Zoran Meter- geopolitika.news
Kjo është ndoshta arësyeja përse liderët europianë nuk guxojnë ta kundërshtojnë publikisht Trumpin rreth planit të tij paqesor, por “punën e pisët” i’a kanë lënë me dëshirë Zelenskit, i cili tashmë është bërë ekspert për një gjë të tillë, sidomos kur nga po ky Bashkim Europian pa faleminderit dhe gjithsesi publikisht kërkon ende para dhe armë. Sepse ajo fraza e njohur “Ukrainasit luftojnë kundër Rusisë në mënyrë që kjo e dyta të mos detyrohet të luftojë nesër kundër Rusisë në territorin e saj” nuk është vetëm parullë e tij, por edhe e liderve europianë, e soje ai nuk rrezikon asgjë. Madje zakonisht merr atë që kërkon. Sëpaku ishte kështu deri në ardhjen e Trumpit.
Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të promovojë iniciativën e tij të re paqesore qysh nga mesi u muajit tetor e cila synon ndalimin e luftës ukrainase, mbasi ajo paraardhësja, e nëntorit të vitit të kaluar, nuk dha rezultate (kujtoj, ishte pasojë e marrëveshjes gojore në kuadër të ndalimit të luftës mes Trumpit dhe Vladimir Putinit në samitin e mbajtur në Ankoraxhë, me 15 gusht 2025). Në mënyrën sesi ajo u pat paraqitur, si Kievi ashtu edhe aleatët euroipianë, u patën shprehur se ishte e papranueshme, sepse më shumë mbronte interesat ruse sesa interesat e tyre. Pasuan takimet e panumurta të delegacioneve amerikane, ukrainase dhe të fuqive europiane (atëbotë të përbashkuar në të ashtuquajturin “Koalicion të vullnetarëve” i cili ndërkohë u bë pasiv dhe rrallëkush e potencon në publik si të tillë), me synim korigjimin e disa prej 28 pikave të cilat Trumpi i kishte mbështetur në fillim, duke zvogluar në 18. Megjithatë problemi doli se këtë plan të korigjuar e hodhi poshtë Moska, duke theksuar me këtë rast se me këtë Trumpi hoqi dorë nga “fryma e Ankoraxhe” ose më mirë të themi nga kushtet kuadër me të cilat Putini paraprakisht kishte rënë dakord si pikënisje për bisedime.
Kievi dhe aleatët europianë ndoshta kishin të drejtë kur thoshin se plani i Trumpit ishte më shumë prorus se “pro atyre” (Trumpi përherë niset nga pozicioni se Rusia është fuqi bërthamore me të cilën ai nuk ka ndërmend të bëjë luftë, dhe në këtë kuptim mbështeti edhe deklarata identike të paraardhësit të tij Joe Biden i cili që në vitin 2022 pati thënë se ShBA-të do t’a ndihmojnë Ukrainën derisa të jetë nevoja, poir kurrsesi nuk doi të hyjnë në luftë me Rusinë – dhe këtë deklaratë e mbështeti edhe në praktikë nëpërmjet qëndrimit të armatosjes së Ukraniës me metodën “e bretkocës së zjerë” në mënyrë që të evitohej reaksioni i përshpejtuar i Moskës).
Megjithatë, as kjo iniciativa e re e Trumpit, sipas mendimeve të një sërë analistësh nuk është aspak më e mirë për ata e soje, gjithsesi, edhe Europa dhe kreu ukrainas Volodimir Zelenski nisën t’a shqyrtojnë dhe të shtyhen drejt tryezës së bisedimeve. Në mënyrë që në Abu Dabi në kuadër të takimit trepalësh ndërmjet delegacioneve amerikane, ruse dhe ukrainase të parashikuar të mbahet në mesin e muajit nëntor (nëse para kësaj date nuk vjen puna deri te ndonjë përshkallëzim i madh i luftës amerikano-izraelite kundër Iranit e cila po shpallet me të madhe në Uashington si obsion tashmë i ditur, dhe për më tepër që, për një sulm të ri kundër Iranit në prag të zgjedhjeve të javës së kaluar ka bërë thirrje edhe kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu, me pjesëmarrjen e ushtrisë izraelite) –po ashtu edhe në bisedimet telefonike me Putinin (si puna e asaj mes kryeministrit norvegjez Jonasa Gahra Støre dhe presidnetit finlandez Alexander Stubb javës ë kaluar)
Aq më tepër! Ndërkohë Ukraina vetë është dëmtuar akoma më shumë nga sulmet shkatrrimtare ajrore ruse të cilat kanë nisur që nga muaji korrik i këtij viti si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ukrainase kundër infrastrukturës energjetike dhe tregtare ruse. Duke patur parasysh se në këtë rast Rusia përdor një spektër shumë më të gjërë armatimesh dhe sulmon me intensitet shumë më të madh – e soje ka arritur de facto të vendosë bllokadën detare të Ukrainës, por edhe ka shkatërruar industrinë metalurgjike të saj si dhe ka bllokuar eksportin e prodhimeve të saj kryesore (bujqësore, metalurgjike) – Moska luan lojën e cfilitjes – si të Ukrainës ashtu edhe të vetë Perëndimit, para së gjithash të Bashkimit Europian i cili ka marrë mbi vete pjesën kryesore të ndihmës financiare dhe ushtarake të Kievit. Në këtë rast edhe vetë Rusia pëson goditje të mëdha në infrastrukturën e saj energjetike nga sulmi me dronë i Ukrainës, por mendohet se është ende larg asaj gjendjes kritike, ndërsa nga ana tjetër, nëpërmjet intensifikimit, dëshiron të “ngrijë” Ukrainën gjatë këtij dimri.
