritjen në Festimin e 75-vjetorit të Themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe Vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike Midis Kinës dhe Shqipërisë

Të dashur Znj. Megi Fino, Zëvendës Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme,

 Znj. Lira Pipa, Zëvendës Ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,

Znj. Anuela Ristani, Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës,

Z. Spartak Nano, Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqiptëri-Kinë,

Shkëlqesitë tuaja të Dërguar Diplomatikë,

    Të nderuar kolegë dhe miq,

    Zonja dhe zotërinj,

    Mirëmbrëma.
    Sot, ne mblidhemi së bashku për të festuar 75-vjetorin e Themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe 75-vjetorin e Vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë. Në emër të Ambasadës Kineze në Shqipëri, dëshiroj të shpreh përshëndetjet tona të sinqerta dhe urimet e mira për të gjithë miqtë që kanë mbështetur prej kohësh zhvillimin e Kinës dhe janë kujdesur për miqësinë Kinë-Shqipëri, si dhe të uroj mirëseardhjen më të ngrohtë për të gjithë të ftuarit që marrin pjesë në pritjen e sotme.
     Gjatë 75 viteve të fundit, rruga dhe sistemi i Kinës janë mbushur me energji dhe vitalitet. Nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës (PKK), populli kinez, me guxim të madh dhe kërkime të pandërprera, ka hyrë me sukses në rrugën e socializmit me karakteristika kineze, të cilat kanë sjellë ndryshime të mëdha në vend. Duke hyrë në epokën e re, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës me Sekretarin e Përgjithshëm Xi Jinping në thelbin e tij ka bashkuar dhe udhëhequr Partinë dhe popullin kinez në ndërtimin e një shoqërie mesatarisht të begatë në të gjitha aspektet, ka zhdukur historikisht varfërinë absolute, ka arritur qëllimin e parë njëqindvjetor dhe ka filluar një rrugëtim të ri për ndërtimin e një vendi të madh dhe avancimin e përtëritjes kombëtare në të gjitha aspektet përmes modernizimit kinez.
     Gjatë 75 viteve të fundit, Kina ka bërë arritje të jashtëzakonshme ekonomike. Vendi është zhvilluar nga një vend i varfër dhe i prapambetur në ekonominë e dytë më të madhe në botë, si dhe në vendin numër 1 në botë për sa i përket tregtisë së mallrave dhe prodhimit. Në vitin 2023, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kinës arriti në 126 trilion juanë (rreth 16 trilion euro), një rritje prej 223 herë krahasuar me atë të vitit 1949, me një normë mesatare vjetore rritjeje prej 7.9%. Kina ka qenë kontribuesi më i madh në rritjen ekonomike botërore për shumë vite me radhë. Në gjysmën e parë të vitit 2024, ekonomia e Kinës ka ruajtur një rritje të qëndrueshme, me Prodhimin e Brendshëm Bruto të rritur me 5%. Ndërkohë, zhvillimi me cilësi të lartë ka bërë përparim mbresëlënës dhe risitë e mëdha shkencore dhe teknologjike si inteligjenca artificiale, automjetet e reja me energji, si dhe aeroplanët C919 të prodhuar nga Kina kanë injektuar një shtysë të re në zhvillimin ekonomik. Është vërtetuar se ekonomia kineze, falë qëndrueshmërisë së saj të fortë, potencialit të madh dhe hapësirës së bollshme për manovrim, mbetet e fortë dhe do të mbetet e tillë në planin afatgjatë. “Kina” e ardhshme është ende “Kina” që ne njohim.
     Gjatë 75 viteve të fundit, standardet e jetesës së popullit kinez janë përmirësuar shumë. Të ardhurat e disponueshme për frymë të popullit kinez janë rritur nga 50 juanë në vitin 1949 në 40,000 juanë (rreth 5,100 euro) në vitin 2023, duke sjellë grup me të ardhura të mesme më të madh në botë. Kina ka krijuar sistemin më të madh arsimor në botë, sistemin e sigurimeve shoqërore si dhe sistemin e kujdesit mjekësor dhe ka përmirësuar ndjeshëm mjedisin ekologjik. Ndjenja e përmbushjes, lumturisë dhe sigurisë së popullit kinez është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme.
     Dy muaj më parë, në Pekin u mbajt me sukses Seanca e Tretë Plenare e Komitetit Qendror të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës. U përshkruan plane strategjike për thellimin e plotë të reformave dhe avancimin e modernizimit kinez. Seanca plenare parashtroi më shumë se 300 detyra reformash të cilat supozohet se do të përfundojnë deri në vitin 2029 dhe theksoi se Kina do të zgjerojë në mënyrë të qëndrueshme hapjen institucionale, do të thellojë reformën strukturore në tregtinë e jashtme dhe sistemet e menaxhimit për investimet e brendshme dhe të jashtme. Kina gjithashtu do të optimizojë planifikimin e saj për hapjen rajonale dhe mekanizmat për bashkëpunim me cilësi të lartë në kuadër të Iniciativës “Një Brez Një Rrugë”. Seanca i dërgoi një sinjal të fortë botës se reforma dhe hapja e Kinës nuk do të ndalen, duke shtuar një moment historik të ri të përpjekjeve të reformës dhe hapjes së Kinës. Kemi çdo arsye të besojmë se Kina, me zhvillim cilësor dhe hapje të nivelit të lartë, do të sjellë më shumë mundësi për vendet në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë.
  Zonja dhe Zotërinj,

