Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka publikuar së fundmi një mesazh në rrjetet sociale me moton “Investimi siguron forcë + Forca siguron paqe = Paqe përmes forcës”.
Në këtë kontekst, theksohen pesë arsye kyçe përse është e nevojshme të rriten investimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë:
- Ushtritë me burime të mjaftueshme tregojnë gatishmëri dhe vendosmëri, duke ulur mundësinë e zhvillimit të konflikteve. Aftësia për të reaguar shpejt dhe fuqishëm ndihmon në parandalimin e përshkallëzimeve të mundshme.
- Në një mjedis të dinamik të sigurisë, duhet të përshtatemi. Rusia po ndërton fuqinë e saj ushtarake; Koreja e Veriut ka shpallur aleancën e saj me Moskën; ndërkohë, Irani dhe Kina po testojnë kufijtë e qëndrueshmërisë ndërkombëtare. Këto zhvillime kërkojnë vigjilencë dhe përshtatje të vazhdueshme.
- T’u prijmë kërcënimeve në zhvillim. Investimet në mbrojtje nxisin zhvillimin e teknologjive të avancuara si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, hapësira dhe sistemet autonome, që janë jetike për të përballuar kërcënimet moderne.
- Investim në të ardhmen tonë të përbashkët. Shpenzimet për mbrojtje jo vetëm që rrisin sigurinë, por edhe nxisin ekonominë, zhvillimin teknologjik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
- NATO u themelua mbi këtë marrëveshje. Aleatët ranë dakord të investojnë në kapacitetet e tyre ushtarake për të qenë të gatshëm të mbrojnë veten (Neni 3), njëri-tjetrin dhe të gjithë aleancën (Neni 5).
Ky mesazh nënvizon rëndësinë që i kushtohet fuqizimit të kapaciteteve mbrojtëse si themel për garantimin e paqes dhe stabilitetit në një mjedis global gjithnjë e më të pasigurt.
/Argumentum.al