Vështirë të thuhet nëse do t’ia arrijë një gjëje të tillë. Kievi para pak kohësh deklaroi se është përgatitur shumë më mirë për këtë obsion sesa ishte vitin e kaluar, megjithëse paralelisht paralajmëron edhe për situatë të mundshme katastrofike nëse bëhen reale sulmet e paralajmëruara masive ruse kundër infrastrukturës energjetike (Ukraina madje edhe vetë Kievi si kryqytet, nuk kanë mbrojtje të mjaftueshme ajrore dhe antiraketore, dhe ajo që u premtohet nga Perëndimi, si puna e asaj të ditëve të fundit të 500 raketave Patriot, të cilat, sikurse bëri me dije State Department-i, nuk do të vinë në vend para vitit 2030. Përgjigja e pyetjes së shtruar më sipër mundet pra, të varet edhe nga (mos)suksesi i iniciativës së re paqesore të Trumpit, e cila, sikurse thamë më lart, kësaj here nuk po ndesh në një rezistencë të vendosur as të krerëve europianë aleatë por as edhe të vetë Ukrainës së cilës i përket më shumë.
Megjithatë, më duket se vendet kryesore europiane e lejojnë më qëllim Zelenskin që vetëm ai të lëshojë kritika lidhur me planin më të ri të Trumpit duke patur parasysh se ai ka më shumë hapësirë se ata, sepse janë ushtarët e vendit të tij ata që luftojnë, ndërsa udhëheqësit europianë nuk guxojnë t’a irritojnë akoma më shumë Trumpin me kundërshtimet e tyre të reja. Zelenski jo vetëm që e kritikon, por para dy a tri ditësh i bëri “karshillëk” Trumpit në nisjen e sulmeve të reja kundër rafinerive ruse, gjë të cilën Trumpi e kishte kërkuar me ashpërsi nga ai që të mos e bënte, para nënshkrimit të “marrëveshjes së dizelit”, gjë të cilën Zelenski deri tani e pati respektuar. Ndoshta Zelenski dhe aleatët e tij me këtë taktikë presin rezuiltatet e mezgjedhjeve të cilat mbahen të martën. Duke menduar se në rast të një humbjeje të rëndë të republikanëve (gjë që po duket) Trumpi do të jetë i detyruar të ndryshojë qëndrim rreth luftës urkainase dhe do të heqë dorë nga plani i tij (nuk mendoj se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në rats të një skenari të këtillë zgjedhor, por kjo është temë për një analizë tjetër, dhe për më shumë liderët europianë janë të prirur të “mos vrapojnë buzë greminës”).
“Fuqia e butë” e Trumpit
Trumpi këmbëngul të bëjë për vete Moskën për pranimin e planit të tij nëpërmjet vendosjes së bashkëpunimit amerikano-rus, sidomos atij në fushën e investimeve, por edhe nëpërmjet bizneseve energjetike të cilat kanë të bëjnë me vetë Europën e cila po kalon në një periudhë krize përsa i përket furnizimit me naftë dhe gaz pas fillimit të luftës në Lindjen e Mesme kundër Iranit, si dhe të luftës, të lidhur ngushtësisht me të, atë hutistëve jemenitë kundër Arabisë Saudite.