  Të dashur miq,

  Ky vit shënon 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Shqipërisë. Gjatë shekullit të kaluar, të dy vendet shkruan së bashku një kapitull miqësie, i cili mund të përshkruhet më së miri nga një poezi kineze: “Sado larg nga miqtë që jemi, porsi komshi të mirë i kemi”. Shqipëria ishte një nga vendet e para që njohu dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën dhe ka dhënë një kontribut historik në rivendosjen e vendit të Kinës në Kombet e Bashkuara. Në vitet 1960 dhe 1970, Kina dërgoi më shumë se 6000 ekspertë dhe asistoi në më shumë se 140 projekte në Shqipëri, duke ofruar mbështetje të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë. Disa nga projektet janë ende në funksion edhe sot.

  Vitet e fundit, marrëdhëniet Kinë-Shqipëri kanë ruajtur një vrull të shpejtë zhvillimi. Liderët e dy shteteve kanë mbajtur komunikime të shpeshta. Korrikun e kaluar, SH.T.Z.Wu Hongbo, përfaqësuesi i posaçëm i Qeverisë Kineze për çështjet Evropiane, bëri një vizitë të suksesshme në Shqipëri dhe pati shkëmbime të thella mendimesh me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Jashtëm Igli Hasani për marrëdhëniet dypalëshe. Konsultimi për lejen e hyrjes së mjaltit dhe produkteve të bulmetit shqiptar në Kinë ka përfunduar me sukses dhe eksporti i produkteve bujqësore të Shqipërisë në Kinë vazhdon të rritet. Në gjysmën e parë të këtij viti, volumi i shkëmbimeve tregtare mes Kinës dhe Shqipërisë arriti në mbi 500 milionë dollarë, duke e bërë Kinën partnerin e tretë tregtar më të madh të Shqipërisë. Në vitin 2023, të dyja palët nënshkruan Marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Bashkëpunimin Turistik, i cili lehtësoi ndjeshëm shkëmbimet dypalëshe të personelit. Nga Janari deri në Korrik të këtij viti, numri i turistëve kinezë që hynë në Shqipëri i kaloi 13 mijë, një rritje prej 118,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Është në fakt ritmi më i shpejtë i rritjes ndër të gjitha shtetet-burim turistësh të Shqipërisë.

  Duke qëndruar në kryqëzimin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Ambasada Kineze në Shqipëri është e gatshme të punojë me të gjithë qarqet e Shqipërisë për të promovuar marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha nivelet, për të lehtësuar shkëmbimin e përvojave në qeverisjen e shtetit dhe për të forcuar bashkëpunimin pragmatik në kuadrin e Iniciativës Brez dhe Rrugë dhe Mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Ne do të inkurajojmë më shumë kompani kineze të investojnë dhe të operojnë në Shqipëri dhe do të lehtësojmë shkëmbimet mes popujve të dy vendeve dhe shkëmbimet kulturore, në mënyrë që të forcojmë marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë si dhe miqësinë tradicionale mes dy popujve tanë në epokën e re.

  Zonja dhe zotërinj,

  Të dashur miq,

  Në ditët e sotme, balanca ndërkombëtare e fuqisë po kalon një riorganizim të thellë. Paqja dhe zhvillimi botëror po përballen me kërcënime në rritje nga unilateralizmi, proteksionizmi, hegjemonizmi dhe politikat e pushtetit. Me konfliktet rajonale që shpërthejnë aty-këtu, bota ka hyrë në një periudhë të re turbulence dhe transformimi. Përballë ndryshimeve të rëndësishme të papara gjatë një shekulli, Kina do të vazhdojë të ndjekë politikën e jashtme të pavarur të paqes, do të vazhdojë të promovojë Iniciativën e Zhvillimit Global, Iniciativën e Sigurisë Globale dhe Iniciativën e Qytetërimit Global dhe do të vazhdojë të japë kontribut në adresimin e deficitit të paqes globale, duke zgjidhur dilemën globale të sigurisë dhe rritjen e mësimit të ndërsjellë midis qytetërimeve. Kina do të vazhdojë të bëjë thirrje për një botë shumëpolare të barabartë dhe të rregullt dhe një globalizim ekonomik universalisht të dobishëm dhe gjithëpërfshirës. Kina është e gatshme të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të ndërtuar bashkërisht një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

  Zonja dhe zotërinj,

  Të dashur miq,

  Tani ju lutem bashkohuni me mua në një dolli:

  Për prosperitetin e Kinës dhe Shqipërisë, si dhe lumturinë e popullit kinez dhe shqiptar,

  Për miqësinë e përjetshme midis Kinës dhe Shqipërisë,

  Për shëndetin dhe suksesin e të gjithëve ne,

  Gëzuar!

/Argumentum.al

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

11 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Gjeli letër KLP-së: Të mbrohet figura dhe pavarësia e magjistratëve

11 Korrik, 2025
JO VETEM LAJM

30-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë

11 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kosova si Srebrenica?!

11 Korrik, 2025

NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

11 Korrik, 2025

Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

11 Korrik, 2025
Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

11 Korrik, 2025

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

11 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.