• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
20 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

    Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

    Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

    Rama refuzon dorëheqjen dhe akuzon për ndërhyrje të huaja në protestat në Tiranë: “Janë kundër Shqipërisë europiane”

    Skënder Hita: 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht për dhunën në protesta, pezullohen 7 policë

    Kryeministri Rama: Bizneset e shkatërruara nga protesta do të regjistrojnë dëmet në e-Albania

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Mes panairit të librit dhe ndeshjes së futbollit.

19 Nëntor, 2024
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Arben Cici

Gjatë paradites së të shtunës, ditës së parafundit të Panairit të Librit në Tiranë, hapësira rreth Pallatit të Kongreseve ishte e mbushur me njerëz që hynin e dilnin zhurshëm në goditën e panairit. Kishte më shumë vizitorë se ditën e enjte, por jo më shumë se e premtja, dita kur nxënësit e shkollave dyndeshin të organizuar, një traditë e bukur kjo dhe me shumë dobi. Brenda, njerëzit shfletonin lirshëm faqet e librave të rinj, duke gjetur stenda ku aroma e leximit përzihej me ajrin e rënduar të qytetit. Një lexues, ndoshta një ëndërrimtar, po blinte librin e tij të parë për vitin.

Por pikërisht përballë Pallatit të Kongreseve, aty ku lëvizte rryma e lexuesve dhe të interesuarve të librit, po atë paradite filloi një tjetër lëvizje. Një shfaqje paralelisht befasuese: shitësit e rrugës ngritën qoshet e tyre shitëse, plot me flamuj kuqezi, shalle dhe kapele që tregonin afrimin e orës së ndeshjes të mbrëmjes të futbollit, Shqipëri-Çeki.

Arben Cici

Po përjetohej gradualisht, me kalimin e ditës, se si rrjedha e qetë e librit po i dorëzohej lumit të zhurmshëm të futbollit.

Në mes të kësaj përplasjeje kulturore, një pyetje e heshtur qëndronte pezull në ajër: ku shkon ky popull? Tek libri apo stadiumi?

Fluksi dhe pabarazia e dukshme:

Pasdite vonë, gjithçka u bë më e qartë. Radhët që dilnin nga Panairi i Librit ishin të qeta dhe më të ralla. Një përrua i qetë, njerëz me çanta të vogla ku fshiheshin libra. Në të njëjtën kohë, turma e tifozëve filloi të fryhej si një lumë që merr përpara gjithcka duke rrezikuar dhe argjinaturat e përkohshme prej metali të Policisë së Shtetit. Ata mbushnin trotuaret e rrugët, me shalle, plisa në kokë, duke valëvitur flamuj, duke kënduar himnin dhe brohoritur Shqipëria, Shqipëria, për t’u drejtuar ngjeshur tek ngushtica e Pallatit të Kongresëve, pritëse e Panairit të Librit,

Deri në mbrëmje, nuk pati më dyshim: stadiumi kishte triumfuar mbi panairin.

Por përse?

A ka diçka më tërheqëse në britmat e një goli sesa në heshtjen e një paragrafi të shkruar me kujdes dhe me shumë emocion? Ose mos vallë një stadium me mijëra ulëse dhe një ndriçim spektakolar është më bindës sesa një sallë e mbushur me libra të palosur në rafte të thjeshtë?

Vlera e dijes dhe forca e emocionit:

Futbolli, ky art i rrëmbyeshëm i lëvizjeve të shpejta, shndërrohet lehtësisht në pasion kombëtar dhe në magji. Është një magnet që tërheq turma, një skenë ku emocionet janë të papërmbajtura dhe ku euforia e përbashkët e një goli mund të duket më e rëndësishme dhe të përjetohet shumë më fort se çdo rresht në një roman të bukur dhe të qendisur mjeshtërisht nga një autor me shumë emër.

Nga ana tjetër, libri është ndryshe. Ai kërkon përqendrim, vëmëndje dhe qetësi, një angazhim e përjetim të brendshëm që nuk mund të konkurrojë me zhurmën e një stadiumi. Por libri është ai që mbjell mendimin kritik, pasuron nxënien e që formon dijen, identitete dhe mban të gjallë kujtesën e një kombi.

Ku janë paratë dhe vëmendja?

Aty ku është turma, janë edhe paratë. Stadiumet ndërtohen me miliona euro, ndërsa buxheti për bibliotekat dhe panairet e librit shpesh mbetet një copëz modeste në listën e shpenzimeve buxhetore kombëtare. Sponsorët vrapojnë pas sportit, sepse sporti shet: bileta, reklama, fanella, por mbi të gjitha ëndrra. Nga ana tjetër, një libër mund të jetë një përpjekje e brishtë, një histori, një përvojë, një imagjinatë, një krijim, një motiv, një ndjenjë, një emocion por në botën e parasë është një ftesë që shpesh mbetet pa përgjigje.

