Forumi për Ndërtimin e Forcës Kulturore të Kinës 2025 filloi të hënën në qytetin Shenzhen në provincën Guangdong të Kinës Jugore, ku personalitete të famshme kulturore, ekspertë dhe studiues shkëmbyen mendime për tema përfshirë besimin kulturor kinez, fuqizimin e prodhimit kulturor ndërmjet teknologjive inteligjente dhe ngritjen e ndikimit të kulturës kineze.
Zhang Zhiqiang, Drejtori i Institutit të Filozofisë të Akademisë Kineze të Shkencave Sociale, tha se qytetërimi kinez ka vijuar për mijëra vjet pa ndërprerje dhe ka ruajtur elasticitetin pavarësisht vështirësive të shumta, gjatë fjalimit të tij në forumin kryesor. Ai nxorri përfundimin se prapa zhvillimit të vazhdueshëm të qytetërimit kinez, qëndrojnë breza shtetasish kinezë që kanë nxitur përparimin e tij përmes novacionit të vazhdueshëm.
Zhang tha se vazhdimësia e qytetërimit kinez është “një mrekulli e qytetërimit njerëzor” dhe “themeli i besimit tonë kulturor”.
foto nga CMG
Shen Zhuanghai, profesor në Shkollën e Marksizmit në Universitetin Wuhan, vuri në dukje se vitet e fundit Kina ka nisur iniciativa të tilla si “Internet Plus” dhe “AI Plus” për të promovuar integrimin e thellë të zhvillimit kulturor me këto teknologji, duke u përpjekur të ruajë gjenet e kulturës kineze, të pasurojë përmbajtjen e saj dhe të nxjerrë në pah hijeshinë e saj duke përqafuar epokën digjitale dhe inteligjente.
foto nga CMG
Gao Wen, një akademik në Akademinë Kineze të Inxhinierisë, theksoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të AI-së në zhvillimin kulturor.
Gjatë fjalimit të tij në forumin kryesor, Gao tha se teknologjia AI po i mundëson kulturës tradicionale të “gjallërohet dhe të transmetohet” duke thyer barrierat hapësinore dhe kohore të përhapjes kulturore, duke sjellë në jetë përmes interpretimeve dinamike relikte dhe dokumente historike statike, të ruajtura prej kohësh dhe duke përdorur teknologji si identifikimi i imazheve dhe analiza e të dhënave për të regjistruar dhe mbrojtur me saktësi informacionin rreth trashëgimisë kulturore në rrezikun e zhdukjes.
Gao tha gjithashtu se teknologjia AI ndihmon në promovimin e aftësisë së kulturës kineze për daljen jashtë vendit.
Forumi, i organizuar nga Departamenti i Publicitetit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, mbahet çdo vit prej vitit 2023. Me fokus në çështjet urgjente të kohës, forumi, i përbërë nga një forum kryesor dhe 10 nën-forume, shërben si një platformë për dialog dhe orientim për zhvillimin kulturor./CGTN