• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
19 Shtator, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Sot është 100-vjetori i themelimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë.

    Plani i Rritjes i BE për Ballkanin Perëndimor, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

    Banka turke “Ziraat Bank” merr miratimin paraprak për të operuar në Shqipëri

    Banka Botërore: Shqipëria klasifikohet si vend me të ardhura të mesme-të larta

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

  • POLITIKË

    “Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

    Miratohet programi dhe qeveria e re, opozita bllokon foltoren dhe bojkoton votimin

    Presidenti Begaj pritet në takim të veçantë nga Kryeministri Orban: Intensifikim i dialogut politik mes dy vendeve

    Tirana pret Konferencën e 28-të të Shefave të Shtabit të Kartës së Adriatikut/ Shqipëria synon të bëhet qendër e industrisë së mbrojtjes në Ballkan

    Kryeministri Rama takon Rutte-n: Po rilindim industrinë ushtarake, prioritet porti në Porto Romano

    Kos: Shpejtësia e Shqipërisë për integrimin mbresëlënëse, të përfshihet edhe parlamenti e shoqëria civile

    Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë, takim me Vengun

    Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeverisës “Rama 4”.

    Ministri Vengu pret homologun bullgar: Porto Romano, nyje e rëndësishme për lëvizshmërinë e NATO-s në rajon

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore e Arabisë Saudite çel dyert në Tiranë: Ministri Gonxhja dhe Ambasadori Hifzi nënvizojnë kulturën si urë lidhëse dhe themel të dialogut ndërkulturor

    200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

    Java Kulturore e Arabisë Saudite në Tiranë: Një udhëtim magjepsës në zemër të Lindjes së Mesme

    Nis viti i ri shkollor në Shqipëri: Risi dhe masa të reja për sigurinë dhe cilësinë në arsim

    NGA GJAZUJ TË MIRDITËS DREJT YJEVE TË UNIVERSIT

    Java Kulturore Malazeze në Tiranë – Një udhëtim përmes artit, muzikës dhe kujtesës historike

    Java Kulturore e Arabisë Saudite për herë të parë në Shqipëri! Ambasadori Hafzi: Një urë komunikimi midis dy vendeve

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED

    Motori Franko-Gjerman në ngarkesë të plotë!

    Pse “hesht” Kina?

    Kina ME Rusinë dhe Europa PA SHBA-të!

    “Amerikanët brenda, Rusët në rënie dhe Iranianët jashtë: Ndikimi rajonal i marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”

    Ku dallon Samiti i sotëm i Alaskës nga Konferenca e Teheranit?

    Palestina, aktor dhe faktor vendimtar paqeje !

    American and Chinese flag waving together

    Gjeopolitika e deformuar dhe e vërteta në marrëdhëniet amerikano-kineze!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Ish-ambasadori amerikan: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

    KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme, por me rreziqe potenciale

    Ruben, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit në Hagë: Trajtim i pazakontë për një burrë shteti si Thaçi që u dorëzua vullnetarisht 

    KASH: Bashkëpunimi Strategjik SHBA–Kosovë është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në Evropë.

    Mijëra shqiptarë mblidhen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    Presdentja Osmani: Angazhim maksimal që dialogu strategjik me SHBA të rifillojë sa më shpejt

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Ofensiva e fundit e Erdoganit

6 Tetor, 2024
in Bota, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Vllada Stankoviç-[i]

Duke u mbështetur në teorizimet e Ahmet Davutogllusë mbi rinovimin e ndikimit turk në territoret e Perandorisë Otomane të dikurshme, presidenti turk këtij neoosmanizmi i shtoi edhe idenë e rolit udhëheqës të vendit të tij në tërë botën muslimane.

Nga fitorja në zgjedhjet presidenciale të muajit maj të vitit të kaluar, Rexhep Taip Erdogani u’a ka lënë në dorë një pjesë të pushtetit dhe ndikimit në ekonomi profesionistëve dhe ekspertëve turq, te të cilët gjithsesi është mbështetur edhe gjatë dhjetëvjeçarit të parë të qeverisjes së tij dhe tani i është përkushtuar një qëllimi: forcimit të trashëgimisë së të tij politike. Në bazën e veprimit tërësor politik të Erdoganit njëzet e dy vitet e kaluara qëndronte ideja e kthimit të islamit si themel të ndërtimit politik të Turqisë së tij të re, gjë të cilën e nënvizonte haptazi apo fshehurazi në përputhje me rrethanat gjeopolitike.

