Në gjashtë muajt e parë të këtij viti Shqipëria ka shtuar ndjeshëm importet nga Kina, ndërsa gjiganti aziatik mbetet partneri i dytë më i madh tregtar i saj.
Të enjten, INSTAT-i publikoi të dhënat ekonomike për qershorin dhe krejt gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, sipas të cilave muajin e kaluar importet e Shqipërisë nga Kina u shtuan 29.9 %, ndërsa për mbarë gjysmëvitin rritja është 25.2 %. Kina është kështu vendi nga i cili Shqipëria ka pasur zgjerimin më të madh të importeve si në qershor, ashtu edhe deri tani këtë vit. Rritje të ndjeshme ka pasur veçanërisht grupi “Materiale ndërtimi dhe metale”.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2025 Kina po ashtu vijoi të ruajë statusin e vet si partnerja e dytë më e madhe tregtare e Shqipërisë, duke zënë 9.1 % të tregtisë së jashtme shqiptare, pas Italisë (27.1 %) dhe para Greqisë (7.6 %) e Turqisë (7.1 %). /cgtn