Por vazhdimmin e dërgesave të gazit rus në Europë, kjo e fundit (mbi të gjitha është fjala për Bashkimin Europian) tani kundërshton dhe këmbëngul në atë se nuk ka për të eleminuar nenin e saj mbi ndalimin e plotë të eksportit të gazit rus (edhe të atij që arrin nëpërmjet gazsjellësve edhe atij lë lëngjshëm-LNG), gjatë vitit të ardhshëm, pra vitit 2027.
Që është kështu dhe që Trumpi fillimisht këmbëngul të përdorë metodën e “karrotës” ndaj Moskës, dëshmon edhe refuzimi i tij i para pak kohëve për aktivizimin e “sanksioneve amerikane të ferrit” ndaj Moskës, në vend të të cilit lidhi me kreun rus Vladimir Putin të ashtuquajturën “marrëveshje të dizelit”, mbi dërgesat e dizelit rus në tregun amerikan edhe përkundër sanksioneve të ShBA-ve ndaj Rusisë, të vëna që në vitin 2022 pas invazionit rus në Ukrainë.
Këtu gjithsesi duhet shtuar edhe diçka me rëndësi për të cilën në publik nuk është se dëgjohet shumë: Trumpi dëshiron të bëjë për vete Rusinë edhe për shkak të frikës seëmos ajo fillon të ndihmojë Iranin në të njjëtën mënyrë sikurse Amerika ndihmon Ukrainën gjë të cilën tani për tani nuk po e bën, por kufizohet në ndihmë politike (në organizatat ndërkombëtare para së gjithash në OKB) si dhe në atë humanitare.
Por duket qartë se këtu nuk mbaron gjithçka.
“Rryma e Veriut” përsëri në lojë
Në të vërtetë, sikurse shkruan ditën e hënë media e njohur The Wall Street Journal (WSJ), ShBA-të mbështesin vazhdimin e shitjes së gazit natyror rus në Europë nëpërmjet gazsjellësit i cili kalon nëpër Ukrainë, me të cilën Rusia lufton. Këtë e bën në kuadër të negociatave të cilat janë orientuar drejt ndërprerjes energjetike të luftës mes dy palëve në luftim para ardhjes së dimrit. Për këtë media u drejtohet zyratarëve europianë dhe ukrainas, ndërsa idëne e inicuan Jared Kushner dhe Steve Witkoff gjatë vizitës në Moskë dhe Kiev në muajin shtator të këtij viti.
Kjo iniciativë konsiston në synimin që gazi rus t’i shitet Europës nëpërmjet ndërjetësimit amerikan (ditët e fundit në këtë kontekst edhe në media të tjera përmendet i vetmi tub i mbetur i padëmtuar i gazsjellësit balltik Rryma e Veriut, shën. i aut.), në mënyrë që të anashkalohen sanksionet europoiane – nënvizon WSJ duke u bazuar në burimet e tij.
Uashingtoni gjithashtu propozon orientimin e të ardhurave nga shitja e gazit rus në një llogari bankare të veçantë në mënyrë që të pengohet Moska që këto të ardhura t’i përdorë për financimin e luftës.
Sido që të jenë punët në fund, çmimi i gazit në Europë për herë të parë që nga muaji dhjetor i vitit 2022 i kaloi 1.200 dollarët për një mijë metër kub gaz, ndërsa dimri sapo ka arrdhur. Magazinat gjermane janë mbushur diçka më shumë se 60%, si kurrë ndonjëherë më parë, ndërsa fundi i luftën as që duket. Si të asaj ukrainase ashtu edhe të asaj iraniane.
Ndoshta kjo është arësyeja e vërtetë përse liderët europianë nuk guxojnë ta kundërshtojnë publikisht Trumpn në lidhje me planin e tij paqesore, por “punën e pisët” i’a kanë lënë Zelenskit i cili është bërë tashmë ekspert i vërtetë për një gjë të tillë, sidomos kur nga po ky Bashkim Europian kërkon pa kurrfarë faleminderit dhe publikisht akomë më shumë armë dhe para.
Sepse ajo fraza e njohur “Ukrainasit luftojnë për Europën në mënyrë që ajo nesër të mos ketë nevojë të luftojë me rusët në territorin e saj, nuk është vetëm parulla e tij, por edhe e liderve europianë, e soje ai nuk rrezikon asgjë. Zakonisht merr atë që kërkon.
Sëpaku ishte kështu derisa erdhi Trumpi.
Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA
© 2026 Argumentum





















