Duke u mbështetur në teorizimet e Ahmet Davutogllusë mbi rinovimin e ndikimit turk në territoret e Perandorisë Otomane të dikurshme, presidenti turk këtij neoosmanizmi i shtoi edhe idenë e rolit udhëheqës të vendit të tij në tërë botën muslimane, duke e paraqitur veten si kampion të isalmizmit demokratik dhe mbojtës të të gjithë muslimanëve. Gradualisht, duke e kuptuar se ambicia e tij që të pranohej si partner i barabartë i fuqive më të mëdha nuk ishte e realizueshme, Erdogani, të gjithë fuqinë e diplomacisë turke e orientoi në drejtimin e forcimit të ndikimit turk në botën islame, nganjëherë duke ndryshuar rrënjësisht politikën e çimentuar të Ankarasë që i ka fillimet në fillimiet e viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar.

“RRUGA E TRETË” E TURQISË

Fjalimi i Erdoganit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e kaluar përbente praktikisht listën e planeve konkrete të presidentit turk për sigurimin e trashëgimisë së tij politike. Ky fjalim ishte vetëm varianti i përforcuar i vitit të kaluar. Sulmet e pritshme, por kësaj here më të ashpra, kundër Izraelit dhe kryeministrit aktual të tij Benjamin Netanjahu përbëjnë në thelb bazën e idesë së Erdoganit për krijimin e një “rrugë të tretë” të re të shteteve muslimane të bashkuara të cilët do t’i udhëhiqte ai. Plani i dytë të cilin e Erdogani në Nju Jork e shpalosi krejtësisht haptazi, pasiqë kishte dhënë disa sinjale të tij që vitin e kaluar, kishte të bënte me Qipron dhe ishte vazhdë e lëvizjeve të tij katër vitet e shkuara. Nga foltorja e OKB-së presidenti turk u bëri thirrje të gjithë shteteve që të njohin pavarësinë e kuazishtetit “Republika Turke e Qipros Veriore”, të cilin Ankaraja prej një gjysëm shekulli, që nga invazioni në verën e vitit 1974, e mban nën okupimin e saj. Me këtë Erdogani nuk la asnjë dyshim se në cilin drejtim do të ecë diplomacia turke në vitet në vazhdim.

Trashëgimia e vërtetë politike e Rexhep Taip Erdoganit qëndron pikërisht në ndryshimin tërësor të drejtimit të politikës së jashtme, të cilën ai, që në dhjetëvjeçarin e para pas ardhjes së tij në pushtet në vitin 2002, e ka përmbyllur – frikësimi i të gjithë më të dobëtve, realisht ose në dukje, dhe orientim i fortë drejt mbështetjes së qartë dhe ta padyshimtë të Uashingtonit. As islamizmi i hapur i Erdoganit, as edhe përndjekja e tij akoma më e hapur e kundërshtarëve politikë, nuk e penguan presidentin e dikurshëm amerikan Barak Obama, që pikërisht te presidenti turk të shihte idealin e demokracisë, sipas modelit që pati shpallur në Kajro në vitet e para të mandatit të tij, para se “pranvera arabe” ta shkundte tërësisht rendin e vendosur në dhjetëvjeçarët paraardhës. As mbështetja e hapur e Erdoganit për “Vëllezërit muslimanë” në Egjypt dhe për Hamasin, model i organizatës terroriste, nuk e lëkundën presidentin Oabama në mbështetjen për presidentin  turk, të cilin  e quajti – jo bash mirë – “miku im i vogël Rexhep”. Duke gëzuar besimin e plotë të Obamës, Erdogani e shfrytëzoi pozitën e tij për atë që presidenti amerikan t’a detyrojë kryeministrin izraelit në vitin 2013, t’i kërkojë falje publike presidentit turk për shkak të konfliktit në lidhje me bllokimin detar të Gazës në vitin 2010, dhe më tej, në mënyrë që ta poshtëronte akoma më shumë publikisht Netanjahun, hoqi dorë nga të gjitha marrëveshjet që i kishin paraprirë dhe mundësuar faljen. Megjithëse përpjekja për grusht shteti në vitin 2016 e lëkundi besimin e Erdoganit te Obama, ai ruajti një pozitë të njejtë në Uashington dhe në gjysmën e parë të mandatit të Donald Trampit, kur edhe përkundër lidhjeve të të dy presidentëve, administrata amerikane i vendosi sanksione Turqisë për shkak të flirtit të Erdoganit me Moskën dhe blerjen e sistemeve raketore ruse. Nga vitit 2018, retorika e Erdoganit ndaj Amerikës dhe Perëndimit u bë mjaft e afërt me atë të Iranit edhe përkundër lidhjeve të afërta dhe të fuqishme me Uashingtonin dhe përpjekjeve të pandërprera që në kryeqytetin amerikan të marrë pozicionin e aleatit më të afërt dhe qeveritarit më miqësor të botës muslimane.