Televizionet i kushtojnë orë të tëra analizave të ndeshjeve, komenteve të ekspertëve dhe intervistave me lojtarët, famës, pasurisë dhe kontratave të tyre marramendëse. Ndërkohë, një autor i suksesshëm, shumë i suksesshëm madje, do të ketë fat nëse merr disa minuta hapësirë në një emision televiziv, dhe kjo ndodh një herë në vit, vetëm kur hapet Panairi i Librit në Tiranë. Media  dhe rrjetet sociale që do të duhet të jenë një ndërmjetës i baraspeshuar dhe i drejtë mes dy botëve, përkrahin pa mëdyshje fituesin e garës së shikueshmërisë dhe drejtimin e parasë.

Fëmijët mes një topi dhe një libri

Nëse një fëmijë ka dy idhuj – një futbollist të famshëm dhe një shkrimtar – cilin do të ndjekë?

Shanset janë që topi të fitojë mbi librin. Pse?

Sepse futbolli shihet si diçka argëtuese dhe e realizueshme, ndërsa libri kërkon një përkushtim të heshtur dhe shpesh nuk ofron lavdi të menjëhershme.

Fëmijët frymëzohen nga ajo që shohin më shumë dhe që paraqitet më joshëse. Reklamat sportive, lojtarët që bëhen modele në ekran, të gjitha i largojnë fëmijët nga raftet e librave. Në një shoqëri ku loja shpesh mbivendoset mbi dijen, është e vështirë të gjenden rrugë të mesme.

Çfarë duhet bërë?

A duhet ta shohim këtë si një garë mes librit dhe stadiumit? Apo ndoshta duhet të krijojmë një urë që i lidh të dyja botët?

• Investimi në kulturë: Librat kanë nevojë për një platformë dhe motivim po aq të fortë sa futbolli. Bibliotekat, panairet, dhe botimet duhet të marrin mbështetje konkrete dhe motivuese e jo premtime boshe që i bën ato të dukshme, tërheqëse dhe konkurruese. Paratë nuk lëvizin vetë, ato tërhiqen, shtyhen e orientohen drejt qëllimit. Ka shumë hapësirë edhe në kulturë pa dëmtuar fitimet që vijnë nga futbolli.

• Media dhe roli i saj: Televizionet, podcast-et, mediat sociale duhet të gjejnë mënyra për të promovuar kulturën, historinë e letërsinë me të njëjtin pasion që tregojnë për futbollin. Një panel mbi një roman të ri mund të jetë po aq intrigues sa një analizë ndeshjeje, nëse bëhet me mjeshtëri.

• Edukim i balancuar: Shkollat dhe familjet duhet të inkurajojnë një dashuri të barabartë për sportin dhe dijen, duke treguar se të dyja kanë vlerën e tyre unike për një shoqëri të shëndetshme dhe të shëndoshë. Ndërsa Qeveria e futbollit investon bujarisht në stadiume të reja dhe ngjarje sportive, Ministria e Arsimit mbetet në hije me buxhete të pamjaftueshme për bibliotekat, shkollat dhe aktivitetet kulturore për fëmijët e të gjitha moshave.

Futbolli, i cili shihet me të drejtë si një arenë e krenarisë kombëtare dhe sjell të ardhurave të shpejta, merr vëmendje dhe mbështetje prioritare, ndërsa librat dhe edukimi shpesh trajtohen si një luks, jo si një domosdoshmëri. Një qeveri që synon zhvillimin e një shoqërie të ekuilibruar duhet të ndërtojë një strategji ku arsimi dhe kultura marrin të njëjtën përkujdesje si sporti, duke krijuar politika e hapësira të reja për dijen, kulturën, letërsinë e leximin dhe duke e bërë librin po aq tërheqës sa biletat e një ndeshjeje, jo nga çmimi por nga vlera.

Në fund, nuk është çështje e të zgjedhurit mes një libri dhe një stadiumi. Shoqëria ka nevojë për të dyja, por edhe për një ekuilibër të ri, ku dija të mos zbehet nga emocioni i një goli dhe ku libri të mos jetë vetëm një kujtim në raft.

Të shtunë pasdite vonë, ndërsa lumi i tifozëve pushtonte Tiranën dhe rrethonte Panairin e Librit, përroi i lexuesve qëndronte si një kujtesë e heshtur e një monedhë që ende pret të vlerësohet. Pyetja është: do të gjejmë guximin t’i japim librit të njëjtën zhurmë që i japim stadiumit? Apo do të vazhdojmë të rrëmbehemi nga rrjedha impulsive e emocionit të çastit?

E ardhmja e shoqërisë varet edhe nga përgjigja e kësaj pyetjeje.

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

Shqipëria mbi të gjitha

19 Tetor, 2026
FOKUS

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 10 efektivë të plagosur nga sulmi ndaj Komisariatit nr. 3,

18 Tetor, 2026
FOKUS

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë apel për qetësi dhe dialog mes palëve

18 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kremlini: Putin, Trump dhe Xi mund të zhvillojnë një takim trilateral në Kinë muajin e ardhshëm

19 Tetor, 2026

Franca vendos shtetrrethime në zona të tensionuara pas protestave dhe grabitjeve

19 Tetor, 2026
Kosove Shqiperi

Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

19 Tetor, 2026

Shqipëria mbi të gjitha

19 Tetor, 2026

Akademikët shqiptarë të diasporës reagojnë për protestat: Të rinjtë duhet të kërkojnë ndryshime pa frikë, institucionet të mbajnë përgjegjësi!

19 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.