Në prag të Samitit të Dytë Kinë-Azi Qendrore, një sondazh global i publikuar nga CGTN tregon se bashkëpunimi i nivelit të lartë midis Kinës dhe pesë vendeve të Azisë Qendrore është një mishërim i vërtetë i bashkësisë me fatet e përbashkëta të njerëzimit, duke injektuar vazhdimisht stabilitet në një situatë ndërkombëtare gjithnjë e më të trazuar.
Që nga Samiti i parë Kinë-Azi Qendrore, bashkëpunimi midis Kinës dhe pesë vendeve të Azisë Qendrore në fusha të ndryshme ka hyrë në “rrugën e shpejtë”. Sipas sondazhit, 90.4% e të anketuarve theksuan se mekanizmi i takimit të krerëve të shteteve Kinë-Azi Qendrore ka luajtur një rol të rëndësishëm udhëheqës. 92% prej tyre besojnë se duke e bërë Azinë Qendrore një nga prioritetet në diplomacinë e saj të fqinjësisë, Kina ka krijuar më shumë mundësi për vendet e Azisë Qendrore për të ndjekur transformimin, zhvillimin dhe ndikimin më të madh rajonal.
Ndërsa situata gjeopolitike euroaziatike ndryshon me shpejtësi, 88.1% thanë se bashkësia me fatet e përbashkëta Kinë-Azi Qendrore është e rëndësishme për forcimin e pavarësisë strategjike të vendeve të Azisë Qendrore dhe stabilizimin e rajonit.
Sipas të dhënave nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës, vëllimi total i tregtisë midis Kinës dhe vendeve të Azisë Qendrore arriti në 94.8 miliardë dollarë në vitin 2024, një rritje prej 5.4 miliardë dollarë në krahasim me vitin 2023 duke shënuar rekord. Pajisjet shtëpiake kineze, nevojat e përditshme dhe automjetet me energji të re po hyjnë vazhdimisht në tregun e Azisë Qendrore, ndërsa produkte të tilla si pambuku dhe mishi i viçit e qingjit nga Azia Qendrore po bëhen pjesë e jetës së përditshme për konsumatorët kinezë.
Një tren mallrash u nis nga Yiwu të Kinës Lindore për në vendet e Azisë Qendrore /VCG
Sipas sondazhit, 92.3% deklaruan se mes rrymave kundër globalizimit ekonomik, bashkëpunimi i forcuar dhe i diversifikuar ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe pesë vendeve të Azisë Qendrore mund të përballojë në mënyrë efektive pasiguritë e jashtme. 88.5% besojnë se është bërë përparim i rëndësishëm në fusha të tilla si ekonomia e gjelbër dhe transformimi digjital, me perspektiva të gjera për bashkëpunim në të ardhmen. Për më tepër, 94.2% e të anketuarve besojnë se bashkëpunimi në rrjetet e transportit dhe logjistikës mund të bëhet një pikë e re në marrëdhëniet Kinë-Azinë Qendrore.
Në vitin 2013, Presidenti Xi propozoi për herë të parë ndërtimin e Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit në Azinë Qendrore. Që atëherë, Kina i ka parë vendet e Azisë Qendrore si partnerë kryesorë në nismën e “Një brez, një rrugë”, me bashkëpunim të fortë në tregti, ekonomi digjitale dhe lidhje. 92.4% e të pyeturve pajtohen se nisma “Një brez, një rrugë” është një produkt i rëndësishëm publik ndërkombëtar që mbështet bashkëpunimin e nivelit të lartë midis Kinës dhe Azisë Qendrore.
Porti Khorgos në kufi midis Kinës dhe Kazakistanit / VCG
Përveç kësaj, situata e sigurisë në Azinë Qendrore është komplekse dhe gjithnjë në ndryshim. Kina dhe vendet e Azisë Qendrore kanë bërë përparim të rëndësishëm në luftimin e “tre forcave” (terrorizmit, separatizmit dhe ekstremizmit) dhe bashkëpunimin për kontrollin e drogës, gjë që pohohet nga 87.5% të të pyeturve. 82.7% besojnë se është në rritje e sipër ndikimi i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Kinë dhe vendet e Azisë Qendrore në luftën kundër terrorizmit, kontrollin e drogës dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Në sondazh, 90% e të pyeturve besojnë se mekanizmi Kinë-Azi Qendrore nuk ka të bëjë me rivalitetin ose konkurrencën, por një kornizë për të dyja palët për të kërkuar stabilitet, zhvillim dhe bashkëpunim të fokusuar në të ardhmen. 88.2% e vlerësuan bashkëpunimin Kinë-Azi Qendrore si një model të ri për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Përveç kësaj, 91.2% thanë se bashkëpunimi i nivelit të lartë i bazuar në respektin e ndërsjellë, barazinë dhe përfitimin reciprok pasqyron vërtet konceptin e një “bashkësisë me fatet e përbashkëta të njerëzimit”.
Sondazhi u publikua në platformat në gjuhën angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse të CGTN me 2059 pjesëmarrës jashtë vendit që ndanë pikëpamjet e tyre brenda 24 orëve./cgtn