MBËSHTETJE PËR HAMASIN

Lufta e Izraelit kundër Hamasit e cila ka shpërthyer prej një viti, e tani edhe kundër Hezbollahut dhe Libanit, i ka hapur akoma më shumë hapësirë Rexhep Taip Erdoganit për ofenzivën e tij të fundit politike. Njëkohësisht, ndërkohë qëndrimet gjithnjë e më të pakontrolluara të presdientit turk treguan një sërë dobësish politike, të cilat deri tani ai më së shpeshti i kishte mbuluar ose me kërcënime për dhunë ose me përdorim të forcës. Duke u vënë haptazi në anën e Hamasit që në krye të herës, Erdogani vetëm vazhdoi politikën e tij shumëdekadëshe ndaj së cilës i kishin mbyllur sytë si me lezet të fuqishmit amerikanë. Duke mos thënë asnjë fjalë për të dënuar masakrën terroriste të Hamasit me 7 tetor të vitit të kaluar, presidenti turk urrejtjen e tij të pafshehur, por edhe frustracionin, e orientoi drejt Izraelit dhe kryeministrit Netanjahu. Në Turqinë e Erdoganit, e cila, e paraqet veten si luftëtare e terrorizmit ndërkombëtar, madje edhe atij në Suedi, Hamasi ka përfaqësinë e tij krahas mbështetjes së shtetit turk, ndërsa drejtuesit e Hamasit takohen haptazi me presidentin turk, siç ndodhi disa herë vitin e kaluar me Ismail Hanijenë, i cili këtë verë u vra në Teheran.

Duke pritur që edhe ky konflikt të përmbyllet si edhe ata paraardhësit, me presionin e fuqishëm të Amerikës, Erdogani u gjend në një pozitë frustruese të pazakontë për të. Të gjithë kërcënimet e tij, zhurma shurdhuese që po bën që prej një viti, duke paralajmëruar se ushtria turke do ta sulmojë Izraelin sikurse e ka bërë një gjë të tillë me Sirinë, mbetën pa kurrfarë përgjigje. Akoma më keq se kaq, frikësimet e Erdoganit ndeshën vetëm në reaksionet e ashpra dhe ironike të Izraelit, duke e ulur akoma më shumë fuqinë dhe madhështinë e tij të projektuar.

Për këtë edhe vetë shfaqja e Rexhep Taip Erdoganit të mplakur në foltoren e OKB-së përbën diçka më shumë se një përpjekje të fundit të autokratit të dobësur për të treguar fuqinë dhe ndikimin e tij. Ofensiva e fundit politike e Erdoganit, si edhe shumica e fjalimeve të tij, në Nju Jork ishte e orientuar vetëm për publikun brenda Turqisë. Pikërisht në momentet kur Rexhep Taip Erdogani rrëfente në Manhatan vizionin e tij të botës, anketimet e vullnetit të qytetarëve turq flisnin për një rënie shtesë të popullaritetit të partisë së tij dhe prapambetje akoma më të madhe pas Partisë popullore republikane, e cila në zgjedhjet lokale të shtatorit të kaluar fitoi akoma më shumë  vota duee ruajtur apo edhe fituar pushtetin në të gjithë qytetet turke me rëndësi. Po kështu, ekonomia turke të cilën Erdogani, me lëvizjet e tij amatoreske të udhëhequra nga ideologjia islamike e shpuri në kollaps, vazhdon të tregojë mungesë stabiliteti, shoqëruar me inflacion të lartë, të cilin ministri i ri dhe i vjetër i ekonomisë Mehmet Shimshek, mezi e qetësoi duke rritur nivelin e kamatave.

REVIZIONIMI I HISTORISË

Me një situatë reale në Turqi, gjithnjë e më të ngjashme me atë që para më shumë së dy dhjetëvjçarëve arriti të marrë pushtetin, Erdogani u kthehet pa u lodhur përsëritjes së temave të tij të përhershme. Ndoshta fjalët që përsërit më shpesh, “sukses” dhe “çlirim” të Shën Sofisë, sikurse nënvizoi para pak kohësh, janë tregues simbolik i “çlirimit” të tij të gjithanshëm të islamit në Turqi nga laicizmi i imponuar nga ana e  Ataturkut. E lidhur me këtë temë është edhe pasoja afatgjatë e qeverisjes së Erdoganit, e e cila dëshmohet në futjen e islamit si bazë e indetiteti modern turk dhe në revizionim tërësor të historisë dhe qëllimeve të ardhshme të Turqisë. Erdogani dhe ideologët e tij kësisoj kanë fshirë koncpetin e kufizimit gjeografik të Turqisë, duke shenjuar si territor sovran “atdheun blu” të zmadhuar dhe rripi bregdetar që fillon nga Deti i Zi, nëpërmjet Egjeut, deri në bregun qipriot në Medheun Lindor. Duke mos u’a vënë veshin marrëveshjeve të nënshkruara, këtë version të sovranitetit shtetëror turk që nga ky vit shkollor nxënësit turq do ta mësojnë në Turqinë e Erdoganit.

Pohimi më i shkëlqyer i ambicjeve të Erdoganit për të udhëhequr tërë botën muslimane është i dukshëm edhe në raportin e ndryshuar ndaj Egjyptit dhe, para së gjithash, ndaj presidentit egjyptian gjithashtu autokrat, Abdel Fatah al-Sisi. Pas vizitës në Kajro në mujin shkurt të këtij viti, Erdogani, në fillim të shtatorit, ishte mikpritës i presidentit egjyptian, për herë të parë pasiqë para dymbëdhjete vjetësh e ka bërë një gjë të tillë me bashkëpuntorët e tij nga “Vëllezërit muslimanë”, të cilët Sisi i zëvendësoi në pushtet. Ky afrim i përgatitur me shumë kujdes, i cili nisi me një shtërngim duarsh në takimin e Organizatës së vendeve muslimane, shpuri te nënshkrimi i disa marrëveshjeve bilaterale mbi bashkëpunimin në fusha të ndryshme, por pa kurrfarë pasojash konkrete.

Po ashtu simbolik ishte edhe apeli i pritshëm nga ana e të dy palëve për ndërprerjen e konfliktit në Gaza dhe për krijimin e shtetit palestinez në kufijtë e para luftës së vitit 1967, sikurse është vendosur me vendimet e OKB-së. Megjithatë, kjo kërkesë fsheh në vetvete dobësinë e kësaj ofensive të fundit të Rexhep Taip Erdoganit. Nëse njihen vendimet e OKB-së, atëherë duhen respektuar edhe rezolutat sipas së cilave është vendosur se aksioni i ushtrisë turke në Qipro në vitin 1974, përbënte invazion dhe se Turqia, në mënyrë të jashtëliogjshme, që atëherë mban të okupuar 38 përqind të territorit të Republikës së Qipros së njohur ndërkombëtarisht. Edhe përkundër dobësive, dhe burracakërisë se OKB-së, si dhe mungesës së ideve të politikanëve grekoqipriotë, thirrja publike për njohjen e pavarësisë së Qipros së okupuar, me të cilën asgjësohen të gjithë vendimet e OKB-së, është e dënuar me mossukses. Sikurse është e dënuar me mossukses edhe ofensiva e fundit e Erdoganit dhe ambicja e tij për udhëheqjen e të gjithë muslimanëve në një botë të re, të cilën edhe vetë ai nuk e kupton më.

*Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://novimagazin.rs/iz-nedeljnika-nm/335021-turska-erdoganova-poslednja-ofanziva

Related- Posts

Bota

Ministri i Jashtëm i Sirisë në Uashington, në vizitën e parë të një zyrtari të Damaskut në 25 vjet

18 Shtator, 2025
FOKUS

Nga Kaliningradi në Beograd: kordoni i kërcënimit euro-atlantik

18 Shtator, 2025
Bota

Lufta në Gaza/ BE-ja shpalos planin për tarifa dhe sanksione të reja kundër Izraelit

17 Shtator, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ministri i Jashtëm i Sirisë në Uashington, në vizitën e parë të një zyrtari të Damaskut në 25 vjet

18 Shtator, 2025

“Zapad 2025-a po farkëtohet një aleancë e re midis rusëve, amerikanëve dhe bjellorusëve?”

18 Shtator, 2025

Kosova në Zemër të Politikës Britanike: Londra Pret Debatin mbi Sigurinë e Ballkanit

18 Shtator, 2025

“Shqipëria 2030 në BE”: Fjalimi i Kryeministrit Rama në hapjen e legjislaturës së re

18 Shtator, 2025

Filmi rreth Repartit 731 të ushtrisë japoneze në Luftën e Dytë Botërore shënon rekord për të ardhurat nga biletat në ditën e parë të shfaqjes

18 Shtator, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.